Ka pak kohė qė Big Mama nuk po shfaqet nė ekran, ēfarė po ndodh, me se jeni marrė sė fundmi?
Kam pasur shumė aktivitete, pasi pėrveē muzikės kam edhe njė emision nė Maqedoni Big Mamas Show, ėshtė njė emision javor qė transmetohet ēdo tė hėnė dhe shumė aktivitete tė tjera.
Ēfarė mban gjithmonė nė ēantė?
Dy celularėt dhe parfumin.
A do tė doje tė bėje operacion plastik?
As edhe njė pjesė nuk do doja qė tė bėja operacion plastik, pasi ēdo pjesė e trupit tim ėshtė e pėrkryer.
Ēpjesė tė trupit sdo doje ta prekte plakja?
Sma merr mendja se do plakem shpejt, pasi gjithė ditėn qesh por, nė qoftė se do zgjidhja, fytyrėn.
Jeni e dashuruar?
Ha, ha, ha, e dashuruar them se edhe po, por edhe jo.
Kur keni kryer sė fundmi marrėdhėnie seksuale?
Kjo ėshtė punė pėr mua dhe jo pėr ty.
Kush ėshtė pėr ty mashkulli mė seksi?
Pėr mua mashkulli mė seksi ėshtė dhe do tė jetė Besnik Qata, vokalisti i grupit NRG Band.
Ēpjesė tė trupit shikon nė fillim te njė mashkull?
Te njė mashkull unė nė radhė tė parė vėshtroj prapanicėn.
Defekti i meshkujve tė sotėm sipas teje, cili ėshtė?
Kalojnė gjithė kohėn duke jua lypur femrave.
Gjėja e parė qė bėn direkt pas seksit?
Nė pėrgjithėsi shkoj nė frigorifer dhe ha diēka.
Kur del para pasqyrės ēfarė i thua vetes?
O zot i madh sa seksi qė jam.
Cila ėshtė fraza qė tė thonė djemtė kur kalon rrugėve?
Hej Big Mama, hej loēk.
Sa gėnjeshtare ėshtė Big Mama?
Tė them tė vėrtetėn nuk di tė gėnjej, por me raste edhe mė kalon ndonjė gėnjeshtėr e vogėl.
Premtimi qė i bėn fansave Big Mama?
Unė nuk premtoj, por realizoj.
Ēfarė ke ndėrmend tė realizosh sė shpejti pėr ta?
Tani pėr tani album tė ri nuk do ketė, por njė videoklip tjetėr me siguri qė mund tua premtoj. Por gjithashtu nė mendjen time kam shumė projekte qė dua ti realizoj, por nuk do zbuloj asgjė tani pėr tani.
Bleona tė shohim kėto ditė nė Tiranė. Ke ardhur me pushime?
Ēpushime zeza! (Qesh). Jam me koncerte dhe jo pėr pushime. Gjithsesi e konsideroj pushim faktin qė po rri disa ditė me mamin dhe babin, por kjo ndodh vetėm paraditeve pasi pasditet I kam tė zėna me koncerte. Thuajse ēdo ditė kam nga njė koncert. Jam shumė e zėnė dhe nuk di sesi po e pėrballoj gjithė kėtė ngarkesė.
Si ėshtė jeta midis Amerikės dhe Shqipėrisė?
Jeta midis Amerikės dhe Tiranės ėshtė 13 orė diferencė me avion si edhe 40 orė pa gjumė duke pėrmendur kėtu edhe kohėn qė tė zė pėrgatitja e valixheve. Unė e bėj kėtė rrugė shumė shpesh dhe njerėzit mė shohin mė shumė nėpėr sallat e biznesit nė aeroporte sesa nė rrugė apo nė ambiente tė tjera nė Tiranė.
Si po shkon marrėdhėnia me Ganiun?
Marrėdhėnia jonė nė ēift mund tė them me plot gojė qė ėshtė e shkėlqyer. Nė fakt ju gazetarėt Ganiun e keni bėrė personazh VIP. Nė vend tė mė pyesni mua se si jam kur vij, menjėherė interesoheni pėr tė dhe vėmendja pėrqendrohet tek ai. Ganiu ėshtė yll. Momentalisht po bėn njė makinė si dhe sapo ka blerė motorin e Porshe 917. Ky ėshtė projekti me tė cilin po merret burri im i dashur. Shtėpia jonė nuk ka mobilie brenda por, ka vida, ēelėsa anglez e tė tjera materiale si kėto. Ky ėshtė pasioni i tim shoqi dhe nė momentin qė unė e dua duhet tė respektoj edhe pasionin e tij ashtu sikurse edhe ai respekton pasionin tim pėr kėngėn dhe koncertet. Kėshtu qė nė momentin qė unė toleroj sediljet e makinave qė kam nėpėr shtėpi atėherė duhet toleruar edhe dy mujorshi qė unė vij nė Shqipėri, nė shtėpinė time dhe marr pjesė nė koncerte. Nė kėto kushte keni njė mirėkuptim tė plotė pėr sa i pėrket punės time dhe tė Ganiut. Unė kėngėn, ai ndėrtimin e makinave.
Si do ta cilėsonit lidhjen tuaj 4 vjeēare?
Nė datėn 18 Qershor ne kemi mbushur plot katėr vite dashuri bashkė. Katėr vjet lidhje me Ganiun. Deri tani jam shumė e kėnaqur dhe njėkohėsisht shumė e lumtur. Por nuk e kam fare idenė sesi do i shtyjmė deri nė 40 vite martesė bashkė, kohėzgjatja e ēifteve kjo. (Qesh)
Cili ėshtė mė tolerant nga ju? Pas zėnkave qė ndodhin nė ēift, kush kėrkon mė shpesh falje?
Nė momentin qė gjėrat shkojnė deri te zėnkat nuk ia vlen mė tė kėrkosh falje, puna ėshtė qė nuk duhet tė zihesh. Nė momentin qė zihesh ėshtė pak problem tė kėrkosh falje. Unė jam shumė krenare kurse djali ėshtė tmerrėsisht kokėfortė. Kėshtu qė askush nuk kėrkon falje ndėrsa ditėn tjetėr jemi sikur nuk ka ndodhur asgjė. Gjithsesi unė jam ajo qė toleroj. Pėr surprizėn e tė gjithėve ėshtė tamam kėshtu siē po ju them dhe pėr kėtė nuk ka mė befasira. Tė gjithė njerėzit mendojnė qė ėshtė Bleona ajo qė e kontrollon kėtė marrėdhėnie. Jo, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ėshtė Ganiu ai qė ėshtė burri i shtėpisė dhe ėshtė Ganiu ai qė po thellon ēdo gjė dhe qė ma bėn tetė me dy.
