Radio ILIRIA

www.albdreams.net - Rufradra@yahoo.com - SMS 1 248 991 7940

Si funksiononin komisionet e internim – dėbimeve

Element i rėndėsishėm i ushtrimit tė diktaturės komuniste nė Shqipėri ka qenė edhe masa e internimin e dėbimit. Si edhe masat e tjera tė vendosura pas vendosjes sė regjimit, masat mė tė ashpra ishin ato tė viteve tė para. Menjėherė komandat partizane u shpallėn si autoriteti i vetėm nė vend duke e konsideruar territorin si “zonė pushtimi”. Brenda atributeve qė i kishin caktuar vetes, komandanti i njėsisė territoriale ose ai i Divizionit tė Mbrojtjes sė Popullit, mund tė lėshonin internimin e personave pėr arsye politike, gjithnjė nė drejtim tė kundėrt gjeografik, nga jugu nė veri ose nga veriu nė jug. Tė njėjtėn gjė mund tė bėnin edhe autoritetet e pushtetit vendor tė qarqeve pa asnjė kufizim. Nė njė raport mbi veprimtarinė e Seksionit tė II tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit (nomenklaturė e Ministrisė sė Mbrojtjes Kombėtare) pėr periudhėn dhjetor 1944 – mars 1946, thuhej se familjet e tė arratisurve politikė dhe tė kundėrshtarėve tė tjerė, internoheshin. Pėr banorėt nga jugu ishte pėrzgjedhur Kruja. Pėr banorėt nga veriu ishte pėrzgjedhur Berati. Trajtimi i tyre kishte qenė kriminal, pasi pranohej se ishin lėnė pa bukė, pa banesa, pa shtroje, pa ilaēe, duke sjellė vdekjet e personave tė ndryshėm. Me rastin e amnistisė sė 28 nėntorit, ishin liruar 552 tė internuar. Nė mars 1946 nė kampin e Beratit kishin qenė 1.275 tė internuar nga Shkodra (270), Kukėsi (331), Peshkopia (178), Elbasani (173), Durrėsi (234) dhe Tirana (89). Nė kampin e Krujės ishin gjithsej 900 vetė, nga Korēė (344), Gjirokastra (299), Vlora (128) dhe Berati (129). Vaskė Koleci drejtori i Sigurimit tė Shtetit gjatė atij viti mė 1948 pasi u fut nė grupin “armiqėsor tė Koēi Xoxes”, nė pozitat e tė burgosurit tė dėnuar prej 30 muajsh (mė 23 qershor 1951), i dėrgonte njė letėr Enver Hoxhės si shef tė partisė dhe tė popullit mbi problemet e Sigurimit tė Shtetit. Vaska nė kėtė letėr shprehet edhe pėr masat e internim dėbimeve. Me kėtė ishte marrė Manol Konomi (ministri i Drejtėsisė), i cili kishte paraqitur projektin nė qeveri (qė u miratua mė 1949). Por deri atėherė ishte vepruar me ligjin e kohės sė Zogut. Pėr ata qė e dinė kėtė ligj po themi se nė atė kohė internimet merreshin me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė raste shumė tė rralla. Por nė tė gjitha kėto internimi, moshat nėn 18 vjeē nuk regjistroheshin me synimin pėr tė sjellė edhe njė ndarje tė familjeve. Deri nė fund (mė 1990), komitetet ekzekutive tė kėshillave popullorė tė qyteteve ose rretheve kanė internuar brenda rrethit administrativ ku ato vepronin. Deri nė vitin 1972, sipas tė dhėnave zyrtare ishin internuar me vendim tė komisionit qendror 5187 persona. Dekreti i parė mbi internimet i vitit 1949 Dekreti nr.649, datė 10 janar 1949 doli edhe dekreti i parė i regjimit komunist qė vendoste masat e internimit mbi kundėrshtarėt politikė por edhe mbi shtetas tė tjerė qė gjithsesi ishin nė numėr tė vogėl pėr ēėshtje tė tjera. Nė bazė tė kėtij dekreti pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, krijohej njė komision i posaēėm i internimeve dhe konfiskimeve qė kryesohej nga zėvendėsministri. Nė pėrbėrje tė tij sipas urdhrit tė posaēėm tė ministrit ishin funksionarė tė Sigurimit tė Shtetit. Mirėpo kjo ndryshoi mė vonė. Mė 5 tetor 1953 ministri Mehmet Shehu nxori urdhrin mbi krijimin e kėtij komisioni nė bazė tė ligjit nr.649, datė 10 janar 1949. Pėrbėrja e komisionit ishte: Mehmet Shehu (kryetar), Kadri Hazbiu (zėvendėskryetar), Mihallaq Ziēishti, Delo Balili, Nevzat Haznedari, Rexhep Kolli, Jashar Kasimati. Komisioni mblidhej zakonisht njė herė nė muaj dhe sipas nevojės edhe mė shumė. Dekreti i dytė mbi internimet i vitit 1954 Mė 2 gusht 1954 Presidiumi i Kuvendit Popullor, nxori dekretin nr.1906 “internimin e dėbimin si masė administrative”, i cili bėn njė rregullim tė dekretit tė vitit 1949 pa sjellė ndryshime thelbėsore. Tashmė komisioni nuk merrej me konfiskimet, ndėrsa vazhdonte tė ekzistonte pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Internimet nė platformat e Sigurimit Nė Platformėn e Sigurimit tė Shtetit, miratuar me vendimin e ri nr. 30 tė 8 shkurtit 1954 tė Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, kreu VIII, “Mbi dėnimet dhe internimet”, i jepej e drejtė organeve tė MPB-sė tė merrnin masa administrative kundrejt personave me rrezikshmėri shoqėrore. Propozimin e motivuar e bėnte drejtori i punėve tė brendshme tė qarkut ose kryetari i degės operative pėrkatėse nė qendėr. Por mė parė duhej marrė mendimi i sekretarit tė parė tė qarkut. Personat qė do internoheshin kishin familjarė tė arratisur, ata qė kishin shėrbyer nė regjimet e kaluara, qė paraqisnin rrezikshmėri, etj. Vendimet merreshin nga njė organ kolegjial. “Platforma operative e organeve tė punėve tė brendshme” e miratuar me vendimin nr.213 tė 4 korrikut 1958 e Byrosė Politike tė KQ tė PPSH-sė, bėri disa ndryshime. Nė kreun VIII “Mbi internimet dhe dėbimet” thuhej se nė mbėshtetje tė dekretit nr.1906 datė 2 gusht 1954 organet e MPBsė mund tė vendosnin si masė administrative kundėr personave qė paraqisnin rrezikshmėri shoqėrore. Pėrcaktohej se internimi merrej kundėr familjeve tė tė arratisurve brenda dhe jashtė vendit, kundėr personave qė paraqisnin rrezikshmėri shoqėrore por qė pėr ta nuk kishte fakte. Kryetari i degės sė rrethit propozonte njė person pėr internim. Pasi merrej pėlqimi nga sekretari i parė i rrethit dėrgohej nė degėn e 7-tė (Hetuesia) tė Sigurimit tė Shtetit e cila e studionte. Nė ēdo mbledhje duhej tė ishte prokurori i pėrgjithshėm ose i dėrguari i tij. Ministri mund tė internonte njė person por brenda 3 ditėsh duhej mbledhur komisioni. Lėvizja drejt Kryeministrisė Pas vitit 1960, komisioni i zhvendos nė selinė e Kryeministrisė dhe drejtohej nga zėvendėskryeministri i parė me zėvendės ministrin e Punėve tė Brendshme. Qė nga ky vit, e deri kur u mbyll komisioni, mė 1990, ishin gjithsej 3 kryetarė. Por nė fund tė viteve ‘60 dhe fillim tė viteve ’70 doli edhe nisma e brendshme pėr tė zvogėluar numrin e tė internuarve nė formėn e dėbimit, nė kuadėr tė lėvizjeve kineze pėr uljen e popullsisė sė qyteteve. Familjes i bėhej presion nga pushteti qė tė largohej me dėshirėn e saj, nė mėnyrė qė kjo tė mos i regjistrohej.

