TITUJ PĖR MBĖSHTETJEN
NDAJ FĖMIJĖVE TĖ EMIGRANTĖVE SHQIPTARĖ NĖ GREQI
-Lidhja e Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi nderon zonjėn Liri
Berisha, shkrimtarin Albert Zholi dhe z.Aleksandėr Garuli, nėnkryetar i
Partisė Republikane-
TIRANĖ, 7 Qershor/ATSH-Eriola Ēuko/ - Kryesia e
Lidhjes sė Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi ka nderuar me titullin Anėtare nderi
e Lidhjes zonjėn Liri Berisha dhe shkrimtarin Albert Zholi, pėr kontributin e
dhėnė pėr fėmijėt e emigrantėve shqiptarė dhe atyre nė nevojė. Me tė njėjtin
motivacion kryesia e kėsaj lidhjeje nderoi me Ēertifikatėn e Mirėnjohjes zotin
Aleksandėr Garuli, nėnkryetar i Partisė Republikane.
Titujt
e akorduar u bėnė tė ditur sot, gjatė njė ceremonie tė organizuar nė mjediset
e PR-se nė Tiranė, nga Lidhja e Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi. Sekretari i
Lidhjes sė Emigrantėve nė Greqi, Lefter Marta, i dorėzoi ēertifikatėn e
Mirėnjohjes zotit Garuli, me motivacionin pėr kontributin e
dhėnė dhe interesimin e vazhdueshėm pėr emigrantėt shqiptarė nė
Greqi.
Duke vlerėsuar bashkėpunimin dhe punėn me
zotin Garuli nė vitet e mėparshme, kur e djathta ndodhej nė opozitė,
zoti Marta tha se tani qė PR ėshtė nė qeverisje dėshirojmė tė dėgjohen nė
kabinetin shqiptar problemet e emigrantėve, nė veēanti ai qė emigrantėt tė
mos ngelen jashtė votimit pėr vitin 2009.
Lidhja
e Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi ėshtė themeluar nė shtator tė vitit 2003
dhe nė pėrbėrje tė saj janė 22 shoqata. Ajo ka njė aktivitet tė pasur nė
tė gjithė territorin grek, ku ka emigrantė shqiptarė, duke luajtur njė rol
tė rendėsishėm nė mbrojtjen e tė drejtave tyre nė kėto vite
tė funksionimit tė saj.
Emigrantėt, ēpėrfitojnė nga MSA
Pas hyrjes nė fuqi, gjykatat evropiane mbrojnė qytetarėt
shqiptarė
Me ratifikimin e Marrėveshjes
sė StabilizimAsocimit nga tėgjitha shtetet e BashkimitEvropian, shtetasit
shqiptarėautomatikisht fitojnėshumė tė drejta shtesė, tė cilat deri
tani nuk i kanė pasur. Ministria shqiptaree Integrimit bėri tė ditur
sepikėrisht me hyrjennė fuqi tė paktit
qė u firmos mė 12 qershor tė vitit
2006 dhe qė deri tani ėshtė ratifikuar
nga 23 vende tė Evropės sė
Bashkuar, tė gjithė emigrantėt shqiptarė,
tė cilėt kanė leje qėndrimi
nė shtetet e BE-sė, por edhe
qytetarėt e tjerė shqiptarė qė
udhėtojnė nė kėto shtete, pėrfitojnė
tė drejtėn pėr tu trajtuar si
qytetarė mė tė privilegjuar, kjo jo
vetėm nė respektin e institucioneve
shtetėrore, por kanė edhe tė
drejtėn pėr tė apeluar tė drejtat e
shkelura nė Gjykatat e 27 shteteve
tė Bashkimit Evropian.
Nė vende tė ndryshme tė BEsė
shtetasit shqiptarė jo vetėm qė
pėrfitojnė kontratat normale tė
punės si emigrantė, por kanė njė
akses mė tė gjerė nė tregun zyrtar
tė punės pas ratifikimit tė MSA nga
tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė.
