Radio ILIRIA

www.albdreams.net - Rufradra@yahoo.com - SMS 1 248 991 7940

Flamurit Kombetar

Pashko Vasa -- O moj Shqypni, e mjera Shqypni

28 Nentor 1913 Gjergj Fishta Reciton Reshat Arbana

POEZI, TREGIME, NOVELA, ROMANE - AUTOR

Ne emer te orgazmave shtazore!

Ishte nje dite pranvere

E cmendur nga bukuria e saj

Po luaja me te

Me cmendi dhe mua

Pashe veten ne pasqyren e nje burimi

Dhe m’u duk vetja

E bukur si pranvera

Qe pranveronte perqark

Me trendafila roze, te bardhe, te kuq.

Ato caste

dashurova mashkullin me te bukur 

 Deri ne cmenduri!

U nisa me dashurine time

Kapercyem dallget dhe u ndodhem

Pertej detit, atje....

Ku kisha enderruar perdite

Para rrezeve te televizorit.

 Nisa ta puth shume te dashurin tim

E ftova  te shihte boten e re

Permes tyleve te dhomes se hotelit.

Por ai.... e ndjeva

Po me rrinte ftohte.

E ftova te bejme dashuri

Po me rrinte ftohte .

Nisa te qaja

Me denese e ngasherim 

Te therrisja per ndihme mbijetesen time

te perjeteshmen, qe nuk e kisha pyetur

- Nenen !

Ai...

U be mehit

Si kurre nuk e kisha pare dhe...

Pas pak,

Ne dhomen tone hyne burra te tjere

Te panjohur per mua me pare 

Me cveshen!

Para syve te te dashurit tim

Me perdhunuan me radhe

Pa pyetur per lotet e mi te mjere

Pastaj

Sic isha krejt nudo dhe thuajse pa ndjenja

Me sollen ne vete , aq

Sa per te pare te dashurin tim

Duke future ne xhep para dhe duke u larguar

Pa perplasur deren dhe

Pa e kthyer koken pas .

Dhe pa iu pergjigjur armes se vetme

te shpirtit qe me kish mbetur ,

Peshtymes sime!

“Me orgazmat tuaja

do te sjellesh para”

me thane dhe me shtyne drejt nje semafori

Me nxoren atje pa u lare

Isha thuajse e cveshur

Sa per te mbuluar

Shenjat e cigareve te shuara ne trupin tim

“Ah, mor baba!

Sikur ta dije se cpo behet me vajzen tende

Do te vije t’i digjje te gjalle mu si mijte

Qe te gjithe!

Kush eshte me i forte se sa ti ?” Keshtu..

Mendoja derisa erdhi

“sinjori “ i pare. Pertej

dikush me shoqeronte me gryken e nje kallashi .

Nje dite

shoqja ime nuk po vinte

Atje

ku kisha pare dikur jeten perrallore pertej detit

e pashe shoqen time !

me te cilen kushedi se sa here kishim qare se bashku.

Ishte masakruar me thika. Vetem syrin ..

E kalter nuk ia kishin prekur

Dhe floket bionde.

Me dukej sikur po me kerkonte mua

Para vdekjes

Trimeresha ime

Kish tentuar te arratisej.

Kryengritesja ime

Qe qe ndare nga kukullat e adoleshences

Ne te njejten dite

Me mua

 Me syte e vdekur

Dic me pyeste pikerisht mua

Qenga ekrani i televizorit.

Syte e saja te molisur

Luteshin ende per orgazem e jetes se saj

Qe ia mbyten me thika

Ne emer te orgazmave shtazore.



Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Gusht 2008
Zonja Monda Moisiu urime per vargjet dhe krijimtarine tuaj se fundi....
 
Dua te shtoj qe gjej origjinalitetin e tyre ne shprehje e figurat qe nxirrini pasi para syve me dalin vitet qe pak a shume i kemi te njejta perjetuar ne situata te ndryshme qe pesoj figura e gruas shqiptare .para dhe mbas 90tes
Para e gjeje kete figure fushave qe mbillte e korrte ne shi e tufan te realizonte normen e punes , autobuzave naten diten turneve me sy te skuqur tek gdhinte tubave te sobes te thante pantallonat e femijeve per ti nisur ne shkolle etj etj....ndoshta edhe radhave per nje liter qumesht apo 5 kokra veze pa i vajtur mendja tek kembet qe i nxinin nga qimet e gjata poshte carapeve fije hequr dhe qepur e sterqepur ,pritur aty mengjeset e ftohta mbi lecka , shishe apo gure vene rrjesht e qe quhej ''radhe'' kurse nje pjes e mire ardhur edhe nga rrethet , martuar apo fabrikave e kombinateve  te shkolluara ku mbanin ''fusten e parimeve'' elbete kishin edhe privilegjin te hiqnin pak vetullat apo ti vinin faqeve e buzeve te kuq , apo ndonje mashe te nxehte ne prush te sobes tu kthenin kacurelat shpatullave qe u dilte vetem pjesa e gushes  ...dhe  qe kush vinte nje ''karfice'' te shtrember ne koke dhe mos o Zot ndonje qepje ndryshe nga ato qe dilnin ''mapove'' dilte para kolektivit dhe merrnin masa pasi gruaja ishte krahu i shoqerise dhe ajo ''bisht luajtura'' me karficen e shtrember dilte ne fletrrufe bile shembull i shoqerise deri ne internime ( O Zot sa femra te bukura ka pasur ne internime !) Sepse ato se kishin babane ti mbronte ose baballaret e tyre mallkonin qe i kishin bere te bukura  ...ato kur dashuronin vuanin heshtur dhe ajo bukuri si e brendeshme dhe e jashtme i vrau sepse ishte ajo koh ku i violentuan shpirterisht .Mbas 90tes eshte akoma viktime e debuleses dhe e brishtesise saj Gruaja Shqiptare? ....pra brenda nje periudhe kjo skene e dhembeshme e vazhdueshme e saj...dikur luftarake , zboriste , sekretare , drejtoresh , doktoresh, brigadiere ( top sherere si Minushja ) roberesh , spiunia  qeshte pak dhe qante shume sepse kalonte ndjesite e hormoneve femerore nga terrori i te qenit e shemtuar  , tani qan ndoshta edhe me shume sepse prostituta qe rriti brenda vehtes sidomos ''topsheqerja '' i kaloj tek krijesa e saj 
 ....Kjo mbas 90ta .....Ah sa ngaterruar i ka sjelle gjerat....dashuria kthyer perfundimisht ne pazar e bisnesin e kohes pa pare ne sy me asnje gjurme qe le mbas ....
Urime Monda per lirshmerine qe sjell vargjeve qe ngelen per brezat qe do njohin kete evolim vertete shtazor mbas 90tes qe dikur varrosnin bukurite te mbijetonin shemtirat qe dhane keto rezultate... .fatkeqesisht( pa hequr vemendjen e asaj nenes cilen zgjedhje beri per djalin e droguar..... .)
Uroj brezat qe sot po shkollohen botes lire dhe akoma mundesia reale si jep ende shkakun te shkojne dhe gjejne me thelle PSENE e asaj 90tes ......
Respekt per kohen tende qe sot e fal dhe me siguri neser atyre ja jep shkakun e vertete ta bejne ate qe ne kete verberi te sotme askush se ben!
Thjesht une do ta kisha titulluar ''Ulurima te orgazmave kohore ''
Mardena Kelmendi
Tv It

Shenim i agjensise ALBDREAMS
Dy shkrimet ne vazhdim jane te dy zonjave te nderuara qe jetojne dhe punojne ne SHBA.
Keze (Kozeta) ZYLO qe eshte derguar tash, kohet e fundit (muaj Qershor) dhe shkrimi i pare i Merita Bajraktari- McCormack ,ky shkrim( i Merites)i botuar vetem tek Gazeta KRITIKA.
Shkrimit te Merites i jane bere shume komente dhe nje nder keto komente eshte edhe ai i Zonjes Keze (Kozeta) ZYLO,ne te cilin i ben vrejtje Merites e nje kritike te forte edhe per foton e derguar ne Gazeten KRITIKA nga Merita.
Ne po ribotojme shkrimet e dy zonjave dhe kam nenvizuar vrejtjen e zonjes Keze per foton.
Fotot e te dyjave jane identike ashtu sic i kane derguar ato vete tek KRITIKA.( Zonja Keze edhe tek e-mail e ALBDREAMS)
Materiali i paraqitur flet vete.
Ne vazhdim edhe komenti yne ne gazeten KRITIKA po ate kohe.

Ribotimi nuk eshte per te ndeze “sherre” te reja por per te qene me te kujdeseshem ne kritikat ndaj njeri tjetrit.
Respekt per lexuesin
ALBDREAMS

Materiali i plote eshte ne vazhdim por ...

….me gjate lexo tek KRITIKA…



Thjesht dhe Bukur - Kaq Mjafton

Speciale dedikuar vajzave dhe grave.
Bashkėshorti im dhe unė ,si ēdo ēift tjetėr prindėror mundohemi tė rrisim tre fėmijėt tanė ashtu si ėshtė mė mirė pėr ta, sipas gjykimit tonė, por edhe sipas traditave tona familjare