Pra nė kėtė marrėdhėnie dominon Ganiu?
Unė ju betohem qė ėshtė Ganiu ai qė bėn ligjin nė shtėpi dhe ritheksoj: ėshtė ai qė ma bėn 8 me 2. Po tė doni besojeni po tė doni jo. Por nga ana tjetėr ai ėshtė njė djalė shumė i mirė, i pjekur dhe i kupton gjėrat. Ėshtė zemra e bukur e mamit tė vet. Mė ka marrė malli se kam dhjetė ditė pa e parė.
Ju tashmė keni prej disa kohėsh certifikatėn e martesės. Po e shumėpėrfolura dasmė, kur do tė ndodhė?
Certifikata e martesės nėnkupton qė je martuar me dikė. Gjithmonė them me vete, pse nuk merren njerėzit me ata qė i kanė gratė nė shtėpi pa certifikatė martese dhe thonė: kjo ėshtė gruaja ime, por merren me mua qė jam me certifikatė martese por pa bėrė dasmė. Pse nuk merren me kėtė kategori? Nė momentin qė do tė sqarohet problemi i kėtyre tė parėve atėherė do sqarohet edhe problemi im. Ėshtė shumė normale.
Pra po na lini tė kuptojmė se nuk do tė bėni dasmė?
Shikoni, Ganiu nuk njeh njeri nė Shqipėri. Dasmėn do ta bėjmė por duhet tė prisni se kur kjo do tė ndodhė. Po u bė, u bė, po su bė, su bė. Nė fakt mė nervozon pak kur mė pyesin dhe vazhdojnė tė mė pyesin pėr dasmėn.
Sa qejf i ka Bleona fėmijėt?
Bleona i pėlqen fėmijėt ti pėrkėdhelė pesė minuta dhe tė luajė dhjetė minuta. Pas kėtyre dhjetė minutave, i pėlqen qė dikush tjetėr tė merret me ta pėr sa i takon ndėrrimit tė pampersave, tė ushqyerit apo mėnyrės sesi fėmijėt qajnė.
Sa do tė dėshironit tė kishit nga martesa juaj?
Fėmijėt janė gjėja mė e bukur nė botė. Sigurisht qė edhe unė dua tė kem njė fėmijė, ndoshta kjo do tė ndodhė vitin tjetėr, ndoshta pas dhjetė vjetėsh. Kėtė nuk e dimė akoma se sikur na ka dalė Hollivudi pėrpara dhe na prish planet. Varet nga filmat qė do tė bėj. Sa mė shumė filma do tė realizoj, aq mė shumė fėmijė do tė kem (kėshtu ndodh me aktorėt pė rsa u takon fėmijėve). Por diēka dua tu bėj tė qartė tė gjithėve. Fėmijėt e mi do jenė shumė tė famshėm.
Marrėdhėniet me gatimin?
Nuk di tė gatuaj, dhe duke qenė se njė gjė tė tillė nuk di ta bėj i bie qė tė dy tė jemi me dietė. Pra kėshtu le tė mbetet pasi nuk shėndoshemi. Ne tashmė flasim me nivele karbohidratesh dhe proteinash, nuk themi se ēfarė hėngrėm pėr drekė apo pėr darkė. Shyqyr qė Ganiu mė akuzon qė sa herė marr mundimin tė gatuaj dhe hamė diēka ai shėndoshet, kėshtu qė unė as tentoj mė tė gatuaj. Jemi rehat tė dy. Kėshtu edhe unė kam mė shumė kohė tė merrem me veten time.
Cilat janė materialet mė tė fundit muzikore qė po pėrgatit?
Kėngėt e mia tė reja titullohen Hotness dhe Magnetic. Ėshtė pėrfunduar varianti nė anglisht por ende ai nė shqip pasi kam qenė shumė e zėnė me koncertet. Nė momentin qė do pėrfundohet varianti nė shqip atėherė do tė bėhen edhe dy klipe qė do tė dalin nė Shtator apo Tetor.
Si i ke pėrjetuar koncertet e fundit? Sa emocion tė kanė falur ato?
Nė koncerte po ndihem mrekullisht mirė. Pa marrė parasysh se ku do tė jetoj apo ēfarė peshe do kem nė tregun amerikan unė gjithmonė do jem Bleona e lindur dhe e rritur nė Tiranė. Ndihem shumė e mirėpritur. Mė presin me padurim kur vij. Kėtė e vlerėsoj dhe e respektoj pa masė. Mendoj qė kam bėrė shumė dhe jam kthyer nė njė personazh tė dashur pėr publikun. Pa u mburrur mund tiu them qė jam njė person qė nuk i pushon telefoni nga fansat. Duan tė bėjnė foto me mua, mė zbresin pafund nga makina. Asnjėherė nuk do tė jem arrogante apo mendjemadhe me publikun, ndėrsa pėr tė tjerėt, kush e meriton...patjetėr qė po.
Ku do ti kaloni pushimet kėtė vit?
Nė fakt nuk e di se ku do i kalojmė, dhe nuk di nė do kem kohė pėr pushime apo jo. Por mendoj se disa ditė do i bėj, por shumė pak. Jam shumė e zėnė me koncertet, do tė filloj edhe nga xhirimet e klipeve. Janė ditė shumė tė ngjeshura. Nuk mendoj se do ketė pushime tė gjata kėtė vit edhe pse dua ta marr pak veten. Nuk kam zgjidhur ende punėn e filmit pėr tė cilin do tė desha tė flisja nė njė tjetėr intervistė pa dashur tė zbuloj asgjė. Nuk kam zgjidhur ende as punėn e albumit nė Anglisht.