Gjatė njė takimi me gazetarėt, Ministria
e Integrimit, nėpėrmjet ministres
Bregu dhe stafit tė saj, ka
sjellė disa shembuj specifikė se
ēfarė pėrfitojnė shqiptarėt nga
nene tė caktuara tė MSA-sė, pas
ratifikimit tė plotė tė saj dhe
konkretisht emigrantėt tė cilėt pėrballen
mė shumė me atė qė rėndomtė
quhet diskriminim. MSA-ja
do tė hyjė nė fuqi sapo tė ratifikohet
nga tė gjitha vendet anėtare tė
BE-sė dhe si rrjedhojė do tė zbatohen
edhe nenet e saj. Konkretisht,
njė nga nenet qė do tė zbatohet
dhe do tė pėrfitojnė emigrantėt
shqiptarė ėshtė neni 46 (1)
i MSA, Kapitulli i Lėvizjes sė Punėtorėve.
Duke u ndalur te ky nen i
MSA, emigrantėt tanė kanė tė
drejtė tė ngrenė padi gjyqėsore
ndaj atyre qė i diskriminojnė, duke
u vėnė shenja dalluese nė dokumentet
e tyre, kur ky nen nuk ua
lejon njė veprim tė tillė. Neni 46 (1)
midis komunitetit, vendeve tė tij
anėtare dhe Shqipėrisė, parashikon
se punėtorėt shqiptarė tė
punėsuar nė mėnyrė tė rregullt ligjore
nė territorin e vendeve
anėtare tė BE-sė nuk duhet tė jenė
subjekt diskriminimi mbi baza kombėsie
pėr sa u pėrket kushteve tė
punės, pagesės, largimit krahasuar
me shtetasit e vendeve anėtare tė
BE-sė. Ky nen ka efekt tė drejtpėrdrejtė,
pra shtetasit shqiptarė
mund tu drejtohen gjykatave tė
vendeve anėtare tė BE-sė nėse iu
shkelen kėto tė drejta. Neni 46 (1) i
MSA-sė midis komunitetit,
vendeve tė tij anėtare dhe Shqipėrisė,
zbatohet detyrueshėm
nga tė gjitha shtetet anėtare tė
Bashkimit Evropian. Nė kėto rrethana,
neni 46 (1) i MSA-sė me Shqipėrinė
duhet tė njihet si efekt i
drejtpėrdrejtė, ku si pasojė e kėtij
efekti shtetasit shqiptarė kanė tė
drejtė tė ngrenė padi nė gjykatat
ndėrkombėtare tė vendeve
anėtare tė BE-sė. Duke u bazuar nė
kėtė nen dhe nė thelbin e MSA-sė,
dr. Alfred E. Kellermann, kėshilltar
nė Ministrinė e Integrimit, nė njė
koment tė tij thekson se, "pasojat
dhe efektet ligjore tė vendimeve tė
Gjykatės Evropiane tė Drejtėsisė
do tė shfaqen te tė gjithė qytetarėt
shqiptarė tė cilėt janė tė punėsuar
nė mėnyrė tė ligjshme nė 27 vendete
anėtare tė BE-sė. Ata do tė
mbrohen pėrpara gjykatės kombėtare
nė vendet anėtare tė BEsė.
Mė tej ai thekson se ka mjaft
nene tė tjera nė MSA, tė cilat kanė
efekt tė drejtpėrdrejtė, pra duhet tė
presim qė nė gjykatė tė ketė mjaft
raste tė tilla, ku shtetas shqiptarė
dhe kompani shqiptare tė zbatojnė
tė drejta qė rrjedhin nga MSAja.
Jo vetėm nenet pėr trajtim tė
njėjtė pėr kushtet e punės, por
edhe nenet pėr liritė e vendosjes,
ku pėrfshihet trajtimi i njėjtė i kompanive
shqiptare me kompanitė
evropiane. Me fjalė tė tjera, efekti
i drejtpėrdrejtė i MSA-sė pas hyrjes
nė fuqi do tė pėrmirėsojė mbrojtjen
ligjore tė shqiptarėve pėrpara
gjykatave kombėtare tė 27
vendeve anėtare tė BE-sė.