Nga Merita Bajraktari-McCormack
si dhe brenda mundėsive financiare apo kushteve nė tė cilat ne jetojmė. Jam e sigurt qė kjo ėshtė njė “deklaratė” qė ēdo prind shumė thjesht mund ta bėjė pa u menduar shumė se natyrisht,s’do shumė mend!Ne tė gjithė dėshirojmė qė fėmijėt tanė tė mėsojnė mirė nėpėr shkolla ,tė sillen mirė, tė jenė tė zotėr tė vetvetes, tė tregojnė respekt e ndihmojnė tė tjerėt dhe lista e kėrkesave nuk mungon pėr ne si prindėr, ndaj tyre.
Pėr ne, shqiptarėt e emigruar, kjo detyrė prindėrore ėshtė, pėr mendimin tim disi mė e vėshtirė pėr arėsye tė mungesės sė shembullit tė familjes sė gjerė dhe shumė brezave apo karaktereve influenciale si dhe pėr shkak tė bollshmėrisė nė mjediset ku jetojmė tė versioneve tė ndryshme si tė mundėsive materiale, ashtu edhe atyre shpirtėrore dhe morale.
Ėshtė detyrė e ēdo prindi tė ekspozojė fėmijėn ndaj vlerave themelore tė qėndrueshme dhe qė kanė dhėnė prova produktiviteti cilėsor ndėr shekuj, e natyrisht siē e kam shprehur dhe nė shkrime tė tjera “alfa dhe omega” pra fillimi dhe fundi , rrethi gjithpėrfshirės ėshtė i Plotfuqishmi. Ai ka dhėnė rregullat pėr ne,qeniet e krijuara prej Tij dhe ne i detyrohemi Atij se si e jetojmė jetėn tone kėtu mbi kėtė tokė, dhe si prindėr edhe se si rrisim fėmijėt pėr t’i shėrbyer qėllimeve tė shenjta pėr tė cilat jemi krijuar. Pėr tė ilustruar kėtė qė thashė mė sipėr do ta thjeshtėzoja me njė ngjarje qė mė ka prekur e ka lėnė gjurmė tek ne kėtė fundjavė qe shkoi.
Vajza jonė porsa ka hyrė nė moshėn e bukur dhe tė vėshtirė tė adoleshencės. Nė kėte faze ,dihet qė ajo pėrballet me njė morri situatash dhe problemesh tė pėrditshme nė shkollė, nė shoqėri,me vėllezėrit, ne prindrit, nė mjedise tė ndryshme publike etj. televizioni,media , arti i sotshėm, gjuha e perdorur janė te gjitha faktore influencialė nė jetėn e gjithkujt por ato lenė gjurmė te thella tek tė miturit dhe adoleshentėt. Shpesh ime bijė vė re, reagon, pohon ose qorton ndonjė akt apo dukuri, mundohet tė integrohet pra me mendimin dhe gjykimin e saj. Shpesh ėshtė e vendosur pėr mendimin e saj tek “teston ujrat” mes tė rriturve ndėrsa ajo dhe bashkėmoshataret e saj mundohen tė jenė pjesė e tė tėrės, “trying to fit-in” siē quhet nė gjuhėn angleze. Pavarėsisht se sa influencialė janė prindrit tek fėmijėt, jam e sigurt qė pėr njė adoleshent ndėrhyrja prindėrore per zgjedhjet qė ata bėjnė , nė pamjen e jashtme duket sikur ka pak efekt pėr momentin,ose mė mire thėnė reflekton pak, pasi ėshtė e natyrshme dhe pritet tė jetė e tillė. Njohja e vetvetes, pranimi i saj, gjetja e identitetit etj,janė momente tė rėndėsishme pėr adoleshentet qė forcojnė tashmė bazat e hedhura nė fėmijėri pėr tė vazhduar mė pastaj nė moshėn madhore.Ashtu si vajza jonė,edhe shumė bashkėmoshatare tė tjera tė saj, janė nė njė fazė qė pėrcakton tė ardhmen e tyre, i jep drejtim faktit se kush janė ata nė tė vėrtetė ,nė shpirt e nė personalitet. Nė dritėn e kėtij mendimi dhe meraku, J , miket e mia dhe unė vendosėm tė bėjmė njė hap disi tė veēantė me vajzat tona adoleshente kėsaj fundjave.
Prenotuam pėr njė aktivitet vjetor qė quhet “PURE FASHION” dhe udhėhiqet nga organizata “Regnum Christi” dhe qė nė esencė ka paraqitjen e veshjeve femėrore bukur, elegante,me shije dhe nė mėnyrė modeste. Kjo ishte njė sfidė si pėr ne Nėnat ,ashtu dhe pėr vajzat tona.Nuk e dija se sa vetė do tė ishin tė pranishėm, apo ēfare efekti do tė bėnte tek ime bijė, shoqet e saj, tek unė, apo miket e mia kjo ngjarje. Ishte njė eksperiment prindėror qė ne nė mėnyrė tė kujdeshme ,pa sforcarje, e zgjodhėm. I vendosėm pesė adoleshentet bashkė dhe pesė nėnat ndenjėm nė anėn tjetėr tė tavolinės. Shfaqja filloi dhe ndėrkohė qė modelet paraqesnin veshje tė ndryshme, pėr moshat e tyre, nga dyqanet mė tė njohura e mė moderne tė kohės nė Amerikė, por bukur dhe thjesht,pa egzagjerime seksuale apo ekspozime tė dukshme tė pjesėve trupore, ne shihnim vogėlushet tona se si do reagonin. Shihje buzėqeshje tek to kur dėgjonin emra tė njohur si Nordstrom,Uggs, Macy’s .Forever 21, “Tiffany” Papaya” Swarowski, American Eagle, Bannana Republic etj, vinim re se sytė e tyre ishin fiksuar nė modelet qė nuk ishin super tė holla apo super tė bukura fizikisht, nuk ishin “Tyra Banks” apo “Gisele”, por qė kishin njė bukuri qė rrezatonte prej shpirtit tė tyre dhe tė bėnin tė ishe pjesė e ngjarjes,me thjeshtėsinė e tyre dhe paraqitjen modeste e plot shije, dhe me krenarinė e tyre nė piedestal,me njė buzeqeshje qė buronte nga njė lumturi e brendshme mbrujtur nė njė personalitet e karakter tė fortė.
Nuk e besonin vajzat tona se nė vitet 60,70, 80 moda paskej qenė sic ėshtė sot, se edhe nėnat e tyre paskėshin ditur tė visheshin siē duan tė vishen ato sot, por ishin skeptike nė mėnyrėn e thjeshtė tė veshjes. Nuk ishin “cool” ishte mendimi. Me kėtė gjendje dhe me pėrēmimet e tyre ne po mbijetonim,derisa diēka tjetėr ndodhi. Laura Evans, personalitet ne Televizionin FOX TV , prezanton autoren e mirenjohur Lisa Rice e cila ka bashkėshkruar librin “For young women only- Vetėm pėr vajzat” dhe me fjalėn e saj bėri njė efekt madhor tek tė pranishmit, qė ishin ndoshta me mijra nė numėr, nė Hotelin Grand Hyatt-Washington DC.
Ajo shpjegoi se si punon mendja e vajzave tė reja kur vishen,se ē’farė ėshtė qėllimi i tyre, dhe ndėrkohė bėri edhe shpjegimin e detajuar se si ėshtė ndėrtuar e si punon mendja e truri mashkullor nė situata e moment te ndryshme tė jetės sė tyre . Ajo u ndal nė funksionimin e trurit te djemve adoleshentė. Tregoi se si funksionon albumi digital nė trurin e tyre. Ajo pėrdori termin “Brain wiring” dhe solli intervista filmike tė djemve adoleshentė ku tregonin se si njė djalė reagon dhe tėrhiqet drejt njė femre thjesht nga paraqitja e saj fizike dhe se si tundimi pėr tė pare apo pasur mė shumėmpra dėshira dhe fantasia fizike, rritet nė pėrpjestim tė drejtė me zbulimet e pjesėve tė ndryshme tė trupit tė femrės dhe se si kjo sjell shqetėsime nė trurin e tyre,njė shqetesim qe nuk mund tė evitohet,pėrderisa sa ekspozimi ėshtė prezent. Tek Rice fliste dhe sillte shembuj se si truri I njė djali rregjistron pamjet dhe imagjinon mė shumė se sa sheh, dhe pret natyrisht tė shohė apo prekė mė shumė, dhe pasojat e njė gjendje tė tillė, ne ,nėnat ,me kujdes vėzhgonim vajzat tona qė flluan tė shohin rrobat e tyre dhe tė lėviznin nga vendi disi pak jo rehat. Tek i buzėqeshnin njėra-tjetrės dhe ishin pak a shumė te vėmendshme, kuptuam se njė fare efekti ishte bėrė ose ishte nė proces. Informacioni po fillonte pak nga pak tė zinte vend nė mendjet e tyre, qė janė ende sfungjer. Autorja vazhdoi tė shpjegojė shtatė gėrat kryesore qė vajzat duhen tė kenė parasysh kur pergatisin garderobėn dhe si tė evitohet nėnvleftėsimi i vetvetes,qė reflektohet nė veshjet ekspozuese. Tek ajo fliste, kujtoja nėnėn time qė mė thoshte pikėrisht ato fjalė ,qė natyrisht unė nuk ia vija plotesisht veshin atėherė. E quaja Nėnėn time personalitet tė njė kohe tė qėmotshme…. Gjithashtu mbaj mend qė Nėna thoshte, kur ta thotė nė tjetėr, e beson mė kollaj…!Kujtoj se mė thoshte qė mėnyra e veshjes, pavarėsisht nga firma prodhuese e rrobave, ėshtė shprehje e asaj qė je brenda vetes. Mėnyra se si vishet njė femėr, reflekton ēka je nė brendėsi. Sa mė shumė ekspozim tė pjesėve e formave tė trupit fizik te bėhet, po aq deficit gjendet nė respektin pėr vetveten. Pikerisht kėtė tha dhe folėsja nė aktivitet. Veshja ekspozuese ėshtė tregues i varėsisė sė femrės nga gjinia tjetėr dhe kthimi i kokave te djemve adoleshentė ėshtė nė njė farė mėnyre , ėshtė diktim i mėnyrės se si vajzat adoleshente vishen.
Nė kėtė aspekt,mendoj se tė gjithė jemi dakord se ėshtė detyrė e prindėrve tė ekspozojnė fėmijėn ndaj vlerave pozitive dhe moralit tė duhur, pėr t’i shėrbyer qėllimit tė krijimit dhe pėr tė jetuar brenda normave dhe moralit tė pranueshėm. Ekstremet janė kurdoherė tė dėmshme dhe natyrisht tė panevojshme. Ndjehem mirė sot, sinqerisht, sepse mendoj se bėra diēka tė mire nė detyrėn time amėsore duke e ekspozuar time bijė ne dicka solide. Atė qė po mendohesha t’ja thoja e shpjegoja me kujdes si ma thoshte nėna ime, vite mė parė, ia tha vajzės sime dhe shoqeve tė saj, njė figure autoritive dhe nė praninė e nėnave. Vajza ime ka rreth njė orė qė po lexon librin qė ia bleva …Mė duket interesant thotė..E pėrkėdhela me dashamirėsi dhe e lashė nė leximin e saj,ndėrsa mendova tė ndaj kėtė me nėnat dhe prindrit e tjerė,pasi mendoj se ia vlen.Shpesh njė moment i veēantė bėn njė efekt madhor. Varet se nė ēfarė situatash i ekspozojmė femijėt tanė. Aq mė tepėr nė shoqėrinė e sotme kur efektet vizuale janė tė kollajshme edhe pėr shkak tė medias dixhitale. Le tė perpiqemi pėr tė berė tė qė i shėrben mė sė miri atyre, tė vegjėlve tanė. Ne Shqiptarėt e kemi moralin dhe kujdesin njė nga vlerat mė te mira. Le ta pasojmė nė gjeneratėn e re ashtu si duhet.
Me dashuri dhe respekt, dhe me merakun e njė nėne pėr fėmijėt,

Nga Merita B-McC.
WashingtonDC

 Postuar nga: keze kozeta zylo 21-04-2008 - 11:15:46

Pershendetje Merita,
Lexova shkrimin tuaj dhe mendoj se ne anen e ndertimit sintaksor te fjalive dhe mjaft gabimeve ortografike vlen per t’u korrektuar. Shpesh gjate leximit i humbiste kuptimi fjalise, ose nuk dilte atje ku deshiroje ti.
Une e kuptoj qe ti ke probleme shume te dukshme me drejtshkrimin, gramatiken, por kur dalim ne publik keto duhet te korrektohen nga dikush tjeter, pasi keshtu e kryejme me mire detyren karshi gjuhes shqipe. Une te kam shkruajtur dhe privatisht per gabimet gjate rruges sone te komunikimit, por e ritheksoj se kur dalim ne publik, nuk mund te heshtim per gabime te shumta qe tek lexuesit nuk ndikojne per mire.
Perdor shpesh huazime te panevojshme, perseritje te fjaleve, presjet dhe pikat disa here jane te panevojshme.
Shkrimi nuk e jep mesazhin sic duhet, pasi je konfuze. Qe ne fillim me beri pershtypje nentitulli: Speciale dedikuar…
Ky togfjalesh eshte gabim, pasi nuk eshte profesionale ta percaktosh ti nese eshte speciale ose jo. Ne jemi ne nje forum te barabarte dhe nuk jemi ne staf per te percaktuar shkrimet, se cili shkrim eshte special ose jo. Fjala dedikuar eshte huazim eshte e zevendesuar me fjalen e bukur shqipe.
Meqense pohon se keni qene ne nje shfaqje, mire do te ishte te na sillje foto nga shfaqja ose me bashkeshortin dhe vajzat, meqense shkruani qe ne fillim rreth familjes.
Fotoja juaj personale qe ze nje pjese te mire te faqes nuk paraqet profesionalizem, pasi nese do ta shoqerosh shkrimin me foto, fotoja duhet e vogel dhe profesionale.
P.sh. ne rutinen e perditshme te leximit te gazetave ne shkolle, si New York Times, Daily News nuk shoh shpesh foto personale (dmth te autorit) te shoqeruara me shkrime, por tek New York Post jane disa faqe te tera qe gazetaret i shoqerojne shkrimet me foton e tyre personale. Aty vazhdimisht do te gjej gazetaren e mirenjohur Cindy Adams, megjithese dhe e kam shume per zemer, sepse komenton per figura te artit dhe te letersise, qe ne fillim te shkrimit vendos te njejten fofo me permasa shume te vogla, pra teper profesionale.
Nuk e keni bere mire lidhjen me te kaluaren tuaj dhe shfaqjen qe keni pare atje, ka humbje te llogjikes sintaksore dhe lexuesin e corienton.
Shkrimi eshte diktues, moralizues, cka e humbet bukurine e shfaqjes atje.
Me te drejte thoni per te madhin Zot, per Krijuesin, por une mendoj se meqense jeni e besimit katolik, veshja e vajzave ne kishat ketu dhe kudo ne bote eshte shume serioze dhe e pelqyeshme, dmth kemi se c’te mesojme nga shija, morali i tyre, ne te njejten kohe pelqej dhe respektoj pa kufi gjithe fete e tjera.
E thene shkurt, kemi se c’te mesojme gjithashtu nga to.
Me mirekuptim,

Keze Zylo NY

Postuar nga: Rush DRAGU 23-04-2008 - 16:31:05
Merita.
Ju pergezoj per shkrimin. Takimi qe keni organizuar eshte nje nga menyrat e shumta te edukimit te femijeve tane.Sidomos te ne qe jetojme ne nje realitet tjeter nga kemi ardhur ato marrin vlera edhe me te medha.
Mendoj qe takime te kesaj natyre jane te dobishme,por edhe me me vlere eshte kure diskutohen me fryme miqesore dhe me rrahje te mendimeve dhe nxjerrjen e disa konkluzioneve te rendesishme qe dalin nga takimet dhe shkrimet e kesaj natyre.
Eshte mire qe per ne diskutantet ne kete forum te kete me shume fryme tolerance dhe respekti ndaj njeri tjetrit.
Qe te flasesh nga pozita te anonimatit aq sa eshte e lehte eshte edhe e pandershme.
Gjera qe mund te riparohen nga Merita dhe gjithesecili nga ne, e aq me teper kur njihen e-mail personale, mund ti shkruhet Merites dhe gjithesecilit privatisht.
Komentet shume larg etikes dhe miresjelljes jo se lene ndonje shije te keqe per autorin por ne nje fare menyre zbehin seriozitetin e blog-ut

 

Nga Kėze (Kozeta) Zylo

 

Kritiku cub dhe zgjimi yne

 

Njeriu shpesh here mund te ndjeje kenaqesi ose sembim, kur mendon per vitet e arta te jetes se tij, sidomos vitet e rinise, qe edhe mund t’i kene ikur kot, bosh.

Ne kete shkrim dua te riprek, te ve gishtin mbi plage per shume shkrime, lexime, kritika dhe me e keqja per lavde bajate qe riperseriten e riperseriten dhe ne fund ti si lexues s’ke shijuar gje tjeter, vecse vazhdon te ngopesh me lugen e zbrazet dhe pse te kane joshur qe do te hash me luge floriri.

Eshte fjala se nqs letersia dikur pershkuhej si nje fill i kuq nga Marksizem-Leninizmi, sot e ashtuquajtura kritike te injekton drogen e trullosjes se shijeve, sipas klaneve, apo sipas pikepamjeve politike te njejta, pra duket sikur behet ripertypja neper ingranazhet gjoja te fjales se lire.

Shpesh pasi i ke perfunduar keto analiza jo laboratorike, por private te fshehta, ne vetvete te kane lene nota sarkastike, saqe do ta kishte zili po te ishte gjalle Sokrati, me dialogjet e famshme gjithe ironi tallese dhe sarkazme therrese.