Artistja e popullit
Tinka Kurti, Ylli mes yjeve tė artit shqiptar
Mbrėmja e tė shtunės, ka mbledhur yjet e artit shqiptar nė ambientet
e pistės "Iliria"nė Durrės. Njė ceremoni prekėse, e mbushur me
emocione, ka "kurorėzuar" sallėn komode tė katit tė dytė tė
"Ilirisė" me emrin e artistes sė Popullit Tinka Kurti. Kanė qenė tė
pranishėm breza artistėsh, intelektualė dhe njerėz tė fushės sė artit,
familjarė dhe miq tė artistes. Pas fjalės sė hapjes nga protagonisti Skėnder
Jaēe, dhe fjalės sė artistit tė popullit Piro Milkani, artistja e famshme ėshtė
mbushur me emocione duke e ndjerė veten "ngushtė" pėr tė luajtur kėtė
rol. Me lot nė sy, ajo i ėshtė pėrgjigjur regjisorit kur u shpreh se: "
Tinka Kurti ėshtė ylli i artit shqiptar" se: Unė ndodhem mes yjeve tė
artit. Pas prerjes sė shiritit, u ēel si pari i kinemasė duke shfaqur filmin
"Tinka" i regjisorit Esat Teliti, ku jepet jeta dhe karriera e
artistes, kryerolet e saj. Pas shfaqjes, artistes i janė dhuruar buqeta me
lule, dhurata dhe duartrokitje pa fund tė pjesėmarrėsve.
Nė heshtje pėrmes lotėsh e emocionesh, aktorja ėshtė pėrkulur me nderim, pėr
nderin dhe mirėnjohjen e shprehur ndaj saj nė kėtė mbrėmje qershori nė pistėn
me emrin e bukur "Iliria" nė plazhin e Durrėsit.
Pas ceremonisė realizuam kėtė bashkėbisedime me aktoren e madhe, artisten e
Popullit Tinka Kurti.
Ēdo tė thonė kėta lot pėr aktoren e
madhe Tinka Kurti nė mbrėmjen e sotme?
E emocione, emocione tė pafundme, qė nuk mund ti pėrmbash dot. Ndjehem dyfish e
vlerėsuar, vendosja e emrit tim nė kėtė kinema luksoze si dhe pjesėmarrja e kaq
shumė njerėzve, e brezave tė artistėve, njerėzve tė artit, intelektualė dhe miq
kaq tė shumtė nė kėtė mbrėmje tė pazakontė. Tė kesh spektatorė kėta yje tė
artit nė sallėn e kinemasė mė tė re me emrin tim, ėshtė njė eveniment i
jashtėzakonshėm, qė do tė lėrė gjumė nė jetėn time.
Si ndodhi qė u pėrzgjodhėt ju, zonja
Tinka?
Kohė mė parė ma ka shprehur idenė Skėnder Jace, njė djalė i mrekullueshėm,
tepėr i pasionuar pas artit. Ėshtė njė djalė nga Kuēova, qė ka punuar nė
emigracion vetėm pėr t'iu pėrkushtuar kinemasė. Pak kohė mė parė bleu dhe
rindėrtoi kinemanė e Kuēovės, qė i vuri emrin e tė madhit Kadri Roshi. Ajo
ėshtė bėrė njė qendėr e rėndėsishme pėr kulturėn e atij qyteti. Kohėt e fundit
ka marrė me qera 3 kinema tek "Sheraton " dhe ja edhe njė tjetėr
kinema nė plazhin e Durrėsit. Ėshtė njeri i jashtėzakonshėm, i pasionuar pas
kinemasė, qė pėrveē se ngre me duart e tij njė institucion kulturor, pėrjetėson
edhe emrat e artistėve. Njė gjė e jashtėzakonshme pėr njė qytetar tė kėtij
vendi.
Ju pyesni pėrse u zgjodha pikėrisht unė?
Kėtė pyetje duhet t'ia bėni atij, ajo ēka dua tė them unė, ėshtė se kur mė
paraqiti idenė i thashė: Tė faleminderit, ka artistė tė tjerė qė duhen
pėrjetėsuar, unė e kam emrin edhe nė njė shkollė. Ai nuk luante nga vendimi i
tij, dhe unė isha e pafuqishme pėr ta kundėrshtuar dhe vepruar. Tek e fundit
ishte dėshira e tij dhe unė duhet ti shpreh mirėnjohjen time.
Bėhet fjalė edhe pėr njė shkollė qė ka emrin tuaj?
Ėshtė shkolla e Lekbibajt. Ndjehem krenare, pasi jo vetėm ėshtė nė trevėn ku
unė jam rritur dhe kam dhėnė kontributin tim si artiste, por, pėr mė tepėr,
shkolla e kėtij fshati ėshtė ēelur nga Luigj Gurakuqi.
Njė ditė tė bukur me diell vjen dhe mė takon kryetari i komunės sė Lekbibajt dhe
prezantohet: Unė jam Dedė Malaj. Ka ardhur edhe sonte kėtu dhe mė emocionoi
ardhja e tij nga Lekbibaj. Ėshtė njeri babaxhan, i shėndetshėm dhe gjithė
humor.
- Kena vendosė vetė, vetėm po tė vėmė nė dijeni, qė shkolla jonė do tė ketė
emrin "Tinka Kurti". Sė shpejti do tė bėjmė ceremoninė dhe do tė
sjellim vetė si kokrra e mollės nga Tirana nė Lekbibaj dhe do tė kthejmė
pėrsėri nė shtėpi. Ishte e paharruar ajo ditė pėr mua. Tingujt e lahutės mė
kumbojnė nė vesh tėrė kohėn.
Ndonjė kėngė pėr ju?
Keni kontakt me shkollėn dhe nxėnėsit e saj?
Ka rėnė rasti, por mė ka prekur njė vajzė e re qė mu afrua dhe mė tha: Unė jam
nxėnėse e shkollės "Tinka Kurti", ju kam sjellė historikun e krahinės
tė pėrmbledhur nė kėtė libėr dhe njė ftua. I ruaj si gjėra tė shtrenjta, madje
kaluan 4 vjet dhe ftoi ende rron. Kam merak ta zė me dorė, se mos shpėrbėhet. I
vendosur mbi njė etazher, kundėrmon erėn e mrekullueshme qė ka ky frut, por
pėrcjell njėherėsh edhe mirėnjohjen e nxėnėsve tė shkollės qė ka emrin tim.