Fill mbas arrestimit te bujshme, pa asnje akuze te mbeshtetur dhe ligjore, me 09 shtator 2006, te disa shqiptareve ne Mal te Zi, prej te cileve edhe nenshtetaas amerikan, bashkeatdhetaret, intelektualet dhe aktivistet Shqiptaro Amerikan, organizohen ne menyre spontane prane Kishes se Shen Palit, per te diskutuar organizimin e ndihmes vellezerve te burgosur. Ne kete tubim, moren pjese afro 100 veta dhe, nga ku tubim u krijua Kshilli Per Veprim. Ky keshill i perbere nga Gjok Martini, Kol Gojcaj, Avokati Gjok Dedvukaj, Avokati Palok Lulgjuraj , Gjergj Ivezaj, Prel Dedvukaj, Gjergj Ivezaj, Dr. Fran Ivezaj, e ca te tjere, doli me vendimin e demostrimit ne New York, para Selise se Kombeve te Bashkuara, per te cilin tashme eshte shkruar dhe dihet. Jo shume larg, pas kesaj demonstrate, do te organizohej demostrata tjeter ne Detroit. Poashtu, sugjerohet dhe merren masat per te krijua kontakte personale me perfaqsues te banorve te Michiganit, me senatorė dhe kongresmenė, si dhe kontakte me organizata, te cilat veprojne per drejtat te njeriut, si Amnesti International.
Fillon levizja per vperimin e duhur, per tu ardhur ne ndihme vellazerve te burgosurve. Ne tubimin e dyte te Kshillit Koordinues, antari i ketij keshilli, Dr. Ivezaj propozon per diskutim delegimin e nji delegacioni Shqiptaro-Amerikan, te udhehequr nga nji avokat Shqiptaro-Amerikan, jo se mund te ndikojne shume ne lirimin e te burgosurve, por se paku te mbajne lart moralin e Malesis ne pergjithesi, e te burgosurve ne vecanti, nga terrori i krijuar naten e arrestimeve. Biles, ai thote se ishte i mendimit se, shkuarja e keti delegacioni, do te ndikonte, si shkuarja e e vullnetareve shqiptarė nga SHBA ne UCK. Te pranishmit e priten shume mire kete sugjerim dhe, Prel Dedvukaj tha: Ku e kemi ate fat, qe te shkoj nje avokat shqiptar dhe, se kishte me qene mire te shkonte edhe nji mjek Shqiptaro-Amerikan. Prezent ishin dy avoketen shqiptar dhe, avokati Palok Lulgjuraj reagoj nga ky propozim i Dr. Fran Ivezaj, se ishte gati per te shkuar, nese eshte pelqimi i anetarve te familjeve te burgosurve dhe, kete do ta bente ne kohen dhe shpenzimet e tij. Ky propozim shkoj ne heshtje, por gjithnje e ma teper shihej nevoja morale, qe kjo iniciative te realizohej.
Palok Camaj, porsa kishte kthyer nga Malesia meson propozimin e Dr. Ivezaj dhe e vlereson si nje ide te dobishme, pasi, me mire se askush, e kishte perjetuar ngjarjen, kercenimet e sjelljen brutale te sebomalazezeve ndaj Malesise se pambrojtur. Kjo ide, gjithnje e me shume perkrahej, por nje mbeshtetje me e madhe iu dha me ardhjen e Kongresmenit Sander Levin, me 15 Tetor 2006 ne Kishen Katolike Shqiptare te Shen Palit . (Shif tekstin e bashkenagjitur) Ky takim u organziua me ndermjetsimin e Dr. Fran Ivezaj, vetem qe te njihet Kongresmeni Levin me afer me antaret e familjeve te burgosurve Shqitparo-Amerikan, te cilet kishin bere kontakte te perdisthme me zyren e Kongresmenit. Ky takim ndikoj pozitivistsht tek Kongresmeni Levin, sa qe, pas nje ofshame te thelle, na pyeti se ēmund te bente per keto familje.
Me kerkesen dhe insistimin e Palok Camaj, Dr. Ivezaj koordinon takimin e nje delegacioni SHqiptaro-Amerikan, jo vetem me Kongresmenin Sander Levin por, edhe me vellaun e tij, te mirenjohurin, senatorin Carl Levin. Takimi behet me 20 Tetor 2006 me vellezerit Levin, ne Birmingham, ku mirpritet delegacioni Shqioptaro-Amerikan i perbere prej disa aktivistave. Fatemiresisht, ne kete delegacion ndodhet edhe njeri prej te arrestuarve , qe porsa kishte mberritur nga Malesia, Pashko Martini Dedvukaj.