Ne keto kritika tejet te rendomta qe duken haptazi ne shesh te mejdanit, se c’ere miqesie mbajne dhe lidhjesh te brendshme nga me te sofistikuarat, eshte per te ardhur keq se shume pak lexon komente te latuara me gjykime te thella realiste.  E keto gjykime teper te ceketa e kane demtuar shume rende Memedheun tone te shumevuajtur ne  te gjitha fushat e dijes, shoqerise e ne belbezimet befotrofike te shkences sone.

Prandaj kjo detyre imediate e kritikes se mirefillte eshte mese e domosdoshme ne keto ethe, qe mundohen ta mbajne ne kllapi vecanerisht brezin qe lindi ne kohen e demokracise, sepse ky brez duhet te kuptoje vertetesisht segmentet kryesore te ceshtjes shqiptare, te letersise, artit, te cilat kafshohen ne menyre abuzive jo vetem nga klanet djallezore te caktuara, por ne menyre naive dhe nga vete ne.

Vazhdohet me te njejtin stil te komentuari dhe te analizuari edhe pse libri nuk te le kurrfare kenaqesie, nuk te josh, por te afrohet nga keta kritike si me e arrira dhe me e shitura, kur ne fakt vecse eshte shperndare nga miq te deklaraur ose te padeklaruar te autorit, mirpo hajde ta kuptoje lexuesi i thjeshte, se c’manovra dhe kamuflime ka brenda kesaj shitjeje dhe me qesharakja eshte kur keto ekspozohen nga kapedana cetash miqesore, qe mund te hidhen pa kurrfare problemi ne Internet.

Here-here keto bema te medha te ketyre autoreve me te shitur, qe nuk njihen kurrkund ne komisione Kombetare, te japin pershtypjen me shume si lajme cubash se sa si te nje analize te pjekur, te nje analize profesionale te mirefillte, qe letersia vazhdon te jete e uritur, vazhdon te vuaje nga boshesia.

Mirpo a duhet heshtur si lexues apo dhe si nje profesionist kur lexon keto lloj rrymash, qe kurrsesi nuk vine nga energji te fuqishme elektrike, por ndricohen nga kandile qe ju ka mbaruar vajguri dhe qe vetem tymosin letrat e bardha te pashkruajtura ende.

Para se te shkruash te verteten dhe te mos heshtesh karshi ketyre dukurive tejet demtuese, do te thote te respektosh profesionin kush eshte kritik i afirmuar, ( qe fatkeqesisht i kemi shume te pakte, por dhe ata heshtin) do te thote te respektosh te drejten civile qytetare.

Nqs kritika profesionale do te hesht dhe  kritika cub do te vazhdoje keshtu, shpesh lexuesi nuk do te di te dalloje ne veper heroin me tradhetarin, dashnorin besnik me Don Zhuanin, Ladyn Makbeth me shenjtoren Nene Tereza...

Keto kritika qe lavderojne bejtexhinjte e shekullit 21, duket sikur jane bunkerizuar dhe eshte shume zor te depertoje liria e mendimit dhe e kritikes se sinqerte.

Pra ndodhemi perballe te njejtash metoda, vertitemi brenda ketij bunkieri, ku si nje hekur i nxehte te vertiten mendimet e kokolepsura qe te jane shfaqur para ekranit.

Keshtu me dashje ose pa dashje futemi brenda golgotes, brenda mendimit te bunkerizuar nga kritiku cub.

Duke diskutuar ne mjedise me lexues nga me te thjeshtet e deri ne nje pjese te vogel intelektuale me shije te holla, shpesh denoncohen lavderimet qe u behen rrjedhave sociopolitike, librave dhe shkrimeve pa vlere, por qe fatkeqesisht botohen ne shtypin e dites ose ne programet televizive.

Mirpo keto lloj pazaresh e demtojne se tepermi mendimin e lire, pasi ishet, cubat, ju shtypin mendimin e lire me forcen e grumbullimit dhe te bashkimit politik, te klaneve fisnore apo krahinore, mesime keto te mbjella dhe te vjela po nga vete ata.

Keshtu padashur letersia jone qe nga fillimi i viteve 40-te ka qene ne praghumbje, ne buze humnerre per rrokullime.

Nderrimi i sistemeve qe po shkon gati-gati ne dy dekada, nuk ka sjelle kurrfare permiresimi ne kritiken e mirefillte, ajo vazhdon te jete e bunkerizuar, dhe nuk mund te dal dot brenda hapesires se bunkerit.

Edhe ne dalte nga hapesira e bunkerizuar, ndonje shkrimtar i rralle shqiptar boteror, shkon deri tek komisioni i cmimit Nobel, por aty nderpritet si me thike, nga kritiku cub shqiptar qe udheheq turmen amorfe.

E meqe jemi tek cmimi “Nobel” tmerrohem, turperohem, kur te huajte na pyesin se sa nobelista ka vendi juaj, me mbyt nje brenge ne gryke, e s’di si t’u pergjigjem, qe akoma Shqiperia, nder vendet e rralla ne Europe nuk ka nobeliste ne Letersi.

Pikerisht se kritiket dhe lexuesit jane mbyllyr brenda kritikes se bunkerit dhe nuk e kane fuqine e duhur per ta leshuar vepren e mire te fluturoje ne hapesirat e kohes, ndersa kritika boterore dhe lexuesi i kulturuar do ta kene me shume fuqine se kritiket tane diletante, per ta cmuar nje veper me permasa boterore ose jo.

Duke jetuar dhe rritur ne kohrat me dramatike te historise, te mbylljes ne bunker, jam e sigurte se ne kete qerthull do te hasen se shpejti kundershtite me te forta intelektuale, studimore, dhe kurrsesi nuk duhet te heshtet, nqs kurorezohet libri medioker i klanit politik, letrar, apo i klanit mafia te parase.

Eshte per te ardhur keq, qe shume figurave te shquara, te denuara me pare, nuk ju eshte bere rivleresimi, ose me e cuditshmja disa prej tyre lexohen per here te pare, nga dikush qe ka hedhur jeten dhe vepren e tij. Keshtu akoma nuk i eshte dhene vendi i merituar ne eliten e kultures shqiptare, prof. Isuf Luzaj, doktoruar ne Sorbonne, etj...ndersa Parlamenti i Argjentines e nderonte me medaljen e florinjte, apo presidenti amerikan Regan do t’i varte ne qafe medalionin si “Mesues i Amerikes”, kritika shqiptare s’ka dijeni fare, se ve ujet ne zjarr, kjo eshte e dhimbshme, ne mos rivrasese ne keto kohra...qe si per ironi te fatit, bota i ka ne elite, Memedheu yne i shumevuajtur akoma nuk i njeh, ose ben sikur nuk i njeh...!

Femijet e tij, u burgosen, u internuan, por qeverite vetem shurdhohen akoma me shume per pjesen me te cmuar te historise se kultures.

Si mundet te heshtet per prof.Safete Juken, per te cilen kam kohe qe kam hedhur ne forume ku jane me mijera shqipare, shkrimin: Shpalleni Safete Juken, “Nderi i Kombit”, por mjerisht akoma heshtet per kete grua te brishte, mbaruar po ne Sorbonne te Frances, ku Kadareja e cmon si nje piktore te luleve.  Eshte nder per Shqiperine, te cmohet nje grua e rralle si Safete Juka, mbase aty do te filloje civilizimi i mendjes patriarkale shqiptare, kur te cmohet gruaja, profesorja, ligjeruesja neper universitetet e botes, qe e ngriti lart emrin e Shqiperise.  Fakt eshte qe dhe gazeta “Illyria” ka shkruar here pas here per keto figura te rralla te Kombit, por “kultura” shqiptare akoma vlereson diletantet e letersise, qe me shkrimet e tyre as shqip nuk dine te shkruajne, por vetem te cjerrin beben e syrit!

Te njejtin fat ka dhe eruditi Ilia Dilo Sheperi, qe botoi i pari gramatiken dhe sintaksen e gjuhes shqipe, me 1927, por femijet e tij intelektuale Jani dhe Oresti, u denuan u burgosen...dhe per ta akoma heshtet dhe vetem heshtet per t’i vene aty ku e meriton elita e kultures shqiptare.

E njejta gje ndodh dhe me poetet e pushkatuar nga diktatura bizantine, e ne kete kontekst dua te permend Fishten, poetet e pushkatuar, Blloshmi dhe Leka, Havzi Nelaj qe u var ne litar, prof.Lazer Radi doktoruar ne Itali, por qe u dergj per 50 vjet ne burgje dhe internim...etj.

Akoma mbetet ende shume per te bere, e sidomos per letersine dhe artin, qe mos te na mbysin kucedrat si ne Tringen e vdekur te Gjergj Fishtes:

Neper livadhe e male,

nder gryka enden dhe jetojne Zana,

Ora, e bukura e dheut, Shtojzovallet lodruese:

Dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere,

Neper ujvara levizin Flocka,

Shtrigat kalojne shaluar mbi breshka te stermedha.

Eshte koha qe ne te mos heshtim, eshte koha per te shkruajtur ate qe ndiejme kur lexojme apo shijojme nje veper arti dhe letersie, ne duhet te veprojme sic shkruante Ralph Waldo Emerson se:

Rruga me e mire per te realizuar endrrat eshte, qe ne te zgjohemi sa me shpejt!

 

SI, New York, 

Qershor, 2008

                       

“Kadri Ujkaj-kritiku i talentuar-

 Zėri i  krijuesit modern me autoritet tė padiskuteshėm nė letrat shqipe

Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Kadri Ujkaj,kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė rrethit Malėsi e.Madhe,Shkodėr ,personalitet  krejt  origjinal   pėr nga konceptimi,filozofia estetike e interpretimit dhe vizioni modern i analizės sė dukurive letrare dhe sociale nė librat e tij tė njohura nga lexuesi ,del kėsaj radhe me librin e tij  “Korifenjtė nė krizėn e dritėhijeve” tejet intrigues nė kodin estetik tė tij   si” kushtrim i shpirtit”, apo“si matja dhe pesha e njė prodhimi shpirtnor,shkurt si bota e vlerave e njėjtėsuar me filozofinė”.

        Denoncues kundėr cilėsdo vetėdehje”sipas stileve pseudoletrare tė krijuesve tė”tretur”pas kodit narcistik tė vetėshprehjes,i cili vetėm si kod estetik nuk mund t’i serviret lexuesit, Ujkaj ngrihet kundėr prirjes pėr tė kthyer nė mall tregu ēdo vlerė kulturore.Ndryshe thekson ai: “Kapitalizmi qė synojmė tė ndėrtojmė mund tė  na shfaqet me dy pamje:“Ai mund tė bėhet njė Rilindje e Re ose  mund tė na kthehet nė njė shekull tė murrėtyer”.         Me“objektivitet”: Paanshmėri , drejtėsi dhe gjakftohtėsi, tipare esenciale tė studiuesit serioz. “Korifenjtė nė”  krizėn e dritėhijeve”vjen si prezantim i vlertė i korifenjve tanė tė zhveshur nga ēdo tabu, me bindjen estetike dhe filozofike se ku ngrejnė krye kultet fillon ngurtėsimi i skemave,apo i “normativizmit’tė djeshėm”.   Ndryshe do tė kishim  prostituim me “fjalėn” si vlerė universale pohon kritiku letrar.. Duke cilėsuar pranė “qiellores” ‘tokėsoren”,kompleksitetin, tek korifenjtė tanė  si refkleksion i fatit tragjik tė kombit tone, autori na sjell pėrmes kėtij libri vlera brilante pėr lexuesin e zakonshėm dhe atė tė kualifikuar.

                   Si njėri nga bashkėpunėtorėt aktivė tė Seminarit Shkencor Ndėrkombėtar”Shkodra nė Shekuj”. ku kumtojnė afro 200 studiues nga e gjithė Shqipėria,diaspora e shumė vende tė botės,po aq  si gazetar, analist dhe kritik  letrar Kadriu njihet pėr njė guxim tė llojit tė vet, ēka i  ka sjellur njė autoritet tė respektuar si studiues qė ofron njė vizion  ndryshe pėr korifenjtė tanė:                  . .   .       Fishtėn,Nolin,Koliqin,Migjenin,Konicėn,Kadarenė,R.Qosen,Agollin,,Pipėn,.L.Kaēajn,kolosin e belkantos, etj,por edhe pėr figura “mitologjike” si Gjergj Kastriotin, Skenderbeun, Heroin tonė Kombėtar..

Me pėrvojė tė gjatė drejtimi nė arsim dhe nė kulturė,Kadriu njihet si intelektual me qėndrim totalisht tė   pavarur,qė nė asnjė rast nuk ka pėrfillur disiplinėn e” rrrjeshtit”...          Me punėn e tij pasionante si studiues dhe gazetar televiziv na ka prezantuar intervista plot jetė  dhe profesionalizėm me personalitete tė tilla si ato: me D.Agollin,me F.Krajėn, apo ajo qė ai vetė i jep TV-Boin nė Mal tė Zi.            Shumė mė tepėr se me kritikun letrar tek ai ballafaqohemi me njė kritik total tė dukurive negative,sociale e kulturore , ēka  tė kujton modelin konician tė opozicionit: Sa letrar, sa shoqėror,sa politik,sa estetik,kur “Muri i parave,muri i kultpragmatizmit,siē nėnvizon kritiku nė fjalė, rrezikon tė zėvendėsojė perden e hekurt”.