Mund tė pėrmendni evenimente tė tjera qė u janė bėrė gjatė karrierės tuaj
artistike?
Janė aq shumė, sa kur i pėrmend dikush do tė shprehej; Ēia fut rrenės kjo
Tinka. Nė tė vėrtetė gjysmat i kam mshelė nėpėr valixhe. Kur i shfletoj
ndonjėherė, mė kujtohet e ndjera nėna ime qė i thoshte sime motre, Pinės:
Martou Pina (mjeshtre sporti) se me vete do tė marrėsh njė valixhe me medalje e
kupa. Kjo ėshtė pasuria mė e ēmuar pėr njeriun. Edhe pėr mua, do tė duhej njė
kalė pėr tė transportuar kėtė "barrė" medaljesh dhe vlerėsimesh qė
janė bėrė nė kohė tė ndryshme.
Nė mos gabohem, Tinka Kurti ėshtė e para artiste qė ėshtė pėrfshirė nė
Enciklopedinė " 5000 gra tė shquara nė botė", pas rėnies sė regjimit?
Ėshtė e saktė. Bėhet fjalė nė vitin i994, por ceremonia mė ėshtė bėrė nė
Stokholm.
Besoj me emocion e pėrjetuat edhe nė Shqipėri?
Ju jeni edhe qytetare Nderi e Shkodrės
dhe natyrisht, vendlindja tė pėrcjell tė tjera emocione, apo jo?
Ėshtė e vėrtetė. Shkodėrlokja ime, ka vend tė veēantė nė zemrėn dhe jetėn time,
sidoqė jam shprehur se nuk u respektua radha pėr tė dhėnė kėtė titull.
Gjithsesi, mė mirė vonė se kurrė-thotė njė shprehje popullore?
Jo, unė e kundėrshtoj kėtė shprehje dhe them. Mė mirė kurrė se sa vonė dhe
kėsaj i pėrmbahem.
Zonja Tinka, e konsideroni privilegj qė jeni e vetmja artiste dhe personalitet
qė evenimente tė tilla sikurse janė vendosja e emrit nė institucione shkollore
e kulturore bėhen nė tė gjallė, pasi nė vendin tonė zakonisht figurat
vlerėsohen kur ikėn nga kjo jetė?
Keni tė drejtė, kėshtu ndodh nė Shqipėri, por duhet korrigjuar. Ėshtė gjė e
bukur dhe merr vlerat e duhura kur nė kėto pėrjetėsime, ėshtė i pranishėm
artisti apo personaliteti qė e meriton. Ja, kėshtu duhet vepruar edhe me
artistė tė tjerė dhe jo vetėm artistė, por edhe gra e burra tė shquar, qė kanė
bėrė e bėjnė pėr kombin e tyre. Unė nuk e ndjej privilegj, pse mė bėhet pėr sė
gjalli, por vlerėsoj dhe u jam mirėnjohės tė gjithė atyre qė vlerėsojnė
karrierėn time si artiste.
E vlerėsoni si eveniment dhėnien e 10 mijė eurove nė spektaklin e regjisores
Grabocka dhe pėr ēfarė keni menduar ti shpenzoni tė hollat?
Deri tani folėm pėr vlerėsimet nė letėr, qė janė tė shumta, ndėrsa atė ēka bėri
regjisorja Grabocka dhe biznesmeni i shquar kosovar, ėshtė e rrallė, sepse
ishin bashkudhėtare vlerėsimi i karrierės dhe shpėrblimi nė tė holla. Ishte e
jashtėzakonshme, pasi sikurse e dini, artistėt janė tė varfėr dhe nė kėtė moshė
qė kalojnė, kanė nevojė pėr shumė gjėra, por me pensionin qė marrin nuk i
pėrballojnė dot. Sikur, ky biznesmen-artdashės, tė ishte kryeministėr, apo
ministėr i Kulturės, si lum njerėzit e artit.
Ēfarė nėnkupton ky konkluzion i juaji?
Ėshtė i qartė nėnteksti, qė pėrballet me realitetin shqiptar. Ai bėri atė, qė
nuk e ka bėrė kurrė shteti. Ministria e Kulturės mė pėr zemėr ka turizmin dhe
ka lėnė nė harresė njerėzit e artit, qė janė njė investim prej gjysmė shekulli
e mė shumė pėr Kombin. Ky biznesmen me shpirt artisti, na zuri njė hall me ato
lekė qė na dha, na siguroi njė pleqėrim tė mirė dhe njė ikje me nder. Ia bėftė
Zoti diell jetėn dhe aktivitetin e tij.
Flitet qė pėrzgjedhja e artistėve ngjalli edhe xhelozi e debat tek tė tjerė.
Cili do tė ishte komenti juaj?
Nuk besoj tė jetė xhelozi, por njė dėshirė e secilit, pėr tė qenė pjesė e kėtij
spektakli, qė u shoqėrua me atė shumė tė hollash. Kanė tė drejtė, pasi sikurse
thashė mė lart, artistėt janė tė varfėr. Mua mė bėri pėrshtypje telefonata e
artistes sė shquar, mjeshtėrit tė madh Drita Pelingu, e cila tha shprehimisht:
"Tė uroj me gjithė shpirt Tinka pėr vlerėsimin qė tu bė ty dhe shoqeve tė
tjera. Ky vlerėsim na pėrket tė gjithė artistėve". Tani, unė them se a duhej
tė pėrfshihej kjo artiste nė kėtė 14-tėshe? Sigurisht dhe unė do tė isha e
gatshme ta lija njė vendin tim, por, gjykoj se regjisorja Grabocka, apo njė
tjetėr, do tė mendojnė edhe pėr artistėt e tjerė, qė kanė po aq vlera dhe
nevoja sa edhe ne qė ishim pjesė e kėtij spektakli tė madh. Pėr tė hequr
kuriozitetin tuaj se ēfarė do tė bėhet me kėto tė holla, po ju them qė ēela njė
librezė dhe do tė tėrhiqen nė kohėn e duhur, nė momentin e domosdoshėm.
Sa ėshtė e lidhur artistja e Popullit Tinka Kurtin me Kosovėn?