Nga ky takim, idea per te shkuar nje delegacion Shqiptaro-Amerikan, perkrahet edhe nga vete Senatori Carl Levin. Ne shenj te perkrahjes te kesaj ideje, vellezerit Levin shprehin gadishmeri per te leshuar nje deklarat drejtuar Ambasades Amerikane, per tia mundesuar avokatit Shqiptaro Amerikan Palok Lulgjuraj dhe aktivistit dhe bamirsit Palok Camaj udhetimin e tyre ne Mal te Zi, duke i detyruar perfaqsuesit Amerikan ne Ambasaden e porsa vene ne funksion , qe ti siguroj ketij delegacioni, jo vetem takimin me te burgosurit Shqiptaro- Amerikan, por edhe takimin me perfaqesuesit e Shtetit Malazeze (Shih Letren e Senatorit dhe Kongresmenit Levin)!
Me arritjen e Palok Camaj dhe Palok Lulgjuraj, duke pasur letren nga vellezrit Levin, ne Malesii me 23 Tetor 2006, u perpoqen te veprojne konkretisht e ne menyre te detajuar. Nje dite me vone shkojne prane Ambasades Amerikane ne Podgorice dhe bejne takimin me Z. Ferrilli. Pritja e saj ishte e ftofte dhe, te autorizuarit vrejten se Ambasada Amerikane, jo vetem se nuk i kishte vizituar te burgosurit, por nuk kishte ndermarre ndonje hap per te burgosurit shqiptar e, sidomos ata me nenshtetsi Amerikane.
Kjo, natyrisht i shqetsoj shume, sa qe menjehere, te pakenaqur nga ky takim, kontakojne Dr. Ivezaj, qe te intervenoj, nepermes vellezerve Levin, qe te ndermarrin masa per te burgosurit dhe i tregojne se ēka flitet ne Detroit dhe, se ē ka ber Amerika per te burgosurit, jane te gjitha te pa verteta. Dr. Ivezaj, siell raportin e duhur drejt per se drejti Senatorit Levin nga avokati Lugjuraj. Senatori shqetsohet nga ku lajm i hidhur dhe, dy dite me vone kontakton Z. Ferrilli ne telefon ( me 31 Tetor, 2006 ). Si pasoje e kontaktit me Senatorin Levin, Z. Ferrilli sillet ndryshe ndaj te derguarve Shqiptaro-Amerikan . Ata, menjehere kontaktohen dhe, Z. Ferilli kerkon falje avokatit Palok Lulgjuraj dhe Palok Camaj per ftoftesin e saj ne takimin e pare dhe i pyet se ē kerkojn qe ajo te beje.
Avokati bene keto kerksa:
1. takimin e menjehershem me te burgosurit 2. kopje te protestes qe Ambasada ben ndaj qeverise malazeze 3_ koordinimin e takimit me eproret e qeveris malazeze Te gjitha keto realizohen. Te nesermen, delegacioni Shqiptaro-Amerikan, takohet me te burgosurit veēas ne burgun famekeq ne Spuzh dhe, nje dite me vone , per here te pare Ambasada , si perfaqesuese e Deaprtmentit te Shtetit, paraqet protesten e pare te qeverise Amerikane prane qeverise malazeze, ndaj sjelljes dhe trajtimit te burgosurve Shqioptaro Amerikan dhe kerkon shpejtimin e gjykimit te burosruve me nenshtetsu Amerikane. Poashtu, Ambasada Amerikane organizon takimin e delagacionit Shqiptaro Amerikan me kryetarin e Shtetit Malazez, Filip Vujanovic.
Protesta e Ambasades Amerikane, per here te pare, behet publike edhe nga Departmeneti i SHtetit.