 Kritikun letrar,anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve  tė Shqiperisė”arkitektin e dimensionit misterioz tė fjalės”sipas shkrimtares V.Allmuēaj,” profesional dhe befasues nė  analizėn e veprės letrare”sipas Kadaresė, aktualisht e gjejmė si mėsues nė njė provincė si M.Madhe.

                           Kur bisedon me tė rreth kėtij fakti absurd  ai tė pėrgjigjet: “Sa kohė qė nuk do tė pėrfillet aleanca reale e qeveritarėve tanė ,majtas apo djathtas, me intelektualėt, demokracia jonė do tė vazhdojė tė jetė e kompromentuar  nė thelbin e saj, si koncept, si proces   ekonomik , social  dhe   politik.Shembja sė jashtmi e komunizmit  qe  derivat i konjukturės globale,ndėrsa shembja  sė brendshmi e tij ėshtė kryefjala  jonė…”                        “Kurse dramaturgu i shquar shqiptar ,”Mjeshtri i Madh” Fadil M.Kraja e cilėson si” njė kritik letrar novator nė analizėn e thelbit estetik tė fjalės si vlerė  universale,si njė shkrimtar nė eksplorim tė vazhdueshėm, nė kerkim tė identitetit modern tė fabulės apo tė karaktereve letrare”.Anatemues ndaj frymės sė “Realizmit Demokratik”, inkurajues i talenteve tė reja dhe i ēliruar nga ēdo kompleks “modern”, Ujkaj me pendėn e tij  plot elokuencė zbret nė zgafellat e fjalės  si “frymė”,si kushtrim i shpirtit,si qiellorja nė simbiozė tė pėrjetshme me tė rėndomtėn, tė jashtmen,tokėsoren nė njė botė qė kurrėsesi,siē thekson ai ,nuk na plotėson…Ai ngulmon nė konfirmimin e vlerave kulturore kombėtare tė traditės dhe tė ditėve tona duke u  shpalosur si njė kritik i talentuar qė tė magjepės me labirintet e fjalės.Provoni t’i shijoni kėto labirinte,do tė ndjeheni tė befasuar. 

 Shkodėr,mė 10.O2.2008                                              Prof.Gezim My.Uruēi                                                   

( Titulluar profesor nė Universitetin  e Vienės (1994),nderuar me “Medalje Ari” nga F.B.S(Sofie) dhe  “Ambasador i Paqės nė botė”, z.Uruēi ėshtė njėri ndėr shkencėtarėt mė tė shquar tė shek.21 shpallur nga  Instituti i Biografive – Kembrixh nė vitin 2005 .)


,Gjakun Kosovės,jetėn Shqipėrisė

Shtigjeve plot dhimbje dhe krenari tě librit”Rizah Rexhep Selaci”tė

A. Istrefit

 

Duke lexuar librin monografi“Rizah Rexhep Selaci”tė autorit kosovar Asllan Istrefi kushtuar familjes sė shqiponjave tė lirisė sė Shalės sė Bajgorės(Mitrovicė),fisit ndėr mė brilantėt nga shpirti liridashės,sakrificat e jashtezakonshme dhe rezistenca sistematike  e njė brezi kushtrimtarėsh qė lindėn dhe u rritėn pėrmes vdekjes nė emėr tė lirisė sė trojeve tė veta nga hordhitė serbomadhe gjatė gjysmės sė parė tė shekullit qė mbyllėm, mė i padrejti,mė tragjiku dhe mė i pėrgjakshmi pėr kombin shqiptar,mbetesh i mahnitshėm pėr vlerat njohėse tė librit,si portretizuesi brilant i familjeve,fiseve dhe individėve tė spikatur,ku shndrit si shembėlltyra e qėndresės ajo e djaloshit kosovar,shqiponjės sė gjallė tė lirisė Rizah Rexhep Selacit.

 Kėshtu libri nė fjalė arrin tė kompensojė njė nga faqet e shkėputura nga kalendari i lavdishėm i historisė sonė,nė limitet e vetmohimit tė pashoq,ai i fisit tė Islamėve si dhe tė gjithė atyre qė s’kursyen asgjė nė mbėshtetje tė ēetės sė tyre heroike duke rrezikuar edhe jetėn e familjeve tė tyre,si komponente substanciale e  pėrpjekjes sė kombit shqiptar pėr tė qenė i lirė dhe dinjitoz nė pjesėn e vet tė diellit

Faqe tė tėra tė librit autori ia dedikon pėrshkrimit tė qėndresės ,pėrpjekjeve dhe sakrificave tė nacionalistėve tė tillė si; Selim Vidishiqi,Shaban Aziz Musa,tė cilėt sėbashku me Rizah Selacin pėrbėnin rrethin mė tė ngushtė tė aksionit nacionalist tė ēetės sė Ahmet Selacit,mbrojtėsit tė kufirit kombėtar,pushkėt e tė cilit jehuan deri nė Durrės dhe Vlorė, jehu i tyre bėri qė familja Islami tė njihet edhe jashtė kornizave kombėtare. .

Gjithė respekt dhe konsideratė kujtohen figura tė tilla si Ukshin Kovaēica,Haradin Vidishiqi,Beslim Bajgora,Tafil Murat Selaci  si luftėtarėt mė tė zotė dhe prijės nė  betejat e viteve mė tė hershme.Nga ana tjetėr autori evidenton me ngrohtėsi, me fjalė dhe  shprehje tė zgjedhura;  Haki Haxhi Kaqanollin,Isuf Haxhi Cėrnushen,etj.etj.tė cilėt nuk kursyen as bukėn e gojės,as veshjet e trupit tė vet,as rehatinė e familjve tė ryre,as ditėt e vėshtira mes tė ftohtit tė madh pėr tė krijuar strehė,veshmbathje dhe sofėr me gjithė ē’patėn pėr Ahmet Selacin dhe ēetėn e tij.

Kurse, duke u shprehur po pėr kėto virtyte tė larta tė shpirtit dhe tė sakrificės totale pėr Ahmet Selacin e bashkėluftetarėt e tij, autori Shatrollėt e Murgullės i vlerėson si emblemė e besės dhe e trimėrisė.Me fjalėt mė tė gjetura A.Istrefi  pėrshkruan edhe gjithė rrethin e miqve e dashamirėve,tė cilėve u kėrkojmė mirėkuptim qė s’i pėrmendim tė gjithė nominalisht,ku dallon Bajram Shahinin e Kovaēicės dhe Latif Latifin e Pollatės qė ngushllonin me shumė dhimbje dhe respekt familjen kreshnike tė Selacėve pėr gjakun e derdhur edhe atėhere kur hijet kobzeza tė OZN-as ndalonin rreptėsisht ēdo  vizitė dhe komunikim me familjen e tyre si pjesė e rezistencės ndaj masakrave sllavokomuniste mbi popullin e Shalės sė Bajgorės si nė mbarė Kosovėn-

Pėrmes njė gjuhė tė zgjedhur; sa tė argumentit e tė hulumtimit shkencor,po aq gjuhėn e reportazhit apo atė tė metaforave,  epiteteve dhe shkallėzimeve tė goditura,  A.Istrefi sjell para lexuesit gjithė sakrificėn njerėzore tė njė krahine,apo tė njė populli si ai Shalės sė Bajgorės apo Kosovės ku spikat shembulli i shkėlqyer i rezistencės pėr liri i fisit tė Islamėve kreshnikė si dhe e bijave heroina e burrėnesha, me zemėr tė madhe ,tė shquara pėr  qėndresėn morale deri nė madhėshti, si Hafizja,nėna e heroit tė librit apo bashkėshortja e tij, Fatimja, shpirti i tė cilave shndrit nė faqet e kėsaj monografie, si shpirti i altruizmit ektrem nė emėr tė jetės,tė dashurisė pėr njeriun si shprehje e dashurisė pėr lirinė.e trojeve shqiptare.duke dėshmuar se liria, ADN-ja e nj­ė populli tė civilizuar,ka qenė kurdoherė palca e dinjitetit dhe thelbi i vetekzistencės sonė si komb.para sė cilės miti i qendresės ka qenė “privilegji’i njė populli mbarė, pa dallim bindjeje politike,besimi,apo seksi.

                   Duke sjellė nė ekranin e kujtesės sonė maskaradėn serbosllave  pėrmes detajesh tė tilla si: Reforma Agrare {1919},zgjedhjet kobzeza {1923},shkatėrrimi i Xhamisė sė Sahatit,masakrat e herėpashershme mbi shqiptarėt ,synimi pėr tė fshirė emrin shqiptar nė Kosovė  pėrmes instrumentėve tė tillė si;“Shoqata pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Myslimanėve”dhe fletushkės“Hak”,djegia e 138 shtėpive apo internimi nė kampin e pėrqėndrimit nė Nish tė 600 familjeve,Konventa Jugosllave-Turke{1938},”Elaboratet mbi Shqipėrinė”{ Vasa Ēubrilloviēit 1937,1944, tė Ivo Vukotiēit dhe Ivo Andriēit }qė synonin tė eleminojnė ēdo pėrpjekje tė shqiptarėve pėr tė krijuar shtetin e tyre tė pavarur ,siē shprehej I.Vukotiēi , ,nėn flamujt e hipokrizisė makabre tė “Vėllazėrim-Bashkimit”,Thembra e Akilit,tė tė cilit  ishte shfrytėzimi kriminal i pasurive te”Trepēės”dhe Fushė-Kosovės .

              Ky do tė ishte “prologu”mizor  qė do tė ndizte shpirtin liridashės tė Rizahut tė ri duke e bėrė tė rrjeshtohet me ēetėn e Ahmet Selacit krahas Mehmet Selacit,Imer Selacit,Ajet Selacit, Mulla Mustafait,Isuf dhe Faik Boletinit,gjak i gjakut tė Garibaldit tė Ballkanit, Isa Boletinit ,nė krah tė tė cilit do tė vriteshin nga forcat e errėta malazeze nė vitin  1915  edhe Rexhep e Mahmut Selaci.( babai dhe xhaxhai i Rezahut)

         Autori i librit pėrmes epitetesh dhe metaforash tė goditura  portretizon fllakadanin e lirisė Rizah Selacin,djaloshin e fisit  tė Islamėve,tė cilėt ,edhe pse tė pėrndjekur hap pas hapi nga UDB-ja dhe OZN-ja jugosllave  apo instrumentet e tyre ,mjerisht me raste edhe ndonjė shqiptar i marrosur nga entuziazmi sllavokomunist i “Vllazėrim-Bashkimit”,nuk kursyen asgjė duke  falur jetėn e tyre,nė emėr tė jetės nė liri tė Kosovės… me emrin e Shqipėrisė,nėnės sonė tė pėrbashkėt, qė vuan ndarjen makabre brenda trupit tė saj,tretur e copėtuar,rrethuar  me vetvehten,edhe pse me humanizmin e saj tė pashoq gjatė gjithė historisė,siē shprehet studiuesi i shquar francez Mateus Aref , mbushi humnerat e Evropės plakė.

“ Shtathedhur,shpatullgjėrė,me fytyrė vezake.Me njė ecje serbes e me ato lėvizje harmonike qė hijeshonte rrugėn.Lis i fortė me rrėnjė nė tokėn e vet,para tė cilit njeriu dehej dhe dėfrehej kur e shikonte  tek po ecte .Shtyllė dhe verigė e rezistencės popullore,qė ēdo njeri e konsideronte pjesė tė trupit tė tij,apo pjesė e trupit tė madh qė quhet komb”-ky ishte Rizah Rexhep Selaci nė pėrshkrimin mjeshtėror tė autorit tė librit, Asllan Istrefit………

Kjo pamje madhėshtore prej pllaje ,kjo hijeshi e pashoqe prej gjaku dhe shpirti, lexuesit i ofrohet e ngrohtė,njerėzore dhe e pashoqe prej  autorit,njerit ndėr ata qė do tė nderohet prej bashkatdhetarėve tė vet si pjesė e UĒK-ės sė lavdishme, falė veprės sė cilės shndrit kėto ditė tė lavdishme tė historisė sonė moderne Dita e Shumėpritur prej mbi njė shekulli: Pavarėsia e Kosovės… - pėr tė cilėn fali gjakun e vet edhe Rizah Selaci,fisi i lavdishėm i Islamėve tė lirisė-  Ёshtė pikėrisht ky profil qė na sjell nė mendje thėnien brilante tė Pauzanias pėr pellazgėt hyjnorė tė origjinės sonė;

                      “Burri i parė qė ka lindur nė botė ka qenė pellazgu..Burrė i dalluar pėr pėrmasat dhe bukurinė e figurės sė tij, qė i kalonte tė gjithė tė vdekshmit e tjerė pėr kualitetet e shpirtit”.

Vlerėsim sentencial qė lexohet po kaq i plotė nė bukurinė fizike dhe shpirtėrore tė Islamėve,ēka shpaloset mrekullisht edhe nė fotoalbumin qė shoqėron kėtė libėr kaq elegant,ku hijeshon si pak kush  Rizahu,djaloshi nė moshėn mė tė bukur tė jetės sė tij,  i cili do tė privohej edhe nga  ėndrrat e jetės pranverė tė moshės ,nė emėr tė jetės nė liri.pėr t’u rrjeshtuar kėshtu nė krah tė nacionalistėve tė vendosur shqiptarė selacianė si;Rexhepi,Mahmuti,Ahmeti,Mehmeti,Ajeti, dhe Imeri,pėr tė mbetur kėshtu nė Lagjen e tė Mėdhenjve tė Historisė sonė Kombėtare, si lisat e mėdhenj qė u bėn ballė periudhave tė stuhishme.po aq si pjesė e Partisė Nacional Demokrate Shqiptare tė cilėn sllavokomunistėt e konsideronin si”eshalonin e tretė tė institucionit tė fuqishėm kombėtar shqiptar”.