“The New York Times” publikon tė gjithė pėrplasjes mes superfuqive. Shtetet e Bashkuara dalin kundėr planeve tė Italisė dhe Jugosllavisė

“The New York Times” publikon tė gjithė pėrplasjes mes superfuqive. Shtetet e Bashkuara dalin kundėr planeve tė Italisė dhe Jugosllavisė

UASHINGTON – Presidenti, jo vetėm pėrsėriti objeksionet e tij pėr Marrėveshjen sekrete tė Londrės, duke nxjerrė nė pah se nė ēėshtjen e kufirit verior tė Italisė, marrėveshjet e arritura tashmė atje ishin njė largim nga linja e Marrėveshjes sė Londrės, duke pėrēmuar bisedimet mbi “njė bazė krejtėsisht tė re”, dhe ai doli kundėr ēdo plani pėr njė lidhje tė Marrėveshjes sė Londrės, si “njė alternativė detyruese nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Adriatikut. Pėrgjigja amerikane bėnte tė ditur se njė lidhje e tillė, siē u propozua nga Anglia dhe Franca, “erdhi si njė surprizė” tek presidenti, sepse Qeveria Amerikane tashmė kishte rėnė dakord pėr Marrėveshjen e 9 dhjetorit, “gjė qė solli njė qėndrim ndryshe me qeveritė britanike dhe franceze nė lidhje me bazat e zgjidhjes sė problemit”.

Pėrdorimi i fjalės “kėrcėnim” nga kryeministrat e Francės dhe Britanisė sė Madhe nė notėn e tyre tė 17 shkurtit, nga mėnyra e interpretimit tė paralajmėrimit tė presidentit qė ai do tė konsiderojė seriozisht tėrheqjen e dy marrėveshjeve nė Senat, ėshtė gjetur nė pėrgjigjen e presidentit dhėnė mė 24 shkurt:

“Nga veprimi i tyre i 14 Janarit, qeveria e Shteteve tė Bashkuara ishte pėrballur me njė zgjidhje pėrfundimtare, tė cilės iu shtua mė 20 Janar njė “kėrcėnim”, duke u tėrhequr nė kushtet e Marrėveshjes sė Londrės”. Presidenti, e konsideroi ultimatumin ndaj Jugosllavisė, jo vetėm si njė “kėrcėnim” por vlerėsoi se “kjo linjė ishte ndjekur pa pasur ndonjė pėrpjekje qė tė shqyrtohen pikėpamjet e qeverisė amerikane apo siguruar mundėsinė pėr diskutim”. Qeveria Amerikane i konsideron pėrpjekjet e Francės dhe Anglisė nė drejtim tė Jugosllavisė si pėrfshirje e “kėrcėnimit” dhe “ultimatumit”. Kėrkesa e Millerand-Lloyd synon tė shkundė presidentin Uillson nė besimin e tij se njė ultimatum ishte shfaqur tek Jugosllavia.


“Kryeministrat e Britanisė dhe Francės dėshirojnė tė nxjerrin nė pah se kjo deklaratė nuk ėshtė ajo qė mund tė shfaqte qeveria amerikane, pėr ta menduar si njė ultimatum ndaj Jugosllavisė, nė interes tė Italisė”, - vlerėsojnė ata nė kėrkesėn e 17 shkurtit.

Ultimatumi pėr Jugosllavinė

Deklarata e tij nė lidhje me zbatimin e Marrėveshjes sė Londrės ishte njė pėrpjekje pėr tė promovuar njė zgjidhje tė menjėhershme tė kėtij debati tė rrezikshėm, nga nxjerra nė pah e dy anėve qė nėse ata nuk janė dakord me zgjidhjen, e cila erdhi pas negociatave tė gjata, tė jenė pėr njė kompromis tė ndershėm midis pikėpamjeve tė tyre konfliktuale; e vetmja alternative ishte njė marrėveshje e cila ishte mė pak e pėlqyeshme pėr tė dyja palėt”.

Pavarėsisht kėtij pėrshkrimi nga komunikimi qė i ishte dėrguar Jugosllavisė mė 20 janar, qėndrimi i presidentit Uillson ėshtė se njė “ultimatum” i ishte pėrcjellė delegacionit jugosllav, i cili theksonte se ata kishin katėr ditė pėr tė thėnė “Po” ose Jo” pėr planin e janarit, dhe nėse ata do tė pėrgjigjeshin “Jo”, mė pas mund tė zbatohej Marrėveshja e Londrės. Nga zgjatja kohė pas kohe kishte qenė garantuar Jugosllavia, por atje akoma nuk kishte njė pėrpjekje tė bėrė pėr tė zbatuar tė ashtuquajturin “ultimatum”.