Nje muaj me vone, Palok Camaj kthehet nga Malesia, kurse avokati Palok Lulgjuraj qendron ne Malesi, per te monitoruar gjendjen e te burgosurve. Porsa arriti Palok Camaj ne Detroit, u be takimi prane Kishes se Shen Palit per organizimin e nje demonstrate me 8 Dhhjetor , ne Washinton D.C. Ne kete tubim, me 11 Nendor 2006, pershendetet ardhja e Palokes, dhe ai i njofton te parnishmit per misionin e tij dhe te Palok Lulgjuraj. Eshte per tu vlersuar se, nuk ka njeri ne komunitet Shqiptaro Amerikan, jashte familjes se te burgosurve, qe ia ka kushtuar me shume kohe dhe shpenzime per te burgosurit Shqitparo-Amerikane dhe te burgosurit e tjere malesore. Dhe, ky eshte vertet nje veprim patriotic, qe duhet lavderuar. Ndersa pjesmarresit e ketij takimi ndermarrin masa per organizmin e demonstrates se 8 Dhjejtorit prane Shtepise se Bardh ne Washington, diten kur do paraqese letrat kredenciale ambasadori i Malit te Zi ne Amerike, Z. Camaj ndermerr masa, qe te pershpejtoje lirimin e te burgosurve te pafajshem shqiptar. Bashkpunimi me vellazrit Levin gjithnji vazhdon. Palokat kerkojne dhe vellezrit Levin realizojne dergimin e nje letre, qe do te behet publike ne fillim te javes, me 4 Dhjetor, ku dhe do ti percillet me telefon Z. Ferilli, duke e obliguar perfaqsuesen e Departmentit te Shtetit Amerikane, te Deges Ekzekutive te Qeverise Amerikan, qe te intesifikoje dhe shpejtoj presionin e tyre ndaj qeverise malazeze per mbajtjen e gjyqit te burgosurve shqitpar e, sidomos atyre me nenshtetsi Amerikane. Pritet qe, edhe nje leter tjeter drejtuar kryeprokurores, ose Kryeministrit te Malit te Zit, te shkoje sa me shpejt .
Angazhimi dhe perpjekjet e intelektualeve, aktivisteve dhe bamirsave Shqiptaro-Amerikan shpresojme se do sjellin rezultate pozitive ne lirimin pa kushte te burgosurve politik shqiptar, qe po vuajn nje izolim te pamerituar.
Takimi me Palok Camaj
Ndryshe nga heret e tjera, Palok Camaj, veprimtari humanist dhe biznesmeni i njohur, i kudogjendur ne raste fatkeqesish, u detyrua te beje me shume se nje udhetim per ne Malesi, vendlindjen e tij. Viziten e pervitshme te veres , ai nuk do ta qunate, pasi ajo ishte nje vizite e detyruar, qe ēdo kush ia ka borxh vendlindjes. Ky eshte riti i pervitshem i tij dhe familjes se tij. Nga fundi i shtatorit, mesuam se Paloka, ishte kthyer nga vizita e dyte, e cila kishte qene, pas ngjarjes se bujshme te shtetit, qe pretendon te jete demokratik, atij malazez, me arrestimin e 14 shqiptareve te pafajshem dhe mantretimin e disa familjareve te tjere, vetem pse u jane gjendur ne shtepi flamuj e simbole shqiptare, te cilat ua mundeson e drejta nderkombetare, e shkruar ne disa konventa. Akuza sa absurde , aq dhe qesharake, e nxiti Paloken dhe mundesite e tij, per tu rikthyer prap ne Malesi dhe, qe andej te sillte per shqiptaret e komunitetit te Michiganit disa pamje filmike, te realizuara nga nje e aferme tij, qe me perpjekjet e Palokes, kishte arritur ta transmetonte edhe ne kanalin televiziv satelitor, shume te njohur, Top chanall. Ne ate takim, gjate pamjeve te nje veprimtarie brutale ndaj shqiptareve nga shteti malazez, u sigurua nje ndihme jo e vogel edhe per te burgosurit. Nje akuze e pabazuar, vetem pse shqiptaret mbanin simbole te kombit te tyre, eshte nje shkelje flagrante e te gjitha koneventave nderkombetare per te drejtat e njeriut, sidomos te pakicave. Kjo pra, u realizua me kembenguljen dhe shpenzimet e Palokes , te cilat nuk ishin te lehta dhe te pakta. Me te mbrrit ketu ( ne Michigan), me nidhmen e Dr. Fran Ivezaj, - thote Paloka patem nje takim me kongresmenin Sander Levin, ku e beme te njohur per gjendjen ne Malesi, ku edhe i kerkuam qe te na ndihmonte ne kete drejtim. Disa dite me vone, po me ndihmne e Dr. Ivezaj, garantuam mbeshtetjen nga Carl Levin, (senator i njohur) dhe bashke me avokatin e njohur , Palok Lulgjuraj, i cili la punen e tij , vendosem te shkonim, enkas per kete rast ne Malesi.