Shpeshherė mes nesh jemi tė prirur tė keqkuptohemi brenda vehtes.Kjo ngjet sepse,pritat e pabesitė e ēetnikėve klasikė dhe modernė kanė qenė nė thelb tė njėjta nė synimet e tyre ogurzeza pėr tė instaluar perde frontesh ,shikime nga frengjitė tė njėri-tjetrit mes nesh,duke abuzuar me fatin tonė tragjik si komb.Kjo taktikė e vjetėr sa vetė njerėzimi i ėshtė servirur racės sonė nga Perandoria Romake deri tek ajo Sovjetike,qė nga epoka e lavdishme e Ilirisė deri tek epoka e ndritur e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare,kur ne me dinjitet arritėm tė kapim sensin e sė Ardhmes duke u bėrė pjesė e koalicionit antifashist botėror qė udhėhiqej nga SHBA,BRSS dhe Anglia.

Edhe pse nacionalistėt shqiptarė nuk i shpėtuan sindromit tė kolaboracionizmit {ku u gjendėn edhe figura madhore tė panteonit  kombėtar si E.Koliqi,M.Frashėri  etj.}duhet theksuar qė  kolaboracionizmi shqiptar nuk qe identik me atė evropian.Kjo ,sepse kolaboracioniastėt tanė qenė dhe mbeten gurthemele tė identitetit tonė me shembullin e tyre tė ndritur qė nė momentin  historik tė  Shpalljes sė Pavarėsisė,nė krah tė Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.Megjithatė ,ata mjerisht,siē pohon pr.dr.Kristo Frashėri, do tė preokupoheshin pas antikomunizmit kur“nuk duhej”.

Ndryshe kur prioritet i koalicionit  progresist, evroatlantik, antifashist ishte shkatėrrimi i bishės nazifashiste.  Kjo jo faktit se kėtė e kėrkonte Kominterni,por kėtė e kėrkonin vendet e demokracive mė tė zhvilluara tė Perėndimit si: SHBA dhe Anglia etj.,tė cilat nuk i pranonin kurrėsesi kufinjtė e rinj qė ofronte nazifashizmi mes shteteve.

                Kuptohet sa e ndjeshme,sa e lehtė dhe e “justifikueshme”bėhej rrėshqitja nė krah tė nazifashizmit nė klimėn e dhunės shoviniste serbosllave nė Kosovė. kur viheshin pėrballė njė fuqie tjetėr qė“u garantonte” Shqipėrinė Etnike,shpėtimin nga kjo skllavėri moderne,heqjen e kėsaj zgjedhe mesjetare,makabre nga jeta e tyre. Sa e brishtė dhe tragjike bėhej rezistenca ndaj  kthetrave tė kėsaj euforie!.

                  Nė kėtė vėshtrim,nė ditėt tona tė Posthistorisė,tė postideologjisė dhe tė postfronteve, ēdo zvarritje ndarjesh vjen krejt anakronike dhe e pajustifikueshme brenda nesh, kur kemi aq nevojė pėr njeri- tjetrin.nė kuadrin e  Integrimi tė Madh, tė cilin nuk mund ta kapim si realitet, nė se nuk realizojmė me dinjitet  integrimin brenda vehtes..Kur Fuqi tė Mėdha si Franca dhe Gjermania pas 150 vjetėsh lufte mes vedi, aktualisht tė bashkuar, janė lokomotiva e Evropės sė Re ē’duhet tė bėjmė ne, shqiptarėt ,tė tharė njė shekull tė komunikojmė tė lirė brenda vehtes??

Pa tjetėr, tė pranojmė njėri-tjetrin ashtu siē jemi,konstruktivisht,nė emėr tė sė ardhmes sonė tė pėrbashkėt nė hapėsirat e Evropės sė Re,larg ēdo kompleski modern,nė nderim tė atij gjaku qė u derdh pėr kėto ditė tė Kosovės sė Pavarur,shtet Sovran,,falė kredos madhėshtore tė bijėve tė saj si Rizahu qė ashtu syēelur para pushkatimit ,nė shkurt 1947,do tė deklaronte solemnisht: “Gjakun Kosovės,jetėn Shqipėrisė!”.

Kontributi nacionalist i Mahmut dhe Rexhep Selacit nė krah tė Isa Boletinit apo e shqiponjave tė tilla si Mehmet Selaci,Ahmet Selaci,Rizah Selaci,Ajet dhe Imer Selaci  tė cilėt syshqyerėve serbė me kokarda dhe pesėcepėsh,thikave tė tyre ,mitrolozave e granathedhesve u dolėn krahahpur qė nga 1935-1947 do tė pėrbėnte brezin e katėrt tė selacėve  qė do tė flijoheshin  nė altarin e lirisė- thekson autori. Me shumė dinjitet.pjesė e kėsaj qendrėse  janė edhe Hafizja,nėna e Rizahut ,e cila, kur forcat e errėta tė OZN-as vrasin poshtėrsisht Rizahun,  mundi  ndjenjat e amėsisė dhe mori fuqinė e trojeve-kulla.Mblodhi fėmijėt dhe gratė e veja duke i mėsuar deri nė vdekje tė mbahen krenarė pėr baballarėt e tyre,tė  punojnė e tė mos kėrkojnė tė presin prej  askujt.

Po kėshtu hijeshon me dinjitetin e saj tė qėndresė morale edhe Fatimja,bashkėshortja e Rizahut.

Ndoshta autori duke portretizuar kėto dy burrėnesha do tė  dėshmojė qėndresen totale tė njė populli martir- fal  solidaritetit , humanizmit  dhe stoicizmit tonė tė mrekullueshėm, nė emėr  tė jetės nė liri ,ēka ua dėshirojmė,larg ēdo kompleksi, nė jetė tė jetėve  edhe fqinjėve tanė tradicionalė, qė mjerisht vazhdojnė tė mbeten tė prangosur brenda vehtes duke mos kuptuar se kush  ushqen urrejtjen dhe shtypjen ndaj lirisė sė tjetrit, ka shtypur mė sėpari lirinė e vet.

Fatimja bluante gjithēka nė kokė- thekson autori.Vetėm ajo e dinte amanetin e Rizahut para ekzekutorėve sllavokomunistė serbė;”Pėr Allahun ruami fėmijėt’-. i pati thėnė Rizahu nė ndarje.Thonė se ndarjet gjithmonė janė tė dhimbshme dhe si tė tilla shkaktojnė plagė shpirti.,por ato janė po aq edhe madhėshtore kur mbi to hidhen  themelet e dashurisė pėr tė Ardhmen nė liri tė brezave.

 Amaneti  i Rizahut sot shndrit me dinjitet nė hapėsirėn e  Kosovės sė lirė  ,e Ardhmja dhe e Nesėrmja e sė cilės kėrkon nė ēdo kohė e nė ēdo hap tė historisė nderimin e gjakut tė rėnė pėrpara tė cilit obligimi i njė populli ėshtė tė pėrulet me dinjitet dhe krenari.

Nė kėtė panteon nderi rrjeshtohet pa asnjė dilemė edhe gjaku i ndritur i Islamėve tė Shalės sė Bajgorės dhe veēmas i shqiponjės sė lirisė, Rizah Rexhep Selacit ,gjaku  i derdhur nė Masakrėn e Reēakut,gjaku i Legjendės sė Qėndresės,Adem Jasharit qė tronditi botėn me pėrmasat e tij , gjaku  i trimave tė UĒK-ės sė lavdishme si prologu madhėshtor i Kosovės sė ditėve tona,Shtet i Pavarur dhe  Sovran..

  Prishtinė 21.02.08                                                            

Kadri Ujkaj,kritik letrar

Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė rrethit M.Madhe-Shkodėr.




                             Kur kthetrohemi nga nostalgjia pėr “Armikun e Ēlirimit”...

                                                                 (Refleksione)

Nė klimėn e debatit mjeran dhe abuziv “tė rishkrimit” tė historisė kur mėsova nga media e shkruar se  ambasadori turk nė Kosovė  na sugjeruaka qė historia e pushtimit osman nė rastin tonė tė mos konsiderohet si e tillė ,ndjeva nevojėn e reflektimit me njė sens akoma mė kritik ndaj librit”Shakaxhinjtė e Nacionalizmit”tė publicistit M.Bregu. Duke mirėkuptuar rishikimin,jo rishkrimin, e historisė si njė aksiomė e shkencės historike m’u kujtua monumenti i Neronit nė qendėr tė Romės,edhe pse dihet  se nė vitin 64 tė erės sonė perandori romak ,jo thjesht do tė vriste dy apostujt e  Krishtit Shėn Pjetrin dhe Shėn Palin nė vargun e pafund tė pėrndjekjeve,burgosjeve dhe vrasjeve tė tė krishterėve,por,sikur tė mos i mjaftonin kėto, do tė digjte brenda njė nate edhe Romėn

E megjithatė momumenti i njėrit prej diktatorėve mė tė zinj tė njerėzimit-Neronit- vazhdon “tė hijeshojė” nė mes tė Romės, si dėshmitar autentik i njėrės prej faqeve mė tė errėta tė perandorisė pagane romake,pa aluduar njeri ta lėkundė hijen e rėndė tė Tij,kur tek ne idiotėrisht diskutohet denigrueshėm, si nonsens historik ,shkatėrrimi, nė rastin mė tė freskėt, i njė vepre arti suigeneris si ajo nė ballė tė Muzeut Historik Kombėtar-dėshmi autentike e Socrealizmit...

Kėshtu “shakaxhinjtė tanė tė rishkrimit tė historisė”njė “reminishencė” me  librin”Shakaxhinjtė e Nacionalizmit’ tė M.Bregut na intrigojnė nė njė sens kritik ndaj mjerimit filozofik qė synon tė mbjellė “intelegjenca”e trutharėve tė nacionalizmit anakronik apo tė moderacionit tė shtirur duke luajtur mjerisht me sensin  e munguar kritik tė tė menduarit tė njė populli si yni, i cili shpesh herė tė  vėrtetėn e ka pranuar nė frymėn e kultit tė tė parit: nė familje,nė fis,nė bajrak,nė parti, nė pushtet etj.shkurt si ekskluzivitet,si fjalė tabu,si fjalė tė Zotit. duke kompromentuar kėshtu thelbėsisht tė vėrtetėn si produkt i diversitetit, derivat i injorimit tė sensit modern tė dyshimit..

              Duke u ndalur tek libri “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit” tė bie nė sy gjakftohtėsia e analizės pėrballė duambabizmit,si nacionalizėm i thėrpyer sa brenda llojit tė vet ,sa me konjukturėn moderne,shkurt si sjellje filozofike dalė boje nė shekullin e ri. Ēka e arrin falė shmangies sė kompleksit tė inferioritetit, jetike nė arenėn e debatit publik, i nevojshėm dhe i shėndetshėm nė njė vend demokratik, edhe pse Bregu publicist ndodhet pėrballė njė ish-diplomati, si Baleta, zotėrues i 4-r gjuhėve tė huaja, fatlum gjatė regjimit komunist, pa dashur tė paragjykojmė zbritjen e tij pėrrallore nga malet drejt selive tė vlerave universale, si OKB-ja, shans qė s’do ta refuzonte asnjė shqiptar i ndershėm dje.

              Kėshtu tė anatemosh Bregun, nga kompleksi i superioritetit, pėr katolicizėm, kur debaton mbi tė ashtuquajturin nacionalizėm shqiptar, aspak “produkt” i asnjėrės prej feve, po aq i “tė gjithave” sė bashku nė vendin tonė, do tė thotė tė injorosh me vetėdije pasojat injoruese tė ēėshtjes nacionale shqiptare tė kompleksit evropian mbi Shqipėrinė si “Turqi e vogėl” ... pasoja ndoshta pa limit,po aq tė mos arrish tė kuptosh asgjė nga pėrvoja e”SHBA,qė me politikėn e tyre tė hapur, duke lejuar ekzistimin e sė drejtės pėr kritikė, madje,edhe tė dogmave tė shenjta tė relegjionit bazė kanė zgjeruar pandėrprerje hapėsirėn e lirisė sė mendimit,rrjedhimisht edhe tė besimit”siē shprehet A.Xhaferri.( po aty)

Sa mjerane qėndron kjo sjellje ndaj njė qytetari tė besimit tjetėr kur kujtojmė se”Bashkėsia Islame nė mėnyrė energjike e tė sinqertė u ngrit kundėr fanatikėve qė nė emėr tė fesė po shkelnin mbi Shqipėrinė duke e shpallur Nėnė Terezėn si vlerė tė saj nė traditėn e madhe emancipuese tė Bashkėsisė Islame tė kohės sė Zogut” (Kadare“Identiteti evropian i shqiptarėve”fq.55)ēka u konkretizua me vendimin bashkiak pėr vendosjen e shtatores sė shenjtores shqiptare nė mes tė Shkodrės

.      Pa dashur tė hyjė nė detaje pėr pushtues e perandori tė ndryshme, tė cilat kanė pasur tė njėjtin thelb, atė tė pushtuesit pėr interesat e veta, aspak pėr tė mirėn tonė.kur shtrohet dilema pse shqiptarėt e ndėrruan nė shumicė fenė,ēka boshnjakėt e kishin realizuar 1OO vjet para tyre ,atėhere, siē thekson A.Xhaferri, “pėrgjigja duhet kėrkuar nė raportet e Bizantit(e ortodoksisė) dhe tė Vatikanit(tė katolicizmit) me Perandorinė Osmane,e cila pasi pushtoi kryeqendrėn e Ortodoksisė,          Konstandinopojėn(Bizantin) dhe njė pjese tė madhe tė territoreve tė saj,arriti tė  qeverisi aq gjatė nė atė hapėsirė,vetėm falė marrėveshjes me patriarkun e Konstandinopojės(Bizantit) duke

pranuar  kulturėn dhe mėnyrėn qeverisėse tė Bizantit”, besimtarėt e tė cilit,ortodoksėt,rrjedhimisht do tė  ndjeheshin mė tė privilegjuar se katolikėt nė kėto rrethana