Presidenti kritikon Italinė

Nė notėn e tij tė 10 shkurtit, presidenti Uillson foli me ēiltėrsi dhe sinqeritet tė madh nė diskutimin e tij pėr pozicionin e Italisė. Ai thotė nė atė notė se ka gjasa qė ai nuk do tė fitojė ndonjė mik mė tepėr nė Itali me qėndrimin e tij tė famshėm tė 23 prillit 1919, nė tė cilėn ai ia doli mbanė qė pėrmes popullit italian, kreu i qeverisė Orlando tė rishikojė ēėshtjen e Fiumes.

Kryeministrat e Britanisė dhe Francės nė notėn e tyre tė 17 shkurtit pėrgjigjen se Italia po mbėshtetet me njė fjalė tek aleatėt e tij, siē ishte caktuar nė Marrėveshjen sekrete tė Londrės, pasi kishte duruar gjatė luftės deri nė fund dhe deklaruan se Italia pati njė humbje nė njerėz me 500 mijė persona tė vrarė dhe “tre herė mė shumė tė plagosur nė numėr; ndėrsa populli i saj ėshtė djegur nga borxhet shkatėrrimtare.

Pėrgjigja e presidentit Uillson pajtohej me ndjenjat e shprehura nga Anglia dhe Franca nė lidhje me pjesėmarrjen e Italisė nė luftė”, duke thėnė se qeveria e Shteteve tė Bashkuara kishte shprehur nė mėnyrė tė pėrsėritur ndjenjėn e saj, ēmonte konseguencėn jetike tė pjesėmarrjes sė Italisė nė luftė dhe sakrificėn e saj. Por presidenti kėmbėngul se tė tilla konsiderata nuk mund tė bėhen pėr arsye tė zgjidhjeve tė padrejta, tė cilat mund tė provokojnė luftėra nė tė ardhmen.

Pėr pasojė, njė linjė e tillė e pėrcaktuar mund tė jetė miope, dhe nuk ėshtė nė mbėshtetje me sakrificat e tmerrshme tė botės nė tėrėsi, tė cilat nuk mund tė jenė tė justifikuara dhe tė pėrshtatshme vetėm nga drejtimi pėrfundimtar i zgjidhjes, duke u justifikuar me parimet pėr tė cilat lufta ishte fituar”.

Nė notėn e tyre tė shkurtėr tė 23 Janarit, kryeministrat e Britanisė dhe Francės ndėrmorėn tė shpjegojnė se ata kishin ndryshuar planin e dhjetorit, tė ujdisur nė Janar sepse nė mospasjen e “ndonjė personi qė tė mund tė flasė pėr Shtetet e Bashkuara”, ishte e njė rėndėsie jetike qė atje tė nxitej zgjidhja e ēėshtjes sė Adriatikut, e cila kishte irrituar Europėn Juglindore pėr mė shumė se njė vit.

Kjo ēėshtje “nėse nuk do tė rregullohej me shpejtėsi, jo vetėm mund tė nxirrte pengesa pėr rikuperimin dhe ndėrtimin e dy vendeve tė dala tė rraskapitura nga lufta, por mund t’i ēonte ato sėrish nė luftė”. Kjo ishte njė frazė e qartė pėr tė frikėsuar qė dėshtimi nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Adriatikut mund tė ēojė nė luftė Italinė dhe Jugosllavinė dhe tė ndezė tė gjithė vendet e Ballkanit sėrish. Nė notėn e tij tė 10 shkurtit, presidenti Uillson ndau pikėpamjen e qeverive tė Francės dhe Anglisė se “e ardhmja e botės varet kryesisht nga zgjidhja e drejtė e kėsaj ēėshtje, por nuk mund tė besojė tek njė zgjidhje, duke iu pėrmbajtur kushteve, tė cilat “tashmė kanė marrė dėnimet e merituara”.

Albert Gjoka/Gazetaalbania/

Napoleon Bonaparti, perandori me origjine Arbereshe

Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohės se tij, historian i dėgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinė e revolucionit francez dhe qė mė vonė u bė President i Francės. Nė kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vėllai i madh i Napoleon Bonapartit u bė mbret i Napolit mė 1806, shqiptarėve tė Napolit qė shkuan pėr t'i uruar mirėseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe.

PREJARDHJA ARBĖRESHE

Mbi origjinėn e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d'Angely me origjinė nga Korsika nė veprėn e tij 'Enigmat e origjinės sė racave dhe tė gjuhėve tė pellazgėve, arianėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve'. Libėr prej 7 vėllimesh dhe i arrirė pas mbi 30 vjet pune. Nė faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu. Ky profesor i dėgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetėr i Bonapartit ka qenė 'Kalė-miri' dhe jo Kalimeros, ana e mirė si e bėnė grekėrit.

ENCIKLOPEDIA GREKE

Sipas enciklopedisė sė madhe greke 'Piros' vėllimi i tretė, Athinė 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarėve nė drejtim tė Peloponezit (Moresė) ėshtė zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kėsaj enciklopedie, nė Peloponez u krijuan krahina banimi tė reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopėsi. Edhe sot dihet qė njė lagje e Himarės ėshtė shpėrngulur nė krahinėn e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarėt qėndruan nė Peloponez (nė More) rreth grekėrve dhe mbiemri i Napoleonit (Kalė-mirė) ėshtė kuptuar shtrembėrisht nga grekėrit nė kallomeros (ana e mirė).

Me zbritjen e vazhdueshme tė ushtrive tė panumėrta osmane nė Peloponez, njė pjesė e shqiptarėve u largua nėpėrmjet detit drejt Italisė sė Jugut e arritėn deri nė Korsikė. Stėrgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas shpjegimeve qė i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinė nga njė fshat i tillė arbėresh i Korsikės.
Edhe avokati i dėgjuar korsikan, mbrojtės i Gjergj Dimitrovit, nė gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenė nga njė katund arbėresh. Kjo faktohet nga vetė goja e tij kur iu pėrgjigj jurisė franceze: Unė do tė shkoj nė Laipcig dhe do tė mbroj Gjergj Dimitrovin. Nė qoftė se do tė mė vrasin, haka do tė mė merret si arbėresh qė jam nė origjinė.