Dhe, bash per kete teme ne biseduam, para pak ditesh me Palok Camaj, i cili u kthye per tu takuar me senatorin Carl Levin, i cili u njoh edhe me materialet, qe Paloka kishte sjelle nga takimet me personalitetet me te larta te Malit te Zi, si dhe me te burgosurit, qe ishin me nenshtetesi amerikane. Ndersa Paloke Lulgjuraj, akoma gjendet ne Malesi, ne perpjekje te vazhdueshem per te liruar te burgosurit. Sipas Paloke Camaj, qe me mbrritjen ne Malesi, ne mbremjen e 22 tetorit 2006, jane takuar me avokatet e te burgosurve, ku kane biseduar gjate rreth problemeve, qe ata akoma mbahen nen izolim. Si dihet dhe shihet, avokatia ne shtetin Malazez akoma nuk eshte ne gjendje te mbroj qytetaret, pa iu frikesuar politikes, keshtuqe ka mjaft pak shanse qe keta te benin mbrojtje te drejte dhe te ishin te afte tu dilnin zot qytetareve te cenuar padrejtesisht nga inganazhet shtetrore. Nje dite me pas, me 23 tetor, avoakti Palok Lulgjuraj dhe Palok Camaj u takuan me ambasadoren amerikane ne Mal te Zi, Arline Ferril ku, sipas Palokes, nga avokati Lulgjuraj u pyet se, si do te vepronte, nese shteti malazez do ta arrestonte ate. A duhej ajo te interesohej, ose jo per qytetaret amerikan, ku padrejtesisht mbahen ne burgje dhe tortura, prej me shume se dy muajsh? Te themi te drejten,- thote Palok Camaj, ambasadorja, as qe ishte marre me ate problem dhe, as qe e kishte ndermend te mirrej, nese nepermjet Dr. Ivezajt ne Michigan nuk do te ishte realizuar dergimi i nje letre urgjente nga senatori Carl Levin. Pas marrjes se kesaj letre, Ferril na thirri, duke na pyetur se ēfare ndihme kerkonim prej saj. Menjehere pas kesaj, ne i kerkuam takimin me te burgosurit, qe ishin nenshtetas amerikan, dhe me pas takimin me presidentin Filip Vujanovic. Takimin me te burgosurit Kole Toma Dedvukaj, mbi 60 vjeē, Rrok Gjergji Dedvukaj, Pjeter Martini Dedvukaj dhe Sokol Ivanaj e realizuam ne zyren e drejtorit te burgut, per nje kohe prej 35 minuta, duke i paraqitur ne takim nje nga nje. Nuk me harrohet thenia e Kole Tomes Dedvukaj Ma pare dale nga dera e mrame e burgut i vdekur, se sa nga dera e pare i turperuarur, duke u kerkuar falje, pasi nuk kam ba asgja per te kene ne burg. Te kater, sipas bisedes me ne, shpreheshin te pafajshem dhe thonin se po mbaheshin dhe kishin kaluar tortura te te gjitha formave ne ate burg. Pra, po te mos ishte ba protesta te Carl Levin, - vazhdon Paloka, udhetimi yne do te kishte qene krejt i kote. Ndoshta po e ripermend rolin aspak pozitiv dhe ndihmues te ambasadores Ferrlin. Ajo , duhet te kishte ba, te pakten anen njerzore, qofte edhe formale, takimin, ose interesimin per ta. Ajo i besonte vetem njeres pale, asaj shtetrore, pa marre parasysh se shtete te tilla, qe deri dje kane qene komuniste, mund te manipulojne e fallsifikojne lloje lloje akuzash. Pasi u njohem me gjendjen e te burgosurve dhe me kerkesat e shpjegimet e tyre, me daten 02 Nentor 2006 na u mundesua nje takim me Presidentin e Malit te Zi , Filip Vujanoviē. Ne kete takim merrte pjese edhe kryetari i Parlamentit ne Komunen e Tuzit, Dr. Nikolle Camaj, tashme i njohur edhe si personalitet politik. Me gjithe se takimi ishte planifikuar per 30 minuta, zgjati 1 ore e 45 minuta. Gjate gjithe takimit, Presidneti Vujanoviē u shmangej pytjeve te avokatit, duke kaluar ne temen e terrozimit dhe