Si mishi me kockėn, pasi ato i mban nė jetė gjaku shqiptar. Kam dėshirė tė bėj
publike pėr herė tė parė kėtė foto, qė e kam si gjėnė mė tė shtrenjtė. Ma ka
dhuruar njė mikesha ime me njė shėnim prekės nė faqen e bardhė tė saj. Kam dalė
nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, nė Prishtinė, kur njė grup
intelektualesh, anėtare tė Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi",
shkuam pėr ta pėrjetuar atje ngjarjen e madhe. Ishte njė ditė shumė e ftohtė,
minus 20 gradė. Ajo dėbora e bardhė qė ra, ishte simbolike, fshiu nga faqja e
asaj toke tė gjitha tė zezat. Ishte ftohtė, por zemrat dhe shpirti i
shqiptarėve, kurrė nuk u ndje aq ngrohtė. E pra ėshtė ēasti kur kryeministri
kosovar tha: Kosova shpallet shtet i pavarur, dhe nė atė ēast qindra qytetarė nė
hollin e Hotel Grand na mbuluan me flamuj dhe vendosėn nė kokė qeleshen e
bardhė, simboli i shqiptarėve. Pastaj Kosovės i kam "falė" 5 filma,
dhe tani pres tė xhirohet njė film me 100 seri, ku edhe unė jam protagoniste.
Keni role nė duar nė teatėr apo kinematografi?
Jam nė xhirime e sipėr nė njė film me temė nga gjakmarrja me Tan Minarollin,
kam rolin e gjyshes, qė mė pėlqen shumė. Fillojmė xhirimet tani mė 17 qershor
nė fshatin Baldushk. Ndėrsa priten xhirimet e filmit me 100 seri me skenarist
shkrimtarin kosovar. Mulliqin dhe regjisor Rashėn. Ėshtė po ai regjisor qė na
bėri protagonistė tek filmi qė u prezantua tek "Milenium" dhe qė ka
arritur sukses nė shumė shtete tė botės, veēanėrisht nė Amerikė. Njėherėsh dua
t'ju them se mbresė tė veēantė ka pėr mua filmi i porsa-mbaruar, por ende nuk
ėshtė shfaqur "Streha e tė Harruarve" e Saimir Kumbaros.
Si e pėrballoni e vetme jetėn nė apartamentin tuaj nė katin e tretė"?
E kaloj ditėn mes artdashėsve, vargu i tė cilėve
Sigurisht, tė ngrysesh dhe gdhihesh vetėm, nuk ėshtė e lehtė, por ja qė
emigrimi ma mori djalin e vetėm. Sikurse e dini, unė kam njė shtėpi tė
thjeshtė, pa komoditetin e kohės, por zonja e saj ėshtė njė artiste qė ka
sakrifikuar pėr tė lėnė si pasuri 110 vite punė.
110 vite..njė gabim nė shprehje?
Jo aspak. Kam plot 110 vite punė, pavarėsisht se mbusha 75 vjeē. Bėni llogarinė
60 vjet nė teatėr dhe 50 vjet nė kinematografi, bėhen 110 vjet? Madje, kjo
ėshtė e jashtėzakonshmja qė tė pėrballosh njėherėsh intensitetin e punės sa nė
skenė edhe nė filma. E pazakontė. Edhe ne qė i kemi pėrjetuar, kur i kujtojmė
tani, nuk na besohet. Ndaj them, qė kjo shtėpizė e varfėr, tė mbetet njė muze i
pasur.
Apartamentin tuaj muze?
Kjo ėshtė shtėpia ime, e vetmja pasuri qė kam nė kėto 110 vite punė e
sakrificė. Mendoj dhe i a kam thėnė tim biri, qė kjo banesė do tė jetė derė
ēelur pėrjetėsisht. Aty do tė evidentohet "pasuria" ime, vlerėsimet,
foto, kaseta e SD me filmat e mi, veshje tė roleve, pra jeta e Tinkės, qė ėshtė
e lidhur ngushtė me jetėn e artit shqiptar dhe tė atij brezi qė besoj, shkruan
pjesėn mė tė artė, qė janė vendosur nė themelet e skenės dhe kinematografisė
shqiptare.
Njė pyetje tė fundit pėr t'ju larguar kėtyre mendimeve tė pakėndshme sidoqė,
intervista bėhet nė pas njė ceremonie gazmore. Jeni artistja e parė shqiptare
qė keni provuar puthjen nė film, por qė ju ka mbetur gozhdė qė nuk i ėshtė
pėrcjellė spektatorit. Nėse do tu jepej ky rol sot, do ta merrnit pėrsipėr?
Vėrtetė qė mė ka mbetur gozhdė, qė nuk u publikua as nė kohėn e regjimit dhe as
mė pas "puthja me partnerin tim, tė madhin Naim Frashėri tek filmi
"Tana". Nuk ėshtė fjala pėr Tinkėn, por ėshtė puthja e parė nė historinė
e filmit shqiptar, qė njė artiste shumė e re shkeli mbi besėtytnitė e kohės,
pėr tė realizuar njė skenė qė tashmė janė aq tė zakonshme. Ju pyesni nėse do ta
realizoja tani kėtė rol? Unė po ju pyes juve, kush i a jep Tinka Kurtit kėtė
skenė tani, nė kėtė moshė?
Nuk e bėni dot?
Pėr tė bėrė e qaj fare, pasi kam energjitė e duhura pėr tė interpretuar jo
vetėm kėtė rol, qė nuk do mjeshtėri dhe energji, por, ju e kuptoni. Duhet
puthja e vajzave tė reja. Tani rolet tona janė "nėna",
gjyshe"....Koha bėn tė sajėn. Unė e luajta kėtė rol atėherė qė nuk do tė
guxonte asnjė vajzė tjetėr shqiptare, dhe besoj se njė ditė, do tė pėrcillet
edhe kjo skenė me shpresėn se nuk ėshtė fshirė pėrgjithmonė.
Flasin aktoret:
Drita Pelingu. Mjeshtėr i madh.