Dėshmia mė interesante vjen nga njė aristokrate franceze me origjinė maniote, dukesha D'Abrantes, lindur nė Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga njė familje me origjinė maniote, e cila pėr shkak tė gjakmarrjeve tė shumta me klanet e fuqishme tė Manit vendosi tė shpėrngulej dhe tė vendosej nė Korsikė, ashtu si shumė familje tė tjera nga Mani, 150 vjet para periudhės sė Napoleonit. Nė kujtimet e saj tė pėrmbledhura nė 28 volume, me titull 'Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi', ajo formuloi teorinė e pranuar nga historianėt e kohės tė prejardhjes korsikano-maniote tė familjes Buonaparte. Ishte ajo qė deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte njė italianizim i fjalės greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Pėr sa kohė ishte gjallė Napoleoni, ai nuk e pėrgėnjeshtroi tezėn e dukeshės pėr origjinėn e tij.

SHQIPJA DHE NAPOLEONI

Njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleon Bonapartit, ka qenė edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalėt i shoqėronte dhe me disa sharje tė njė gjuhe tė huaj, qė mareshal Neji dhe shokėt nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhė? Pėrgjigjia e kėsaj pyetje eshte tek vepra e Leo Freundrich, 'Golgota Shqiptare' nė faqen 37.

A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINĖ E SHQIPĖRISĖ?

Nė hartat topografike ushtarake tė tij, trevat tokėsore qė shtriheshin qysh nga Sllovenia deri nė Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot nė Slloveni mjaft hotele dhe rrugė janė emėrtuar me fjalėn Iliri. Ky perandor i lindur nė Korsikė, konkretisht nė Ajaccio, e ka ditur se shqiptarėt dhe korsikanėt kanė zakone tė pėrbashkėta nė lidhje me besėn, hakmarrjen, mikėpritjen etj. Prandaj pėr tė mbrojtur pėrfaqėsuesit e tij, si Pukėvillin e tė tjerė, nė shtetin autonom tė pashallėkut shqiptar tė Janinės sė Ali Pashė Tepelenės, nuk ishin tė rastit kėshillimet e vazhdueshme qė Napoleon Bonaparti i jepte konsullit tė vet qė tė ruhej nga dinakėritė e Aliut, duke i thėnė: 'Ruaju nė qoftė se nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanė ne ēdo drejtim shteteror dhe ushtarak.

SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QĖ KANĖ KRYER FORCAT FRANCEZE NĖ EGJIPT KU MIDIS TĖ MASAKRUARĖVE KA PASUR EDHE SHQIPTARĖ?

Ushtarėt francezė kanė zhvilluar luftime tė pėrgjakshme me ushtrine osmane, sidomos nė Tabor, gjatė pranverės sė vitit 1799. Gjithashtu, beteja tė pėrgjakshme janė zhvilluar edhe nė ujėrat e Egjiptit nė afėrsi tė Abukirit ku forcat detare franceze, tė komanduara nga admirali Brueys, u ndeshėn rreptazi edhe me forcat detare angleze tė komanduara nga admirali i dėgjuar Orcio Nelson. Nė tė gjitha kėto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe nė luftimet tokėsore, francezėt pėsuan humbje tė mėdha nė ushtarė, sepse nuk ishin mėsuar me dherat afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber.
Forcat ushtarake frenceze, tė egėrsuara, me nė krye gjeneralin Andreossi, kėrkonin me kėmbėngulje tė arrinin fitoren, duke mos kursyer kėshtu edhe masakrat masive. Midis ushtarėve osmanllinj nė Egjipt ka patur edhe mjaft luftėtarė shqiptarė. Ata vazhdonin t“i mbronin me trimėri kėshtjellat qė iu ishin besuar.

Komanda ushtarake franceze, me nė krye Andreossin, nė pamundėsi pėr t“i hedhur nė dorė kėshtjellat me forcėn e armėve, u premtoi tė rrethuarėve, luftėtarėve shqiptarė, si tė huaj qė ishin se do t“i linin tė lirė tė largoheshin sė bashku me armėt e tyre, mjaft qė ata tė dorėzonin kėshtjellat. Shqiptarėt e besuan njė gjė tė tillė dhe dolėn kėshtu nga kėshtjellat tė armatosur, por general Andreossi i preu nė besė, i ēarmatosi rrugės dhe njė pjesė tė tyre e pushkatoi nė deltėn e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu nė dijeni, e dėnoi pabesinė e gjeneralit tė tij dhe e pėrkufizonte kėtė fitore me masakėr me kėto fjalė: 'Ushtari francez nuk ėshtė mėsuar tė korrė fitoren mbi kundėrshtarėt, duke i mashtruar dhe ēarmatosur nė befasi'. Njėkohėsisht, kėtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurėsh tė ēmuar qė vetė ja kishte dhėnė.

Gazeta PANORAMA, 2 Shtator 2003

Origjina ballkanike e Ilirėve

Pas kėsaj hyrjeje fort tė gjatė, ėshtė e nevojshme tė braktisen pėrgjatė njė ēasti misteret e ilirologjisė dhe koncepti i tij i autoktonisė qė shpesh kthehet nė obsesion, pėr tė shtruar ēėshtjen e gjenezės sė ilirėve nė njė kuadėr mė tė gjerė, nė atė ballkanik. Duke mbetur gjithmonė nė terrenin e bujqve-kafshėrritės tė parė, me origjinė indoevropiane ose tė kthyer nė tė tillė nėn ndikimin e popujve tė stepave, mund tė mendohet njė skenar tjetėr.