shpjeguar ēka i kishin thene ( informuar) organet policore dhe prokuroja e republikes. Ne fakt, Presidenti Vujanoviē pranoi se u kishte dale e kunderta nga ēka kishin pritur prej kesaj te ashtuquajture organizate terroriste. Shteti, sipas te dhenave, tashme jo te sakta, kishte pritur qe ne ēdonjeren prej shtepive te kontrolluara te gjente, te pakten nga 20 ushtare dhe sasi te medha armatimi. Ata ( shteti ) kishin menduar se do te behej lufte me dhjete shtator e, ne fakt, nuk u be as nuk do te behej asgje. E gjithe kjo, pra ishte nje manover, ose nje loje jo e kendshme, e cilla do ti sillte jo pak telashe nje shteti te ri, siē eshte ai i Malit te Zi, per tu inkuadruar ne Bashkesine Evropiane. Une,- vijon Paloka, - i kerkova Presidnetit sqarime rreth tejkalimit te kopetencave te policies per terrorin e ushtruar ne familjarė te pafashem, tek moshat e vjetra dhe te ēdo qytetar, si dhe tek shenjat dukshem raciste, persa i takon keqtrajtimi per perdorimin e simboleve kombetare dhe, Presidenti deklaroj se kishte kerkuar zyrtarisht te vihen ne hetim policet, qe kane marre pjese ne kete aksion per tejkalimin e kopetencave te tyre. Ne i beme dy kerkesa Presidentin, ose te lirohen te burgosurit e te gjykohen ne liri, ose te pershpejtohet gjykimi i tyre. Mesa shihet, asnjera as tjetra, deri me sot nuk u realizua, kur ne prisnim, qe shume ma shpejt te ishin liruar te pakten dhjete te burgosur. Veē ketyre dy takimeve, dy Paloket paten takime te vazhdueshme edhe me pushtetin lokal te Tuzit, me Maliē Ēunmulaj, Nikoll Camaj dhe deputetin Vasel Sinishtaj, ku u diskutua edhe qendrimi dhe problemet e tjera, mbas lirimit te burgosurve. Takimi me avokatet e te burgosurve, gjithashtu ka qene i shpeshte. Gjate bisedes me Paloken, mesuam se kthimi i tij para avokatit Lulgjuraj, ishte bere per te takuar dhe informuar senatorin e njohur Carl Levin me gjithe materialin e sjellur prej andej. E bash ne zyren e Palokes, prap me ndermjetesimine Dr, Ivezaj, u be takimi koke me koke prej afro dy oresh, ku senatorit iu kerkua me kembengulje ndihma e Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe dalja nga kjo gjendje, sa me shpejt te jete e mundur. Nga ana e tij, seantori Levin premtoi se do ndihmonte per te realizuar ato padrejtesi, qe do te vertetohen ne trajtimin e shqiptareve dhe per kerkesat e tyre. Carl Levin u njoh me gjithe kerkesat qe kane shqiptaret nen Mal te Zi, qe ata te trajtohen si qytetar te barabarte, ose tu jepet autonomia lokale, si ne shume vende te botes.
Ne fund te bisedes, e pyetem Paloken, se ēe shtynte ate ti bente gjithe keto harxhime nga xhepi i tij dhe, nese i kishte te aferm te burgosurit? Ai, me dinjitet u pergjigj : Nuk beje llogari, kur bahet fjale per ēeshtje kombetare. Problemi per te cilin biseduam, eshte nje problem shume i mprehte, pasi po duan te na etiketojne gabimisht, terrorin, ēka shqiptaret nuk jane terroriste dhe, historikisht kane luftuar vetem per te mbrojtur te drejtat e tyre, pa i ra askuj ne qafe. Une nuk i kam te afert ne gjak te burgosurit, por ata jane malesorė, jane shqiptarė dhe, perderisa i kam mundesite, pse mos te veproj me aq sa mund e di.
U larguam nga Paloka , duke ditur se pas pak ditesh, ai perseri do te udhetonte per Malesi. Do Zoti, qe ne kthim te jete bashke me te burgosurit e liruar nga torturat malazezeve!