Kjo mbrėmje na emocionoi tė gjithėve, ajo i pėrket tė gjithė artistėve. Kanė
rėndėsinė e tyre kėto evenimente jo vetėm nė jetėn e artistit, sikurse ėshtė nė
kėtė rast aktorja e madhe, artiste e Popullit Tinka Kurti, por nė historikun e
artit shqiptar. Gjė e bukur tė pėrjetėsosh emrin e njė artisti, aq mė tepėr nė
njė institucion kulturor, sikurse ėshtė kinemaja. Ėshtė njė vlerėsim, njė
mirėnjohje, ashtu sikurse ishte vlerėsim spektakli qė organizoi regjisorja Vera
Grabocka, ku u shpėrblyen korifenjtė e artit shqiptar. Mbrėmja e sotme do tė
mbetet e paharruar pėr tė gjithė ne, pjesėmarrės dhe kolegė tė artistes sė
madhe Tinka Kurti.
Margarita Xhepa Artiste e Popullit.
Bukuria e kėsaj mbrėmjeje qershori,na gjallėroi,na emocionoi. U takuam tė
gjithė kėtu, tek pista me emrin domethėnės "Iliria", pėr tė pėruruar
njė kinema tė re, njė kinema qė mori emrin e aktores sė famshme Tinka Kurti.
Kjo kinema luksoze u bė tėrėsisht pronė e artit, pse nė atė ekran tė madh do tė
pėrcillen filmat e artistėve shqiptarė, por ky institucion ka edhe emrin e njė
aktoreje tė famshme, pėr tė cilėn ndjehemi krenarė tė gjithė. Tinka, kolegia,
shoqja jonė e mrekullueshme, e meritonte plotėsisht kėtė nder. Tė shpresojmė se
edhe institucione te tjera tė kulturės, do tė kenė emra artistėsh.
Luftar Paja Artist i Popullit.
Na dha kėnaqėsi tė veēantė kjo mbrėmja e sotme. Kur vlerėsohet Tinka Kurti,
ndjehemi tė vlerėsuar tė gjithė, respektohet historia e artit shqiptar. Pėr
Tinkėn nuk gjenden fjalė pėr tė vlerėsuar karrierėn e saj, si aktore nė skenė
dhe kinematografi. Bukur e tha regjisori Milkani, qė ajo ėshtė njė yll i artit
shqiptar, por unė do tė thosha qė i lumtė atij djalit, Skėnder Jaces, qė
sakrifikon dhe nderon artistėt duke i pėrjetėsuar nė kėto institucione tė
kulturės. Kėshtu u mblodhėm edhe vite mė parė, kur ai i vendosi emrin
"Kadri Roshi" kinemasė sė Kuēovės, shpresojmė tė ketė edhe ndonjė
kinema tjetėr "rezervė" pėr tė pėrjetėsuar artistė tė tjerė tė
mėdhenj qė ka Shqipėria.
Ky djalosh, aq i pasionuar pas artit, bėn atė, qė me zor e bėn shteti. Urime
nga zemra, tė madhes Tinka Kurti, mirėnjohje edhe Skėnder Jaces, pėr idenė dhe
vlerėsimin qė i bėn njerėzve tė artit.
INTERVISTA/ Viron Noti: Nė monizėm duhej tė ishe
shumė profesional qė tė merrje mikrofonin e Radio-Tiranės
Pengu i vetėm ėshtė
qė nuk dola njėherė nė ekran
Nga: Albert Zholi
Nė atė kohė dėshira ime qė tė dėgjoja radion
ishte e madhe. I dėgjoja vazhdimisht transmetimet, lexoja gjithmonė
gazetat Zėri i Popullit dhe Bashkimi dhe mė pėlqente sidomos faqja e
katėrt, ku shkruhej pėr ngjarjet qė ndodhnin nė botė. Unė isha i abonuar dhe mė
vinte nė shtėpi gazeta. Admiroja shumė folėsit e famshėm qė ishin nė
Radio-Tirana si: Agim Bejleri dhe Vera Zheji. Kėta i kam pasur idhuj dhe mė
vonė i kam pasur kolegė. Dhe pse babai mė la nė moshėn 2-vjeēare, gjithmonė
mendoja se a do tė kem edhe unė njė mundėsi siē janė pėrgatitur kėta tė
jem edhe unė nė gjendje se njė ditė po tė mė jepej mundėsia tė flasė nė radio.
Kjo ishte njė dėshirė e brendshme e imja. Fati e solli qė nė vitin 1973,
Drejtoria e Pėrgjithshme e Radio-Televizionit bėri njė konkurs pėr folėsa
nė radio dhe nė televizion. Konkurova. Unė fitova nė televizion. Pėr fat tė keq
unė nuk punova nė televizion, por nė radio dhe jo si folės, por punova si
gazetar. Mbasi punova njė vit si redaktor nė radio arrita qė tė kryej
emisione nė redaksinė e fėmijėve, (ku Reshat Arbana ka qenė shef
redaksie nė atė kohė), pastaj kalova nė redaksinė e programacionit nė
radio si folės profesionist. Por puna ime nuk ishte vetėm dhėnie
lajmesh, anketa muzikore dhe emisione tė ndryshme, komente, poezi nga mė tė
ndryshmet. Nė kėtė periudhė unė punova me kolegė shumė tė afirmuar, shumė tė
respektuar, si: Vera Zheji, Agim Bejleri, Elsa Xhaji, Kiēo Fotjadhi, Liljana
Meēani dhe tė tjerė qė ishin tė jashtėm.
Konkurimi ka emocione tė veēanta.
Si ishin kėrkesat e asaj kohe nė konkurim?
Ne na u dhanė materiale nga mė tė ndryshmet, ku
komisioni ishte shumė profesionist. (komisioni kishte folės me pėrvojė siē
ishte Vera Zheji qė mė vonė ishte edhe petagoge nė Institutin e Arteve). Nė
konkurs u panė aftėsitė komunikuese, zėri, logjika dhe teknika e tė folurit,
por jo e perfeksionuar. Ajo dalloi cilėsitė e mira folėse, zėrin e
pjekur, kulturėn, ngrohtėsinė nė tė folur, nga materialet e ndryshme qė na u
dhanė dhe ajo i ēmoi kėto. E ndjeva veten shumė tė kėnaqur qė u vlerėsova
dhe me kalimin e kohės arrita qė me eksperiencė tė ecja pėrpara, duke
menduar gjithmonė qė kjo punė do pasion dhe punė. Unė kam
pasur gjithmonė njė moto mė pak talent dhe mė shumė punė, mė
mirė se sa shumė talent dhe pak punė, sepse atė talent ti do ta fitosh nė
sajė tė punės. Ēdo folės ashtu si edhe aktori qė nuk punon dhe motoja e punės
sime ka qenė qė duhet punė e vazhdueshme. Duhet tė punosh me materialin. Ėshtė
si puna e aktorit. Aktorėt bėjnė vokalizma sepse krijohen intonacione, shikohet
logjika e autorit se ēfarė ka dashur nė kėtė dramė ose nė kėtė material letrar
qė ka shkruar dhe ti mbasi njihesh me kėtė, krijon intonacionin
dhe i afrohesh natyralizmit. Ėshtė njėlloj si folėsi dhe aktori, se tė dy
duhet tė punojnė shumė. Kur materiali ėshtė sado i lehtė apo i vėshtirė, unė do
tė punoj me tekstin. Unė punoj me ēdo fjalė dhe kjo mė ka dhėnė suksesin. Pėr
mua ėshtė mė e vėshtirė puna paraprake (qė ėshtė puna me tekstin),
se sa direkt dita e inēizimit.