Pas kėsaj hyrjeje fort tė gjatė, ėshtė e nevojshme tė braktisen pėrgjatė njė ēasti misteret e ilirologjisė dhe koncepti i tij i autoktonisė qė shpesh kthehet nė obsesion, pėr tė shtruar ēėshtjen e gjenezės sė ilirėve nė njė kuadėr mė tė gjerė, nė atė ballkanik.
Duke mbetur gjithmonė nė terrenin e bujqve-kafshėrritės tė parė, me origjinė indoevropiane ose tė kthyer nė tė tillė nėn ndikimin e popujve tė stepave, mund tė mendohet njė skenar tjetėr i « gjenezės » tė ilirėve, diēka i ndryshėm nga ata tė propozuar deri tani :

1. Ka shumė tė ngjarė qė djepi i origjinės sė proto-ilirėve tė jetė brendėsia e viseve ballkanike, mjaft mė nė lindje ose nė verilindje nė krahasim me brigjet adriatike. Ajo pėrzierje mes aborigjenėve neolitikė, bartės tė kulturės sė « Evropės sė vjetėr » dhe tė ardhurve rishtas gjithmonė neolitikė – tė cilėt qė nga mijėvjeēari i V ose i IV p.e.s. duket se depėrtojnė nė Ballkan – domosdoshmėrisht ka prodhuar njė pėrplasje kulturash, skemat e tė cilės janė pėrshkruar nė tė gjitha veprat serioze qė flasin mbi indoevropianėt e parė. Elementi kryesor qė sugjeron idenė ėshtė ajo lidhje gjinore e natyrės gjuhėsore me proto-trakėt, gjė e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht pėrzierja, e ndjekur nga pėrplasja.

2. Ky fenomen nuk ėshtė as i izoluar as edhe i pėrveēėm pėr proto-ilirėt pasi, e njejta llogjikė mund tė pėrdoret edhe pėr proto-helenėt ose edhe proto-maqedonėt, tė ngjizur sikundėr tė parėt nga pėrzierja e aborigjenėve neolitikė ballkanikė dhe neolitikėve proto-indo-evropianė. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė i gjithė indoevropianizimi i Ballkanit ka njė djep tė pėrbashkėt por edhe « produkti » i pėrfituar ka tipare dhe elementa tė ngjashėm. Ėshtė vendi pėr tė pėrmendur edhe njėherė atė bashkėsi tė gjėrė kulturore, tė kultit dhe pjesėrisht etno-gjuhėsore qė u formua gjatė eneolitit nė Ballkan, e njohur me emrin gjenerik pellazgė i cili, i parė nėn tė gjitha kėndet e vėshtrimit, paraqitet si njė fenomen mbarėballkanik, me shtrirje deri nė Azinė e Vogėl ose edhe nė ishujt e Mesdheut lindor.

3. Pas disa shekujsh tė kaluar nė vend – kohė e nevojshme pėr tė pėrsosur indoevropianizimin, pėr tė ngjizur stukturat elementare por tė dallueshme tė natyrės hierarqike dhe paraetnike, duke pėrfshirė edhe elementė tė glosės antike, grupime ose fise tashmė me origjinė indoevropiane proto-ballkanike fillojnė « pushtojnė » hapėsirėn gadishullore duke u ēvendosur drejt Perėndimit dhe Jugperėndimit. Ato fiset tona « proto-ilire » - kushėrinj tė afėrt me « proto-trakėt », bile edhe me « proto-helenėt » - mes drejtimeve tė tjera, zgjedhin me sa duket Perėndimin dhe ndjekin rrugėt natyrore tė gadishullit. Nėpėrmjet rrafshit tė Kosovės, ata prekin veriun e Maqedonisė sė sotme dhe mbrrijnė nė rajonin e liqeneve tė Ohrit dhe tė Prespės, pėrpara se sa tė pėrhapen mbi territoret e Shqipėrisė sė sotme dhe tė Epirit. Gjithashtu, duke ndjekur luginė e Savės, mė pas atė tė Danubit, ata pėrhapen nė fushėn e Panonisė dhe ēfaqen pėrgjatė bregdetit adriatik dhe jonian.

4. Shkrirja e « proto-ilirėve » me grupimet autoktone tė tipit evropian ose ballkanik « i vjetėr » qė jetonin ndėrkohė nė viset adriatike dhe joniane, ndodh diku nė mijėvjeēarin e IIItė p.e.s. Kėta tė fundit ndėrkohė njohin metalurgjinė e bakrit dhe fillimet e metalurgjisė sė bronzit. Nė kėtė stad, historia jonė pėrputhet me atė tė historianėve shqiptarė, tė cilėt ngulmojnė – me tė drejtė – pėr atė vazhdimėsi tė shquar tė kulturės materiale lokale qė vendoset qė prej kohėve tė errėta tė bronzit tė mesėm. Pėr mė tepėr, kjo vėrejtje shkon nė drejtimin e hipotezės sė mėsipėrme pasi tretja e krijuar rishtas nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrplasjen : jo vetėm qė « proto-ilirėt » kanė mundur tė fitojnė nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale tė indigjenėve pėrgjatė asaj kohe qė ata kanė jetuar nė brendėsi tė gadishullit por edhe « autoktonėt » mund tė kenė patur ndėrkohė kontakte tė shumta tė tė parakohshme me popullsitė e stepave. Nė fund tė fundit, tė ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnė praktika tė reja varrosjeje siē ėshtė rasti i tumave, procese tė reja poēerie « me shirita » si edhe elementė tė reja gjuhe, duke tėrhequr nė kėtė mėnyrė pas vehtes masėn e popullsisė lokale qė ata gjetėn nė vend, nė atė proces tė gjatė tė « ilirizimit » qė zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit.

Ēka ėshtė e re nė kėtė mėnyrė kqyrjeje tė parahistorisė pėrmblidhet nga fakti se jo vetėm procesi i « gjenezės » tė bashkėsisė ilire nuk mund tė merret i shkėputur nga procesi i indoevropianizimit tė Ballkanit, por ai duhet kqyrur nė dy rrafshe tė ndryshėm kohorė dhe brenda dy kornizave tė veēanta hapėsinore por bashkėplotėsuese.

- Rrafshi i parė ėshtė ai i fundit tė neolitit dhe i fillimit tė eneolitit, mbi tė cilin krijohet pėrzierja fillestare mes substratit lokal, bartės i kulturės sė « Evropės sė Vjetėr », dhe tė ardhurve rishtas proto-indievropianė nė njė kornizė qė pėrfshin zona tė gjera tė Ballkanit verilindor dhe qėndror. Ky proces parėsor pėrfshin indoevropianizimin e Ballkanit dhe krijimin e popullsive proto-ballkanike, pėrfaqėsuesit e tipizuar tė tė cilit mund tė ishin pellazgėt.