Nga ana tjetėr tė pretendosh se “paraardhėsit tanė qenė me fat historik tė jetonin nėn sundimin osman gati 500 vjet apo tė pranosh, se “ata qė u konvertuan nė myslimanė ishin mėkatarė” nga kushdo qoftė e thėnė, tė vjen keq ,jo pėr pasaktėsinė e padiskutueshme, kur po pėrjetojmė konvertimin kaq aktiv si njė sjellje moderne, pragmatiste tė shqiptarėve sot,nė Perandorinė e Tregut, por pėr autorėsinė e dy versioneve qė frymėzohen njėra nėn kompleksin orientalist tė “Baba  Dauletit”, tjetra nėn kompleksin modern tė konjukturės -si shprehje e nostalgjisė ndaj “Armikut tė Ēlirimit”- duke konfonduar  progresin natyral tė njė populli viktimė deri dje,bijtė e tė cilit,jo vetėm qė nuk trajtoheshin as si nėnshtetas turq nė Perandorinė Osmane,por ”Fuqitė e Mėdha e panė mė tė udhės qė t’i shpėrfillnin ,t’i braktisnin,qoftė pėr t’i zhvatur ,qoftė pėr t’i dhėnė si monedhė kėmbimi tek ai qė kishte kėrkesė tė fortė ose atij qė jepte ēmimin mė tė mirė, apo mė tė shtrenjtė nė tregjet ndėrkombėtare”(M.Aref“Shqipėria-Historia dhe gjuha”fq.159)

                     .E nė se i referohemi aktualitetit shohim mjerisht qė ,me gjithė begraundin elegant tė njė populli si pasardhės i pellazgėve hyjnorė,( tė konfirmuar  nė kėto troje sė paku 6-3 mijė vjet p.e.re,sipas shkrimtarėve antikė grekė), jemi i vetmi zė,i vetmi komb qė i kėrkohet pėrsėri tė sakrifikojnė pėr tė Tjerėt- nė emėr tė sė ardhmes tė Altruizmit modern-, tė pres pėrsėri nėn ekstazėn e kultit modern tė doktrinės realizimin e vetvehtes nė njė tė ardhme Gjithėpėrfshirėse pa limit-”novacion”dhe “altruizėm nacional “qė nuk i kėrkohet asnjė kombi tjetėr vetėm shqiptarėve tė rindarė edhe pas pavarėsisė kushtetuese tė Kosovės, si gjithnjė, nė 5 shtete me kufinjtė e tokės amė.

                        Popujt qė nuk dinė tė dyshojnė,jo thjesht nuk kanė tė Ardhme,por pėr hir tė sė vėrtetės nuk e meritojnė atė,nėse realisht  kemi vetėdijen,siē shprehej Naimi,poeti ynė kombėtar se jemi banorėt mė tė vjetėr tė kėsaj Evrope,nė se sinqerisht duam t’i shpėtojmė kurthit modern tė sloganeve izmatike, si deri dje,pavarėsisht lukut tė tyre modern.

.Truthartėt modernė tė nacionalizmit tė kapėrcyer,apo tė thėrpyer me konjukturėn moderne-si shprehje e totalitarizmit modern- s’ėshtė ēudi qė ndonjė ditė t’i kėrkojnė

llogari si mėkatar edhe Konstandinit tė Madh,perandorit romak, pagan ,ilir ,qė 695 vjet mė parė udhėhoqi konvertimin e njė perandorie tė tėrė nė tė krishterė,apo Justinianit, po ilir,perandorit bizantin,i cili,rreth vitit 635 tė erės sonė,sipas Jordanesit, ka ndihmuar nė tėrheqjen e pushtuesit ” tė pritshėm” serb tė trojeve tona duke  ftuar sllavėt pėr ndihmė kundėr hordhive gjermanike nė Itali e gjetiu, tė cilėt nė vend qė tė

luftonin gjermanėt u kthyen nė pushtues tė tokave bizantine, taktikė qė do tė inkurajonte prologun okupues serb tė Kosovės nga shek.XIII.(Mateus.Aref vep.cit..fq.21O).

Me shumė interes, nė librin nė fjalė, nisur nga thelbi i tij abuziv ėshtė koncepti mbi “Vonesėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė” qė e paska sjellė konvertimi nė myslimanė (nė rrethana historike aspak tė dhunshme, por aspak po aq vullnetare nė kuptimin praktik,tė ngushtė tė kėsaj fjale).

Pohim, mjerisht mjeran deri nė skaj kur kujtojmė se Egjipti, Siria, Libia, e tjerė kombe myslimanė do tė ishin tė parėt qė shpallėn pavarėsinė nga Perandoria Osmane.,pa injoruar edhe”kontributin” e llogarive pėr hesap tė vet,aspak tonin,tė perandorisė austro-hungareze,ku ne bėnim pjesė,pėrballė epėrsisė,domenit rus, qė kėrkonte me ēdo kusht daljen nė Mesdhe,ēka do tė kalonte “patjetėr”nė kurriz tė shqiptarėve,veēmas kosovarėve dhe ēamėve. tė cilėt Aleanca e pėrzemėrt-Antanta.do t’i ndante nga trungu amė qė nė fillimet e shek.XX.

Njėherish nuk mė bind argumenti qė sjell z.Blushi,(ky publicist dhe politikan suigeneris,i kalibrit rreptėsisht modern ) nė “romanin” e tij”Tė jetosh nė ishull”fq.56 se “shqiptarėt nuk dinė tė zgjedhin dhe ē’ėshtė mė e keqja nuk dinė tė mbrojnė atė qė zgjedhin dhe akoma mė keq e tradhėtojnė shpejt atė qė zgjedhin”,pėrballė konfirmimit  se dobėsia e vonesės sonė historike si shteti i pavarur lidhej jo me fenė apo pėrshtatjen me atė qė sundon kalanė nė kėtė rrafsh,por me faktin se ”institucionet tona fetare nuk ishin kombėtare”( K.Frashėri”Nderi i Kombit”,Gazeta Shqiptare,6.o9.2oo

Aq mė bindėse bėhet kjo kur kronikanėt osmanė tė shek.XIV-XVII shqiptarėt i cilėsojnė si “rebel dhe tė pa fe,madje tė lindur vetėm pėr kryengritje”. 

Nga ana tjetėr duhet pohuar se shqiptarėt si pragmatistė nė gen “ditėn” tė pėrshtaten nė rrethanat e realitetit perandorak global osman,i cili nė thelb synonte asimilimin e tyre si identitet, por kurrėsesi nuk do tė arrinte tė shteronte identitetin shqiptar, aq mirė kur dihet prirja jonė pagane e shprehur nė besimin ndaj “Orėve”, “Zanave”, “Diellit” apo” Hėnės”.

“S’e kam parė Perėndinė,

Shoh ngaherė dashurinė”

                                                           ,shprehej Ēajupi.

 Madje po t’i referohemi Edit Durhamit thuhet se “Papa Pauli II nė vitin 1464 e shkishėroi Lekė Dukagjinin pėr kanunin  e tij jokatolik”(“Brenga e Ballkanit”fq. 118)

            Me shumė tė drejtė Bregu i referohet thėnies sė Nolit: “Nė Shqipėri ka 4-r besime qė nuk kane zėnė rrėnjė nė zemrėn e kėtij populli pagan”. Nė kėtė vėshtrim “Vonesa shqiptare pėr Shpalljen e Pavarėsisė” nuk qe derivat i fesė islame, por i alergjisė sė Fuqive tė Mėdha Evropiane ndaj kėsaj feje,krahas lakmisė grabitqare kurdoherė ndaj trojeve tona.

Do tė krijohej kėshtu, nėnvizon prof.dr. Kristo Frashėri: “aleanca midis koncepteve politike dhe ideologjike osmanishte tė Portės sė Lartė dhe platformės sė “Megali idese””, qė domosdoshmėrisht tė ēonin nė mohimin e sė drejtės shtetformuese tė shqiptarėve si komb me shumicė myslimane.siē paralajmėronte ideologu i shquar i Rilindjes sonė Kombėtare, Sami Frashėri.,shije qė po kaq mjerisht,sado e sofistikuar, gjallon deri nė ditėt tona. .

Duke iu referuar librit “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit”tė M.Bregut, kur kujtojmė thėnien e Konicės: “Shqipėrinė do ta hanė shqiptarėt”, edhe teksti i shprehur nga Princ Vidi “mė kanė dėrguar pėr t’iu bashkuar, jo pėr t’u ndarė”, drejtuar Ismail Qemalit, lidhur me kantonet shqiptare vjen si sentenca mė e goditur pėrmes sė cilės mund tė transkriptohet nė esencė komunikimi i kėtij tė fundit me princin evropian.

        Ėshtė pikėrisht ky thelb qė e detyronte diplomatin e urtė tė insistonte nė vendosjen patjetėr tė njė pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar qė tė siguronte paprekshmėrinė e kufinjve

shqiptarė tė 1913-tės, pas dorėheqjes sė tij tė detyruar pėrballė rolit tradhtar dhe antishqiptar tė Esat Pashė Toptanit dhe lėvizjes fshatare tė Haxhi Qamilit,

           njė precedent i njohur edhe nė Francėn e 1793-shit, kur nė emėr tė monarkisė do tė kėrkohej shkatėrrimi i fitores sė Revolucionit Demokratik Borgjez-njė vlerė universale Duke iu rikthyer “Vonesės shqiptare tė Shpalljes sė Pavarėsisė”, ėshtė interesant fakti: Nė vitin 1621, kur procesi i myslimanizmit kishte marre pėrmasa tė papara, Budi i drejtohej kardinalit Gazzadino nė Romė: “Shqiptarėt e krishterė nė marrėveshje tė fshehtė me ata myslimanė po pėrgatisin njė kryengritje tė armatosur kundėr zgjedhjes osmane”.

                 Bregu nė librin e tij shkruan plot respekt tė merituar, pėr brezin e B-ve tė Mėdha tė shqipes si: Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani e Biēikemi, Padyshim ata ishin dhe mbeten,- larg ēdo sentimentalizmi religjioz –, llogari personale e kujtdo qė i pėlqen kjo “sjellje”, humanistėt e mėdhenj shqiptarė me pėrmasa evropiane( kur Porta e Lartė s’lejoi tė hapeshin jo vetėm shkolla  shqipe deri nė 1887-ėn nė Shqipėri, por as shkolla turke),por Jo heronjtė pėrballė njė perandorie ushtarake moderne aq tė fuqishme si ajo Osmane.. Njė Mesjetė vėrtetė brilante!                                                         

               Vetėm nė ketė kontekst ata duhen parė dhe vlerėsuar si formacioni nė thelb elitar arbėror, ndryshe do tė ishin “prehur” pranė mjediseve tė Vatikanit dhe jo tė jetonin deri nė shpella, si nė atė tė Rrjollit tė Malėsisė sė Madhe, ku i madhi Bogdan do tė kalonte rreth njė ēerek shekulli tė jetės sė tij.

Mjafton tė kujtojmė aktin tejet domethėnės ,brilant, nolian kur nėn veladonin e njė kleriku ortodoks, rrihte zemra e njė patrioti tė madh, po aq e njė ateisti tė deklaruar nė fillimet e veprimtarisė sė vet (.R.Qose”Shkrimtarė dhe Periudha”fq.254),i cili pėr motive tė pastra patriotike,tejet largpamėse, do                                

 tė themelonte 1OO vjet mė parė,nė Boston tė SHBA Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare pėr tė shpėtuar shqiptarėt dhe Shqipėrinė nga kthetrat grabitqare moderne tė ortodoksizmit shovinist grek.

                     Ndėrsa lidhur me figurat madhore si: Koliqi, Mithat dhe Mehdi Frashėri autori i librit nuk duhet ngurronte nė analizėn e tyre kurdoherė si figura madhore komplekse, tė cilat krahas meritave substanciale si gurthemeli tashmė nė panteonin tonė si komb patėn edhe kontradiksionet e veta nė kontekstin historik tė njohur botėrisht, duke mos i shpėtuar pėrmbajtjes sė  strategjizmit tragjik tė kolaboracionizmit shqiptar, qė shpresonte pa sens tek fuqitė autoritariste pushtuese, Italia dhe Gjermania, pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare

    Sikur komunizmi shqiptar nėn trysninė e interesave ngushtėsisht partiake, ideologjike do ta rriste

. disi artificialisht konfrontimin brenda vetes kur kujtojmė se mjaft nga nacionalistėt nė vitet “39 – “44, plot pasion pėr ēlirimin e atdheut nga nazifashizmi, vinin nga auditorėt evropianė dhe jo thjesht luftuan, por u bėnė pjesė e Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar shqiptar,duke definuar mjerisht si pjesė e tė masakruarėve pas dhjetorit 1945, edhe pse Kushtetuta Shqiptare deri nė vitin 1955 e njihte pluralizmin me ligj.