Nė momentin kur ju pėr herė tė
parė kapėt mikrofonin e Radio Tiranės si jeni ndjerė?
Ai moment ishte nė vitin 1973, kur unė u futa
direkt nė emision dhe emisioni qė kam bėrė ka qenė pėr shqiptarėt jashtė
atdheut. Ishte njė moment magjik. Mikrofoni ėshtė i pushtetshėm. Tė mbėrthen.
Ai ti jep tė gjitha, mjafton qė ti, ti lexosh ato. Kėtu fillon lidhja
A ka pasur kėrkesė llogarie
nė monizėm, pėrsa i pėrket anės profesionale?
Nė atė kohė vlerėsohej shumė ana profesionale. Nė
aktivizimin e njerėzve tė mikrofonit, nė atė kohė duhej tė kaloje nėpėr
konkurse. Duhej tė ishe shumė profesional qė tė merrje mikrofonin e
Radio-Tiranės qė ishte i vetmi institucion i medias nė Shqipėri, dhe ēdo gjė bazohej
mbi profesionalizmin. Llogaria ka qenė shumė e madhe, bėhej analizė. Ēdo ditė
kishte mbledhje. Shikohej ndonjė e metė, sugjerime, se ēfarė opinioni kishin
redaktorėt, kishte edhe gazetarė shumė tė mirė nė atė kohė qė punonin si Nasi
Lera, Reshat Arbana e shumė tė tjerė.
Cila ka qenė dita mė e vėshtirė
nė radio?
Dita mė e vėshtirė ka qenė kur u largova nga ky
institucion qė punova njė jetė tė tėrė me njė nostalgji tė madhe me njė dashuri
tė madhe. U largova me njė keqardhje pasi mendova se aty ku punova kaq vjet,
tani nuk do tė jem mė. Aty qė kalova kaq emocione, kaq netė dhe
ditė...Kujtoja ngjarjet e vitit 1997, ku ka qenė njė periudhė shumė e vėshtirė.
Gjatė viteve kam pasur ngjarje nga mė tė ndryshmet, por detyra ishte qė ne tė
punonim edhe me orė tė zgjatura natėn edhe deri nė mėngjes ka pasur raste. Dhe
kur largohet njeriu i kujton tė gjitha kėto ngjarje me nostalgji (loton).
Unė them se kėtu nuk ka njė shkollė
tė posaēme pėr tė pėrgatitur njerėz. Mund tė pėrgatisin folės vetėm ata qė kanė
njė eksperiencė tė madhe nė kėtė fushė, por shkollė nuk ka. Defekti ėshtė se
kėtu nuk punohet pėr tė nxjerrė njerėz qė tė flasin. Mund tė punosh pėrshembull
me njė regjisor, por regjisori ėshtė regjisor. Shumė folėsa, qė kanė dalė, kanė
dalė ose nėpėrmjet kolegėve tė tyre ose nėpėrmjet redaktorėve, por duhet njeriu
profesionist qė ti trainojė. Unė kam pasur fatin e mirė qė nė vitin 1978,
bėra njė kurs, qė ishte kursi mė i plotė qė u bė pėr tė pregatitur
folėsa pėr nė radio Televizion ku morėn pjesė 25 folėsa. Ishte njė kurs
me tema teorike dhe praktike, ku u ftuan shumė regjisorė si: Albert Minga,
Mevlan Shanaj, Vera Zheji, kishte petagogė nga Instituti i Arteve, petagogė nga
Instituti i Folklorit, nga Histori- Filologjia. Ky ishte kursi mė i fortė
qė u bė pėr perfeksionimin e atyre qė kishin hapat e para nė radio dhe nė
television. Unė tani pėr fat tė keq nuk shikoj ndonjė kusht, qė tė jetė pėr
kėta njerėz qė pregatiten pėr folėsa. Kam shprehur dėshirėn qė ta merrja
pėrsipėr njė gjė tė tillė pa shpėrblim
Vironi ėshtė marrė ndonjėherė
me politikė?
Me politikė absolutisht nuk
jam marrė. Ne e pėrēonim politikėn. E kėrkonte vendi i punės qė atje nuk mund
tė reflektosh asnjė preferencė, atje ke vetėm anėn profesionale. Neve nė radio
na vinin materiale nga tė gjithė partitė politike. Ndikimi mund tė jetė
nė kutinė e votimit kur janė zgjedhjet ndėrsa radioja mund tė
them se ka qenė i depolitizuar.
Do tė veēoja emsionin Takim me Shekspirin. Njė emision me 12 seri ku
pėrfshihen tė gjitha veprat e Shekspirit. Ky emision u realizua nga Televizioni
Shqiptar. Kėto vepra janė vėnė nė gojėn e njė pedagogu tė aktrimit nė Angli, tė
cilat pėrēojnė njė filozofi tė tėrė jetėsore. Mėnyra e realizimit tė
kėtij emisioni nga pedagogu anglez tė mbėrthen, tė magjeps, tė shtang. Kėtu
flitet pėr veprat mė tė mėdha botėrore, tragjeditė e famshme dhe tė
papėrsėritura tė Shekspirit, si: Otello, Hamleti. Pra unė interpretoj
pedagogun, sipas mėnyrės sė tij pėr tju pėrshtatur nė mėnyrė sa mė origjinale.