- Rrafshi i dytė ėshtė ai i fillimit tė epokės sė bronzit ndėrkohė qė korniza ėshtė ajo e Ballkanit perėndimor : gjatė kėtij procesi tė dytė indoevropianėt proto-ballkanikė e shpėrngulur ripėrzjehen me popullsitė indigjene tė bregdetit adriatiko-dalmat dhe tė hinterlandit tė afėrt pėr tė krijuar ilirėt. Ura lidhėse mes kėtyre dy proceseve ėshtė shtegėtimi ndėrballkanik.

E parė si nė njė dyndje e vėrtetė, e ardhur diku prej veriut, ky shtegėtim ndėrballkanik ka lėnė gjurmė tė thella nė parandėrgjegjen e popullsive antike tė gadishullit, pėrpara se sa tė pavdekėsohej nga autorėt e lashtė si Homeri, Hesiodi, Eskili ose Euripidi. Megjithatė historia e kėsaj ndėrfutjeje njerėzore nuk mbetet njė element i izoluar pasi ky fenomen do tė pėrsėritet edhe nė periudha tė tjera mė tė vonshme. Tė ardhur gjithmonė nga Lindja ose Veri-Lindja, grupime kalorėsish tė popujve tė stepave, pėrparėsitė teknologjike tė tė cilėve janė nė rradhė tė parė ato tė natyrės ushtarake, do tė dynden pėrsėri mbi viset e Ballkanit. Nuk ėshtė vėshtirė tė mendohet se nė kėto kushte, kėta pushtues tė pėrkohshėm tė kenė mundur tė rrėnojnė qendrat e banuara prej bujqish – metalurgė, ndėrkohė qė ndikojnė fuqimisht mbi jetesėn e autoktonėve duke ju transmetuar dijet e tyre. Nė tė kundėrt, ėshtė pothuaj e pamundur tė meret me mend qė kėta luftėtarė kalorės, megjithė forcėn dhe numrin e tyre tė madh, tė kenė mundur tė pėrmbysin fund e krye pejzazhin evropian me anė tė imponimit tė gjuhėve tė tyre indoevropiane, aty nga fundi i mijėvjeēarit tė IItė p.e.s.

Njė tjetėr shteg i mundshėm, ai i tregėtisė dhe i shkėmbimeve parahistorike, mund tė ndriēojė lidhjen e bėrė prej arkeologėve tė shekullit tė mėparshėm mes ilirėve dhe bartėsve tė kulturės sė Hallstatit, njė popull i epokės sė hekurit me origjinė nga viset e Danubit tė Epėrm dhe tė Mesėm dhe tė Austrisė sė Sipėrme qė u bė i njohur pėr prodhimin e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, veēanėrisht prej shpatave pa dorėz me teh tė dyfishtė, si dhe pėr zbutjen e kuajve.

Duke lidhur nė kėtė mėnyrė gjenezėn e ilirėve me protohistorinė e indoevropianėve, bėhet e mundur pajtimi i njė varg aspektesh kontradiktore tė tezave tė sipėrpėrmendura :
- pasardhės sė proto-indoevropianėve dhe si pasojė indoevropianė ;
- prodhim i njė evolucioni tė gjatė gadishullor dhe pėrfundimisht autoktonė tė Ballkanit ;
- shtegėtues nė kėrkim tė hapėsirave jetėsore dhe si rezultat, tė ēfaqur disi vonė nė pjesėn perėndimore tė gadishullit.

Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte

Vizita me prapavije politike e kryetarit te shtetit italian ne perfundim te luftes italo-greke. Si u prit ne qytetin e sapocliruar te Gjirokastres. Hipotezat per atentatin e Vasil Lacit

Qyteti i Gjirokastres ne Shqiperine e Jugut, ne maj te vitit 1941 do te priste nje vizite te rralle. Turi i Perandorit te Italise dhe Etiopise, njekohesisht Mbret i Shqiperise, Viktor Emanueli III, ne vitin 1941 ne Shqiperi do te perfshinte edhe nje vizite ne qytetin e gurte. Ai do te ishte nje nder personalitetet e rralle boterore qe rreth gjysmes se pare te shekullit te kaluar do te perfshinin qytetin e Gjirokastres ne turin e vizitave apo takimeve te tyre.

Sipas burimeve historike do te ishte 10 maj i vitit 1941 kur Mbreti i Italise dhe Perandori i Etiopise, Viktor Emanueli III, i cili ne ate kohe, formalisht njihej edhe si Mbret i Shqiperise do te niste nje tur vizitash ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Pas disa muajsh parapergatitje, si nga pala shqiptare, ashtu dhe nga ajo italiane, me 10 maj te vitit 1941, Perandori i Italise dhe i Etiopise, Mbreti Shqiperise, Viktor Emanueli III, u nis ne bordin e nje avioni ushtarak, i cili shoqerohej edhe nga nje skuadrilje avionesh te Forcave Ajrore Ushtarake Italiane. Ai zbriti ne aerodromin e vogel te Laprakes ne periferi te Tiranes. Pas vizitave dhe takimeve te realizuara ne Tirane me personalitete me te larta te atyre viteve, Viktor Emanueli do te udhetonte ne drejtim te qyteteve te ndryshme te Shqiperise.

Ne daten 14 maj 1941 ai mberriti ne qytetin e Gjirokastres. Ceremonia e pritjes u zhvillua ne sheshin kryesor te qytetit (sot Sheshi i Cercizit) ku u prit nga personalitete drejtuese te atyre viteve ne Gjirokaster si dhe nga banoret e qytetit. Sipas deshmive historike te atyre viteve, Viktor Emanueli u interesua dhe morri informacion per qytetin e Gjirokastres, historine e tij etj. Kjo do ishte nder vizitat e pakta qe nje personalitet i larte i permasave te tilla realizonte ne Gjirokaster. Nderkohe sipas te dhenave historike naten e 14 majit 1941 Viktor Emanueli e kaloi ne njerin prej hoteleve me luksoze te atyre viteve ne Gjirokaster, Hotel “Royal” (sot Hotel “Sopoti”). Mengjesin e 15 majit 1941, Viktor Emanueli vazhdoi turin e vizitave ne Jug te vendit ne Delvine, Sarande, etj. Pas 10 ditesh qendrimi ne Shqiperi, ne daten 17 maj 1941, mbreti Viktor Emanueli e mbylli viziten e tij ne vendin tone.