Tejkalimi i masės me “Mukjen” apo “Mukja” e kthyer nė kompleks nga komunizmi shqiptar si dhe naiviteti politik i nacionalistėve duke bashkepunuar me pushtuesit dhe qėndruar nė pritje tė zbarkimit tė Aleatėve gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, komprometuan rrėnjėsisht tė nesėrmen demokratike tė Shqipėrisė.. Kurse nacionalistėt si forcė politike shteruan sė brendshmi. “Nuk ka shqiptarė budalla tė mos e kuptojė se ballistėt vdiqėn, kur bashkėpunuan me fashizmin”, i shkruan Noli, Mithat Frashėrit

.Madje hijet tragjike tė kėsaj strategjie ,si peng i progresit demokratik, do tė shtriheshin deri nė ditėt tona, me  synime tė pastra manipuluese, duke deformuar pėr llogari tė pastra partiake faktin e pakontenstueshėm historik se:

”Pėrgjegjės pėr vendosjen pas Luftės sė Dytė Botėrore tė regjimit komunist nė Shqipėr,siē thekson akademiku Kristo Frashėr”Nderi i Kombit”, nuk janė dy emisarėt jugosllavė,Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha,por qarqet nacionaliste,ballistėt dhe legalistėt,tė cilėt u zvarritėn me taktikėn e tyre tė kompromisit,nė fillim tė heshtur,pastaj tė hapur me kolaboracionistėt nė pritje tė zbarkimit tė forcave angloamerikane nė brigjet shqiptare”{“Historia e Lėvizjes sė Majtė nė Shqipėri dhe e Themelimit tė PKSH.1878-1941”,fq.273}

                 Nga ana e tjetėr Perėndimi, jo vetėm nuk do ta njihte Zogun nė mėrgim me taktikėn “as ngrohtė, as ftohtė me tė”, por po aq pėr absurd, nėn trysninė staliniane nuk do tė pėrfshinte Shqipėrinė brenda vetes, edhe pse komunistėt shqiptarė si ata grekė udhėhoqėn me vendosmėri dhe pa asnjė kompromis fitoren mbi nazifashizmin si pjesė e strategjisė sė koalicionit botėror antifashist.Kjo edhe pse dihet se Ushtria Nacionalēlirimtare Shqiptare nuk pranoi asnjė kėmbė ushtari tė Ushtrisė sė Kuqe nė tokėn shqiptare gjatė pėrballjes 5-vjeēare me nazifshizmin, siē nėnvizon albanologu i shquar gjermano-amerikan B. Fisher.

Nė kėtė aspekt, nga studiuesit tanė, nuk duhet hedhur baltė si qellim nė vetvete ndaj kėtij kontributi tė shkėlqyer ku kanė pjesėn e vet edhe mjaft nacionalistė tė ndershėm, me vizion evropian mbi tė nesėrmen demokratike tė shqiptarėve, siē veprohet shumė herė nėn trysninė e antikomunizmit si kompleks. Nė ketė kontekst yshtjet me artifice tė llojit “Kristianizmi” apo “Islamizmi”, si gricje artificiale, ngado qė tė vijnė janė nė dėm tė ēėshtjes sonė  kombėtare, nė tėrėsi ende tė pazgjidhur, edhe pse aktualisht kanė rėnė defakto poshtė tė gjitha protokollet evropiane, ndryshe tetė tė tilla, qė na. ndanė kaq dhimbshėm nė pesė shtete.

Shihni o trutharė tė nacionalizmit”origjinal”shqiptar! Kur shtrohet ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės ,OKB-ja islamike,ndryshe Lidhja Arabe,(ku jemi edhe ne anėtarė nga viti 1993)  deri nė kėtė moment mbi interesat islamike di aq bukur dhe me aq dinjitet tė vėrė interesat kombėtare duke mos e njohur shumica e vendeve anėtare tė saj Pavarėsinė e Kosovės,Dhe do tė ishte injorancė tė vepronte ndryshe -koshiente se koha e dogmave  dhe e mallit pėr to mbaroi...

..          Kurse lidhur me kontenstimin ndaj simbolit tonė kombėtar, shqiponjės nė flamur, problem qė zoti Bregu ngre nė kėtė libėr, kam idenė se i shkon ky shpend, i etur pėr tė rrokė hapėsirėn

natyrore, stėrnipave tė ilirėve. Ilir do tė thoshte i lirė, njė popull vazhdues i pellazgėve hyjnorė,i cili nuk kurseu asgjė nė emėr tė tė qenit i lirė, popull me njė kualitet tė lartė tė shpirtit sipas Pauzanias

.Madje,sipas E.Kocaqit”skeptri qė mbante Zeusi nė dorė, e ka origjinėn nga shqipja,sepse ai paraqiste njė kokė shqiponje,pra skeptri ėshtė sqepi si i thuhet nė gegėrisht.”

”     Shqiponja nė flamur bėhet edhe mė e pranueshme pėr dy arsye tejet thelbėsore:

E para, flamuri ynė kombėtar,me shqiponjėn dykrenare nė mes,ėshtė mė i vjetri nė Ballkan ,ndoshta mbi 5OO vjeēar, ,kur asnjėri prej flamujve tė fqinjėve tanė nuk i kalon 15O vitet..Kėtė Flamur tė Skėnderbeut tė harruar pėr 4-5 shekuj nėn sundimin osman,e rizbuloi  shkollari i ri, Faik Konica duke e vendosur nė njė bibliotekė latine.pėr  t’ia rikthyer kėshtu memories sonė kombėtare, do tė shprehej Noli nė dhjetor  1942 ,kur me kėtė flamur do tė mbulohej edhe arkivoli i Konicės,rizbuluesit tė tij, nė nė Boston tė SHBA.

E dyta ėshtė domosdoshmėrisht e drejta e shqiptarit pėr ta parė njėherė faqe shekullit, plot frymėmarrje brenda vetes, nėse duam tė shprehemi si njerėz tė lirė, Nėnėn tonė tė Madhe – Shqipėrinė e Vėrtetė, jo kėtė Artificiale, tė simbolizuar botėrisht pėrmes kėtij flamuri. Cili djalė nėne nė botė nuk do tė shenjtėronte simbolin e nėnės vet,po aq do tė dėshironte ta shihte nėnėn e vet tė gjymtuar apo tė cunguar krahėsh tėrė jetėn, \siē po ngjet kaq breza me ne shqiptarėt???!!!

         Nė kėtė vėshtrim mendoj se funksionon bukur nė thelbin e vet fatit tonė tragjik simboli ynė kombėtar, me shqiponjėn dy krenare nė mes, me shpresėn e madhe se tashmė, shekulli i XXI do tė jetė shekulli i shqiptarėve ,realizimi i vetvetes brenda Hapėsirės sonė Natyrore, jashtė kthetrave tė Artificialitetit., qė koincidon me “objektivin” e shpendit tonė gati magjik dhe mistik, si njė simbol brilant, krejt origjinal ,nė intenerarin e nj realiteti global integral qė aspirojmė.

Kurse emrat: Ujk, Luan, Skifter, e tė tjerė si kėta, mendoj se duhen lexuar falė prirjes gjenetike pagane tė albanėve, shqiptarėve tė sotėm, qė fenė kurrė nuk e ndjenė si komponent themelor, por plotėsues nė spiralen e jetės drejt realizimit tė vetvetes

.”Shqiptari mbetet shqiptar. Edhe kur duket se u nėnshtrohet rrethanave e bėn kėtė pėr t’i detyruar rrethanat t’i nėnshtrohen atij.Krishtėrimin nuk e ka marrė kurrė seriozisht,por edhe islamizmi me ē’duket nuk ėshtė futur si duhet .Shumica e njerėzve s’e vrasin shumė mendjen pėr fenė”(E.Durham vep.cit. fq.45)

 Madje mjafton tė kujtojmė se pellazgėt shenjtėruan lisin, drurin, me fenė e tyre druide, ilirėt Diellin,si perėndi e tyre,siē respektonin gjarpėrin(sot nderohet si ora e shtėpisė), sikur ne vazhdojmė tė nderojmė, bie fjala, Ditėn e Shėngjergjit, si festė pagane pėr tė gjithė,pa dallim besimi, kur dihet se nuk ka ekzistuar ndonjė shenjt me emrin Shėngjergj.

Kur policia malazeze,natėn e votimit pėr Pavarėsinė nga Serbia tė Malit tė Zi ,masakronte njė familje tė besimit katolik duke i thyer  mes tjerash edhe  njė portet nė allēi tė Adem Jasharit,kryefamiljari shumė i fyer nė shpirt e mėsyn me fjalėt:Mos bre se ky asht bash Jezu Krishti im- shprehet Kadare

Gjithashtu konsideracionet e tipit “vėllezėrit e tu selinė e kanė nė Vatikan”, apo “Hordhia e harlisur e Vatikanit” vijnė jo thjesht si mungesė etike, por si mungesė e plotė dinjiteti nė komunikim , kur nė kodin e njė diplomati ekuilibri i shprehjes ėshtė parim i njohur i xhentilencės diplomatike, aq mė tepėr nė rastin e njė diplomacie publike pėr tė amortizuar njė problem tė caktuar, larg kompleksit “tė reciprocitetit”, nė rastin konkret.

 Ne jemi tė gjithė shqiptarė, shumė pak pėr t’ia dhuruar njėri-tjetrin dikujt tjetėr. Le ta pranojmė siē jemi vetveten duke kultivuar diversitetin nė emėr tė rikonfirmimit tonė si komb me vetėdijen se vetė qenia njerėzore nuk ėshtė kurrė puritane.

      Duke u ndalur ne pėrformancėn e librit, njėri ndėr kriteret e cilėsisė sė botimit, mund tė themi qė libri ėshtė mjaft i realizuar duke filluar me formatin, madhėsinė e

shkronjės, cilėsinė, peshėn e letrės dhe kolorin e faqes, sidomos kopertinės sėbashku me ikonėn pėrkatėse, e tė tjera, falė kėto punės serioze tė botuesit, i cili duhet pėrgėzuar.

               Mjaft sinjifikativ ėshtė sipari i librit me sentencėn sokratike nė mbrojtje tė sė vėrtetės dhe po aq mbyllja e librit me sentencėn e viganit tonė liberator, Heroit tė Popullit – Luigj Gurakuqi:.

“Vetėm njė qellim i nalt te ban me durue / e zemrėn te forcon, nder kundėrshtime s’vyen / kurrė me u ligshtue,mjer ai qe s’qindron”, mbi qėndresėn nė emėr tė kėsaj tė vėrtete, qė pėrbėn lajtmotivin e librit “Shakaxhinjtė e Nacionalizmit”. Bregu me librin nė fjalė na dhuron njė publicistikė qė ka. merita pėr stilin, tematikėn me tehun e saj stigmatizues ndaj orientalizmit tė kapėrcyer apo kompleksit tė moderacionit qė investon ēdo ditė nė injorimin e vlerave tona mė tė mira tė traditės                         

Megjithatė, kėto vlera do t’ia ridimensiononte njė redaktim profesional,i cili “s’kapet” dot,mungon,qoftė edhe thjesht si njė korrektim gjuhėsor e letrar, shprehje kjo neto e abuzimit tė shtėpive botuese,.

               E gjithėsesi libri nė fjalė na afron njė publicistikė qė meriton vėmendje pėr  sensin kritik tė problematikės qė bėn objekt tė saj, kur fjala si krizė, vizioni mjeran filozofik nėn kthetrat e nostalgjisė sė “Armikut tė Ēlirimit’do tė thoshte Konica, dje si kult i totalitarizmit klasik aziatik,sot si totalitarizėm modern synon tė kulmojė sipas frymės sė “parcelės” apo sipas unit tė tė parit-bajraktarit modern- nė ballė tė atij qė e thėrret sovran dhe e ndjen si turmė, vėrdallon rreth nesh si skllavėri mendimi,si idolatri moderne apo si kulti i Njėshit.. Kėshtu ,publicisti nė fjalė ,pėrmes kėtij libri sikur na thotė: “Mos harroni se historitė nuk do te shkruheshin kurrė, nėse nuk do tė ekzistonte bindja kategorike se ajo qė harrohet apo injorohet nė rrugėtimin e dhimbshėm tė popujve, mund tė pėrsėritet                                                                                       

 

Koplik28.o5.2oo8.                                                             KadriUjkaj,kritik letrar

                                                                                  




 


Kadare: Biseda pėr Evropėn

Ismail Kadare

….dergoi per “albdreams” Zef NAĒAJ…

Ismail Kadare sqaron pėrfundimisht pozicionin e tij pėr polemikėn e fundit lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve. Sipas tij, ky debat nuk mund tė quhet polemikė, por njė dalldi e njėanshme. Kadare sqaron edhe njėherė se po polemika nuk ka qenė e kotė, pasi ėshtė shkruar nė njė kohė kur Shqipėria ndodhet nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė parė serioze me Evropėn, ndėrs Kosova nė prag tė pavarėsisė.

Ismail Kadare sqaron pėrfundimisht pozicionin e tij pėr polemikėn e fundit lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve. Sipas tij, ky debat nuk mund tė quhet polemikė, por njė dalldi e njėanshme. Kadare sqaron edhe njėherė se po polemika nuk ka qenė e kotė, pasi ėshtė shkruar nė njė kohė kur Shqipėria ndodhet nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė parė serioze me Evropėn, ndėrs Kosova nė prag tė pavarėsisė. Sipas shkrimtarit tė madh, teknika, ose mė saktė, dredhia klasike nė kėtė rast ėshtė tė mos merresh me problemin qė ngre polemizuesi tjetėr, por tė rendėsh pas spekulimeve. E spekulimet, nė thelb, janė mashtrim
Pyetje: Para sė gjithash, do tė dėshironim tė dinim rrethanat nė tė cilat u shkruan kėto letra, tė cilat nė disa aspekte ruajnė aktualitetin ende sot.