Zė i qetė i shtruar ai e studion fjalėn e pėrcjellė, me timbrin, elekuencėn,
vėshtrimin. Eshtė njė kombinim i veēantė elementėsh qė vetėm personalitete tė
rralla tė aktrimit mund ta realizojnė nė perfeksion. Si e shpjegon ai
kėtė vepėr ashtu duhej tė flisja dhe pėrcillja dhe unė. Nuk isha vetėm nė rolin
e folėsit. Absolutisht jo. Zėri ishte njė nga element, por aty duhej studjuar
ēdo fjalė. Sepse humbja e theksit dhe nė njė fjalė tė vetme humb logjikėn e
veprės. Ky material ishte njė interpretim i mirėfilltė, i cili mė tėrhoqi
shumė. Aktor, folės. Kur ma besuan kėtė serial kam lexuar me ditė tė tėra disa
herė tekstin. Thuajse e mėsova pėrmendėsh teskstin. Doja tė dija ēdo fjali, ēdo
lidhje. Folėsi kėtu dilte nė plan tė dytė. Ishte njohja e materialit me detaj,
duhej njė lloj komunikimi i veēantė, aktrues.
Po tė marrėsh e tė shikosh televizionet do tė
dallosh menjėherė nga mėnyra e transmetimit se ky televizion anon nga e
djathta apo nga e majta.Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr
gazetat.Unė mund tė them se kėtu ke tė bėsh me njė shtyp i cili
ėshtė me plotė kuptiomin e fjalės i pavarur, pra tė ketė njė krah dhe jo
raport tė drejtė midis pozitės dhe tė opozitės. I mungon pavarsia.
Libri ėshtė i pazėvendėsueshėm. Ėshtė pasuri,
kulturė. Pėr mua njeriu duhet ta gjejė kohėn e lirė edhe nė mes tė natės
pėr tė lexuar nėse do. Por njeriu ka ngarkesė dhe vjen i lodhur dhe e ka mė tė
lehtė tė hapė televizorin se sa tė marrė tė lexojė njė libėr.
Rreth 2000. Ato ndodhen nė tė gjitha televizionet
shqiptare.
-A ka ndonjė peng Viron Noti nė
rrugėtimin e tij 35- vjeēar nė radio?
-Pengu i vetėm ėshtė qė nuk dola njėherė nė ekran.
Kam bėrė shumė emisione pėr televizionin, mjaft tė bukura. Cikle emisionesh dhe
dokumentarė qė janė me mijėra nė televizionin shtetėror, Klan, Arbėria
dhe televizione tė tjera, por unė nuk preferova tė dilja njė herė nė ekran. Kam
punuar gjithmonė jashtė kamerave. Ky ėshtė pengu i vetėm.
Njė nga problemet e mėdha
tė shoqėrisė sė sotme janė edhe divorcet e shumta, kush ėshtė mendimi juaj nga
se vijnė dhe koncepti juaj mbi familjen?
Pėr mua divorcet vijnė nga problemet
ekonomike. Unė nuk jam as sociolog, as psiokolog, por problemet ekonomike
krijojnė grindje familjare. Krijohen mospėrputhje tė nevojave familjare.
Televizioni ka njė influencė, jeta e shthurur, droga, fenomenet negative
qė ndodhin pėr tė arritur nė njė objektiv. Kėta janė faktorėt qė tė ēojnė nė
njė jetė tė shthurur, drejt krimit. Po ta shikosh, sistemi ekonomik qė jetojmė,
krahas anėve pozitive ka edhe anėt negative. Nė vitet 90 sapo u ndėrruan
sistemet kam ikur nė Greqi. Aty kam marrė kontakt me grekė, tė
cilėt nė bisedė mė thanė se ju me tė vėrtetė keni hyrė nė demokraci, por
nė tė ardhmen do tė keni shumė fenomene, si droga, krimi, prostitucioni qė janė
fenomene tė pashmangshme nė ekonominė e tregut.
Jeni supersticioz nė jetė?
Nuk jam supersticioz. Kam besim nė forcat e mia,
nė jetėn time. Unė kalova edhe njė sėmundje tė rėndė. Ku mund ti thuhet njė
diagnozė tė tillė, njeriu kalon edhe nė fatalitet, vetėm duke pasur
besim nė jetė unė kalova kėtė periudhė tė vėshtirė dhe tani e ndjej
veten mė mirė dhe jam optimist.
Nė kontekstin e pėrgjithshėm,
ēfarė pozicioni duhet tė zėjė nė jetė njė gazetar?
Gazetari ka njė rol shumė tė
madh. Gazetari duhet tė jetė njė njohės i mirė i realitetit dhe nė
qoftėse nuk e ka kėtė brenda vetes ai nuk mund tė presė nga intervistat qė
bėn nga njerėz tė ndryshėm atė qė kėrkon. Sa mė i ngritur tė jetė
profesionalisht, sa mė shumė ta njohė jetėn, aq mė shumė i suksesshėm do tė
jetė nė gazetari.
Folėsi dhe kėngėtari kanė njė
hallkė shumė tė fuqishme zėrin, kush ėshtė sekreti i ruajtjes sė zėrit kjo
magji e qėnies sė tyre?
Tė dy jemi vokalista, si folėsi edhe kėngėtari.
Zėri ėshtė elementi i parė i joni. Pėr fat tė keq nė njė periudhė tė caktuar tė
jetės edhe unė nga kordat pėr dy javė nuk kam qenė nė gjendje tė flas. Duhet qė
njeriu nė kėtė profesion ta ruaj zėrin, sepse ai me atė zė duhet tė punojė.
Eshtė mekanizmi i profesionit. Nuk duhet abuzuar, duke pirė gjėra tė ftohta,
nuk duhet tė hash gjėra qė tė vrasin dhe tė shkatėrrojnė kordat. Por mund tė
pihen gjėra tė tilla qė shėrbejnė pėr daljen e pastėr tė
zėrit. Kėngėtarėt e mirė mund tė pėrdorin elementė ushqimorė, qė i ruajnė dhe
nuk i konsumojnė kordat. Si futbollisti qė i ruan kėmbėt sepse me ato ai bėn
punėn e tij. Kėshtu ėshtė edhe pėr folėsin, kėngėtarin, aktorin duhet tė ruaj
vokalin e tij.