“Royal”, Hoteli luksoz i stilit italian

Hotel “Royal”, prone e familjes Haderaj , duket se ofronte kushte te pershtatshme per akomodimin e nje emri te tille si Viktor Emanueli. Perandori u sistemua ne nje dhome ne katin e dyte te nderteses, ballkoni i ciles shikonte nga sheshi kryesor i qytetit te Gjirokastres. Hotel “Royal” ishte ndertuar ne disa faza per disa vite rresht. Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambientet e brendshme eshte ajo qe eshte edhe sot. Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Gjirokaster .Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restorant e bar modern per kohen. Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, etj.

Savojat dhe kurora e Shqiperise

Dinastia e Savojave pati kulmin e saj me Mbretin e pare te Italise se bashkuar, Viktor Emanueli II. “Babai” i Italise moderne, qe luftoi perkrah Garibaldit dhe Manzinit per bashkimin e Italise, i la vendin djalit te tij, Mbretit Umberto I dhe ky i fundit ia la fronin te birit, Viktor Emanuelit III. Me 12 prill te vitit 1939 nje perfaqesi shqiptare e kryesuar nga kryeministri kuisling i asaj kohe Shefqet Verlaci i dorezoi Viktor Emanuelit III kuroren e Mbretit te Shqiperise. Vendimi ishte marre nga Asambleja Kombetare e mbledhur pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste. Deri ne vitin 1943, Viktor Emanueli III vazhdonte te quhej Perandor i Italise dhe Etiopise dhe Mbret i Shqiperise. Me renien e fashizmit, ra edhe Perandoria Italiane e cila ishte themeluar nga Benito Musolini ne tentative per te ringjallur perandorine e vjeter romake. Ne vitin 1946 Viktor Emanueli III abdikon nga froni i Mbretit te Italise ne favor te djalit te tij Umberto II. Disa muaj me vone, referendumi popullor vendosi rrezimin e monarkise dhe shpalljen e Republikes. Viktor Emanueli III, nipi i Viktor Emanuelit II, njeriut qe themeloi Italine moderne, u detyrua te marre rrugen e mergimit. Vetem ne fillim te mijevjecarit te trete pasardhesit e Savojave u lejuan te rikthehen ne Itali, por vetem si qytetare te thjeshte.

Qellimi politik i nje vizite

Vizita e Perandorit te Italise e Etiopise dhe Mbretit te Shqiperise Viktor Emanueli III nuk ishte e rastesishme ne Gjirokaster. Pas disfates italiane ne luften italo-greke, ky qytet ka qene pushtuar nga trupat greke. Ne 6 prill te vitit 1942 Gjermania sulmon Jugosllavine dhe Greqine. Pasi trupat e Vermahtit pushtojne nje pjese te madhe te Greqise, ne 13 prill trupat italiane hidhen ne kunderofensive. Perballe kishin nje ushtri gjysme te shpartalluar nga goditjet gjermane dhe te vogel ne numer, pasi pjesa derrmuese ishte rreshtuar ne mbrojtje te kryeqytetit. Ne 24 prill te vitit 1942, pas pushtimit te Athines nga gjermanet, merr fund edhe lufta italo-greke, qe i kushtoi Musolinit 13.755 te vrare, 50.874 te plagosur, dhe 25.067 te humbur. Ndersa Viktor Emanueli III mberrin ne “qytetin e Jugut” ai duket se me kete gjest kerkon t’u thote qytetareve te Gjirokastres se tashme greket jane mundur perfundimisht dhe Shqiperia eshte nen mbrojtjen e “padronit te ri”.

Atentati, hipotezat per Vasil Lacin

Ne 17 maj te vitit 1941, ndersa Perandori i Italise dhe Etiopise Viktor Emanueli III largohej nga kryeqyteti shqiptar per t’u kthyer ne Rome, atij i behet nje atentat. Ne rrugen e Durresit, ndersa korteu mbreteror ishte drejtuar per ne aeroportin ushtarak te Laprakes, i riu shqiptar Vasil Laci qellon ne drejtim te tij me pistolete, duke plagosur lehte perandorin. Historiografia e periudhes komuniste e ka paraqitur kete akt si shfrim i urrejtjes popullore ndaj pushtuesit, ndersa vete italianet kishin dyshime te forta se i riu nga Piqerasi i Himares ishte shtyre nga qarqe nacionaliste greke per te qelluar mbi njeriun qe dekretoi shpalljen e luftes italo-greke.

Qershor 1936 , Motrat e Zogut vizitojne Gjirokastren

Ne qershor te vitit 1936 ne qytetin e Gjirokastres mberriten dy motrat e mbreti Zog, te cilat u akomoduan ne Hotel “Royal”. Duket se vete pozicioni i Gjirokastres dhe natyra e saj, ku historia gershetohej me romantizmin do te terhiqte kersherine e princeshave. Te dyja motrat e mbretit Zog u sistemuan ne njeren prej dhomave te kateve te siperme te hotelit, ballkoni i te cilave shikonte nga sheshi kryesor i qytetit. Madje te moshuarit ne Gjirokaster kujtojne ende se kur ato dolen ne ballkon ne oret e pasdites, bukuria, elegance dhe menyra e veshjes se tyre terhoqi kuriozitetin e gjirokastriteve, te cilet u mblodhen ne pjesen e sheshit perballe godines se hotelit. Me pas vizita e tyre do te vijonte ne disa qytete te tjera te Jugut te vendit.

Nga Blerim Kore/koha jone

Ndarja e Shqipėrisė nė vitin 1919, zbardhen dokumentet e Washingtonit

WASHINGTON – Teksti i korrespondencės midis Washingtonit dhe kryeministrave britanikė dhe francezė jepet si mė poshtė: Korrespondenca nisi me njė memorandum tė pėrbashkėt britaniko-francezo-amerikan, tė firmosur mė 9 dhjetor.

Teksti i kėtij dokumenti ishte publikuar nė “The New York Times” mė 22 shkurt, nė njė mesazh special tė dėrguar nga Parisi, duke pėrjashtuar seksionin e fundit tė tij. Kjo shtesė tek memorandumi ėshtė shpėrndarė sot dhe thotė si mė poshtė:

Shtesė nė Memorandum pė Shqipėrinė

“Qeveritė e Shteteve tė Bashkuara, Britanisė dhe Francės dėshirojnė tė njohin pavarėsinė e shtetit shqiptar. At konsiderojnė se shteti i Shqipėrisė. Ata konsiderojnė se shteti i Shqipėrisė do tė urdhėrohet tė sugjerojė zgjerimin nė Paragrafin Nr 4 tė Pikės XXII tė Konventės sė Lidhjes sė Kombeve, tė asistencės dhe kėshillimit administrativ tė njė prej fuqive tė mėdha. Pėr kėtė, falė situatės gjeografike tė saj dhe kapacitetit ekonomik, ėshtė sugjeruar fillimisht Italia qė ta bėjė kėtė detyrė.”

“Pėr kėtė, qeveritė e Shteteve tė Bashkuara, Britanisė dhe Francės janė tė shqetėsuara ti lėnė nė dorėzim Italisė njė mandat mbi shtetin shqiptar nėn kushtet e pėrfshira nė konventėn e Lidhjes sė Kombeve. Ata konsiderojnė se kėto kushte do tė krijojnė bazat e pranimit tė kėtij mandati prej Italisė dhe mund tė jenė nė marrėveshje midis qeverisė italiane dhe qeverive kryesore aleate dhe fuqive.

Pikat e dokumentit tė publikuar

Pikat e njė marrėveshje tė tė tillė janė si vijon”
1-Shqipėria ėshtė pranuar si shtet i pavarur brenda kufijve tė pėrcaktuar nė strukturėn shpjeguese tė memorandumit. Megjithatė, asnjė nga kėto kushte nuk do tė shmangė shtetin shqiptar nga tė negociuarit me shtetin serbo-kroatp-slloven pėr rregullimet rajonale, siē mund tė bėhen ato nė mbėshtetje me nevojat etnografike lokale dhe ato ekonomike.

(2) Qeveria serbo-kroato-sllovene do tė ketė tė drejtė tė ndėrtojė dhe operojė pėrgjėmes hekurudhave nė veri tė Shqupėrisė, bazuar marrėveshjes 41, pika 15 dhe nė rast tė kundėrt, tė gėzojė privilegje tė plota tė rėndėsisė ndėrkombėtare pėrgjatė Veriut tė Shqipėrisė.
(3) E drejta e kontrollit tė zhvillimit tė lumit Bojana do tė jepet nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve, ku pushteti pėr njė ēėshtje tė tillė do ti delegohet Italisė apo shtetit serbo-kroato-slloven nėn kushtet e veēanta. Ėshtė vlerėsuar pėr kėtė synim se Mali i Zi do tė krijohet si pjesė e shtetit serbo-kroato-slloven.

Shkrimi ėshtė publikuar mė 26 shkurt 1920 nė “The New York Times


Ja planet e Willsonit dhe skemat anglo-franceze pėr rajonin sipas hartave

WASHINGON - Nė hartė tregohen zonat e Istrias dhe Fiumes, siē u ndanė nga Marrėveshja e Londrės, mė 26 Prill 1915, sipas kushteve me tė cilat Italia hyri nė luftė; sipas linjės sė Uillson, siē iu komunikua fillimisht delegacionit italian nė Paris, mė 14 prill 1919; dhe sipas ndryshimeve tė bėra nė linjėn e Uillsonit, tė shprehura nė memorandumin trepalėsh britanik-francezo-amerikan pėr Italinė, mė 9 dhjetor 1919; dhe nga ndryshimet e bėra nė linjėn e Uillsonit tė shprehur nė propozimet pėr kompromis, tė pranuar nga Anglia, Franca dhe Italia, pavarėsisht presidentit Uillson, dhe tė parashtruara Jugosllavisė me ultimatumin alternativ qė ishte ekzekutuar nga Marrėveshja e Londrės sė 20 Janarit 1920.

Harta e poshtme shfaq zonat e Adriatikut dhe bregdetin e ndarė nga disa vija dhe modifikimet e tyre. Ajo qė konstatohet brenda nė hartė ėshtė se ndryshimet e bėra nė 9 dhjetor nga linja e Uillsonit, i japin Italisė rajonin e Albonės, bregdetin e Arsės, midis Kepit tė Gjuhėzėz dhe Fianonas, 60 milje nė jugperėndim tė Fiumes. Ata shtojnė se ishujt e Lussinit dhe Unies, tashmė tė ndara, dhe grupi i ishujve tė Pelagosas dhe Lisas, pėrgjatė Lagostas, kaluan nėn Jugosllavinė; ndryshime janė bėrė edhe nė kufirin jugor tė Shqipėrisė, nė favor tė Greqisė; ndėrsa pėrgjatė kufirit serbo-shqiptar, nė veri, mbeten ashtu siē ishin pėrcaktuar nė Konferencėn e Londrės sė vitit 1913; Vlora nė bregdetin shqiptar, i ėshtė dhėnė Italisė, me njė territori tė mjaftueshėm strategjik pėr mbrojtjen e saj. Dokumenti i 20 janarit bėn dy ndryshime tė rėndėsishme nė linjėn e Uillsonit, siē tregohen nė hartėn lart. Ajo zgjeron koncesionin e Albonas nė drejtim tė veriut, tė pėrcaktuar mė 9 dhjetor, duke i dhėnė nė kėtė mėnyrė Italisė tė tėrė bregdetin e Istrias, vendos afėrsi territoriale midis kufirit tė ri dhe qytetit tė Fiumes, pėrgjatė bregdetit lindor tė Voloskės, dhe plani i linjės sė Uillsonit, i jep liri veprimi Triestes pėr t’i dhėnė njė mbrojtje mė tė mirė ushtarake qytetit. Nė hartėn e mėposhtme, i jepet Jugosllavisė territori verior i Shqipėrisė larg nė jug deri nė Drin.