Pėrgjigje: Tė dėrguara nė shtator tė vitit 1991, tri letrat e para kanė pasur si shtysė tė ngutshme paralajmėrimin pėr tragjedinė e re, qė po i kėrcėnohej Kosovės. Ndihej se diēka katastrofike ishte duke u pėrgatitur. Koha tregoi se ky alarm nuk ishte i kotė. Letra e katėrt, dhjetė vite mė pas, ka lidhje me tė burgosurit e Kosovės.
Pėrveē kėsaj, qėllimi tjetėr, qė gjithsesi lidhej me tė parėn, ishte tėrheqja e vėmendjes pėr krejt ēėshtjen shqiptare. Kjo lidhej natyrshėm me raportet me familjen e popujve evropianė. Kishte rėnė ora pėr Shqipėrinė. Ėshtė thėnė edhe mė parė, se ndėrsa De Rada e ka pėrdorur shprehjen “erdhi dita e Arbrit”, nė kuptimin e pėrzishėm, tani e njėjta shprehje duhej tė kumtonte tė kundėrtėn, mbarimin e fatkeqėsisė gjashtėshekullore. Por pėr kėtė duhej qė Evropa tė bėhej e ndjeshme ndaj kombit tė harruar shqiptar.
Mė 1991, ideja e hershme e Robert Shumanit dhe evropianistėve tė tjerė, pėr njė Evropė tė bashkuar po ringjallej me forcė. Rėnia e komunizmit e kishte ngucur si kurrė mė parė kėtė projekt madhėshtor. Popujt e porsadalė nga zgjedha komuniste i kishin sytė nga ky projekt. Pėr kombin shqiptar tė ndarė mė dysh, problemi paraqitej dyfish i ndėrlikuar. Ndaj kambana pėr tė duhej tė binte dyfish mė fort.
Me sa duket, pėr shkak tė kėsaj rrethane, e cila ndodhet ende nė zhvillim e sipėr, letrat tingėllojnė gjithsesi aktuale.

Pyetje: Kur lexon kėto letra, mėnyrėn si shtrohen problemet, njeriu, padashur, bėn krahasimin me polemikėn e fundit pėr identitetin evropian ose joevropian tė shqiptarėve. Shumė njerėz kanė shfaqur mendimin se ajo, krahas anėve pozitive, ka pasur mjaft keqkuptime. Madje disa e kanė quajtur kundėrproduktive. Cili ėshtė mendimi juaj?

Pėrgjigje: Sė pari desha tė them se nuk besoj shumė qė njė dalldi e njėanshme tė foluri, mund tė quhet vėrtet polemikė. Ndėrkaq, nga e keqja, le ta quajmė kėshtu.
Mendoj se ajo pjesė e opinionit shqiptar, qė e ka gjetur kėtė “polemikė” kundėrproduktive, ka gjithsesi tė drejtė. Mund tė thuhet se ėshtė njė shembull se si s’duhet bėrė njė gjė e tillė.
Njė polemikė del e dėshtuar, ose e dėmshme pėr dy arsye. E para, kur zhvillohet pėr diēka tė paqenė, ose fare tė parėndėsishme. Polemikat shterpa, jo vetėm qė s’japin asgjė, por ēoroditin gjithēka. Arsyeja e dytė e dėshtimit ėshtė zvetėnimi i polemikės. Ajo mund tė fillojė mirė, mbi njė bazė qė ia vlen, por, mė pas, kriteri i saj, pakti pėr atė qė do tė flitej, befas ėshtė prishur. Zakonisht ėshtė njėri prej pjesėmarrėsve qė duke mos e pėrballuar dot argumentin, e shtrajton (deformon) atė.

Pyetje: Ē’mendoni se ka ndodhur konkretisht me polemikėn pėr tė cilėn po flasim? Ka qenė e kotė, apo ėshtė degraduar?

Pėrgjigje: Polemika, le tė vazhdojmė ta quajmė kėshtu, nuk ka qenė e kotė. Kur kam shkruar sprovėn mbi identitetin evropian tė shqiptarėve kam qenė i bindur se problemi ka qenė mė i ngutshėm se kurrė. Shqipėria ndodhet nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė parė serioze me Evropėn. Kosova nė prag tė pavarėsisė. Ndonėse ka kaluar njėfarė kohe, kėto dy akte vazhdojnė tė kenė po atė peshė e atė ngut madhor, e kėshtu do ta kenė pėr njė kohė tė gjatė. Unė s’di probleme mė tė rėndėsishme pėr kombin shqiptar.
Askush nuk mund tė hiqet naiv e tė bėjė se nuk kupton, se hyrja e Shqipėrisė nė Evropė dhe pavarėsia e Kosovės nuk vendosen diku nė Tunizi apo nė Singapor, por kryesisht nė botėn perėndimore, pra nė Evropė e nė SHBA.
Pra, polemika nuk ka qenė as shterpė e as nė kohė tė gabuar. E gabuar ka qenė bjerrja e saj.

Pyetje: A mund ta shpjegoni ku ėshtė bėrė gabimi dhe a mund tė shmangej ai?

Pėrgjigje: Nuk ėshtė vėshtirė tė prishėsh njė polemikė. Teknika, ose mė saktė, dredhia klasike nė kėtė rast ėshtė tė mos merresh me problemin qė ngre polemizuesi tjetėr, por tė rendėsh pas spekulimeve. E spekulimet, nė thelb, janė mashtrim.
Ēfarė shtrova nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”? Asgjė mė shumė se njė ide tė pėrpunuar qysh prej njė shekulli e gjysmė, nga rilindėsit tanė: orientimin evropianoperėndimor tė Shqipėrisė. Nė prag tė afrimit tė ri me Evropėn dhe NATO-n, kam dashur tė rikujtoj idenė se identiteti shqiptar, pavarėsisht nga ndikimet e pashmangshme, ka mbetur i qartė. Jam ngritur kundėr tezės sė shprehur kohėt e fundit se identiteti shqiptar ėshtė gjysmak. Kundėr tezės se njė pushtim (nė kėtė rast pushtimi osman, e nė njė tjetėr rast pushtimi serb) e prish identitetin. Kam shprehur mendimin se tė pranosh kėtė, do tė thotė tė pranosh idenė se ndėrsa popujt e tjerė tė Ballkanit, nėn tė njėjtin pushtim, e kanė ruajtur identitetin e vet, populli shqiptar, si mė i dobėti midis tyre, pėr turp tė tij, e ka humbur atė pėrgjysmė.
Njė vend themelor nė sprovėn time zė mendimi se teza e mėsipėrme ėshtė njė tezė e vjetėr serbe, me prapavijė kriminale. Sipas kėsaj teze, populli, ose mė saktė, nėnpopulli shqiptar, me identitet gjysmak, pėr shkak tė pjesės sė madhe myslimane, sipas tyre, ėshtė mish i huaj pėr kontinentin evropian. Se rrjedhimisht shqiptarėt mund tė dėbohen, e tė venė andej nga, sipas tyre, kanė ardhur, nė Azi. Se ky aksion pėr kėtė spastrim etnik mund t’i besohet Serbisė. Se pėr kėtė, Serbia do tė ketė mirėnjohjen e Evropės.
Dihet se si dėshtoi kjo ėndėrr makabre dhe se si Serbia, nė vend tė mirėnjohjes, pati bombardimin prej Evropės dhe SHBA-sė.
Ēfarė i mbeti Serbisė pas kėsaj? Shpresa e vetme, e fundit, qė atė qė ajo nuk ua bėri dot shqiptarėve, shqiptarėt t’ia bėjnė vetes. Me fjalė tė tjera, tė shpallen ata vetė se, ndryshe nga kombet e tjera, janė me identitet gjysmak.
Tė vetėshpallurit mbrojtės tė myslimanizmit shqiptar, nė tė vėrtetė, janė akuzuesit kundėr tij. Identitetit evropian ata i kundėrvėnė “identitetin mysliman”. Pėrveē qė ėshtė njė mėnyrė barbare tė menduari, sepse konceptit “evropian” nuk mund t’i vėsh pėrballė njė koncept fetar, ashtu siē nuk mund t’i vėsh njė tė tillė koncepteve “aziatik” ose “amerikan”, kjo kundėrvėnie shpreh njė qėndrim pėrjashtues ndaj pjesės myslimane tė popullsisė shqiptare. Sipas kėsaj kundėrvėnieje, myslimanėt shqiptarė e kanė tė pamundur ose tė ndaluar tė jenė evropianė.
Nė sprovėn “Identiteti evropian i shqiptarėve” ėshtė pėrsėritur disa herė ideja se myslimanėt shqiptarė janė po aq evropianė sa tė krishterėt. Se nuk ka pasur e as mund tė ketė Shqipėri evropiane, pa myslimanėt. Ashtu siē nuk mund tė ketė Shqipėri tė mirėfilltė pa ata.
Nė qoftė se thuhet se populli shqiptar, me shumicė dėrrmuese, ėshtė shpallur sot aleat i Evropės dhe SHBA-sė, kjo do tė thotė se ndėr tri besimet, ėshtė pjesa myslimane, si mė e shumta, qė e ka bėrė nė radhė tė parė kėtė zgjedhje. Rrjedhimisht, ėshtė faji i tyre nėse kjo zgjedhje quhet e gabuar, ashtu siē ėshtė meritė e tyre (dhe lumturisht ashtu ėshtė), nėse zgjedhja quhet e drejtė.
Pėrpara njė shtrimi tė tillė tė ēėshtjes, Haxhi Qamilėt e vonuar e kanė tė vėshtirė tė pėrgjigjen. Ndaj ata i kthehen zanatit tė vjetėr: falsifikimit.

Pyetje: Folėt pak mė lart pėr degradimin e debatit.

Pėrgjigje: Pėr t’u kthyer aty ku e lamė, “polemika” nuk ka qenė e kotė, por ajo ėshtė zvetėnuar.
Siē e thashė mė lart, nuk ėshtė e vėshtirė prishja e njė debati. Teknika, pra, ėshtė e njohur. Shpiket njė tezė e paqenė, pra, njė mashtrim: “I. Kadare e njėjtėson identitetin evropian me atė tė krishterė”. Ky mendim nuk gjendet askund. Por kjo s’e pengon mashtruesin themeltar ta pėrsėritė atė disa herė. Tė tjerė debatues, nga padija, naiviteti ose qėllimi i keq, e ripėrtėritin atė. Mashtrimi, ashtu si paraja e pistė, riqarkullon tani kudo. Teknikė tjetėr ėshtė tė mos i pėrgjigjesh problemit qė shtron tjetri, por ta kthesh gjithēka kryengulthi. Dihen tashmė disa nga kėto mėnyra, tė pėrpunuara nga zyrat speciale tė botės sė pėrmbysur komuniste.
Nė qoftė se ti je pėrpjekur pėr emancipimin e letėrsisė apo tė njė rrafshi tjetėr tė artit, akuzohesh se ke bėrė tė kundėrtėn, “e ke sovjetizuar atė”. Nėse je pėrpjekur pėr hapje ndaj Evropės, akuzohesh se ke bėrė ēmos pėr mbyllje. Nėse ke mbrojtur refugjatėt shqiptarė, qysh mė 1990, pėrpara gjithė opinionit botėror, duke i bėrė thirrje botės pėr t’i pranuar ata njerėzisht, akuzohesh pėr tė kundėrtėn. Nėse je pėrpjekur me tė gjitha mjetet tė bėsh tė njohur ēėshtjen e Kosovės, akuzohesh pėr shpėrfillje ndaj saj. Nėse e ke mbrojtur UĒK-nė, qysh nė zanafillė nga akuzat pėr terrorizėm, akuzohesh se ke qenė ti vetė qė e ke quajtur terroriste. E kėshtu me radhė, pėr tė arritur gjer te problemi fetar. Akuzohesh pėr shumė kohė si kundėrkatolik. Mė pas, kur kjo pushon sė qeni e besueshme, zėvendėsohet me kundėrmyslimanizėm. Ti i ke mbrojtur myslimanėt shqiptarė nga shpifja monstruoze se ata janė tė paaftė pėr tė qenė evropianė. Ti ngul kėmbė se ata janė po aq evropianė sa tė krishterėt dhe se hyrja e Shqipėrisė nė Evropė pa myslimanėt as qė mund tė pėrfytyrohet. Ti e ke thėnė disa herė kėtė dhe prapė akuzohesh pėr tė kundėrtėn. Ti u ke shkruar letra katėr presidentėve “tė krishterė” dhe nuk e pėrmend asgjėkund problemin fetar, duke u dhėnė tė kuptojnė se ēėshtja e lirisė, e pavarėsisė dhe pėrkatėsisė evropiane tė shqiptarėve, as pengohet e as ndihmohet nga besimi i tyre. E megjithatė, ti akuzohesh se nė intervistat apo sprovat e botuara, kėrkon t’i bėsh qejfin “Evropės sė krishterė”.
Siē shihet, Haxhi Qamilėt e sotėm janė tė palodhur. Ndryshe nga banditi i dikurshėm analfabet, kėta tė sotmit, qė dinė shkrim e kėndim, janė edhe mė tė rrezikshėm.

Pyetje: E keni pėrmendur Haxhi Qamilin disa herė nė sprovat tuaja pėr tė keq, nė kohėn kur Qosja e ēmon si njė kryengritės kundėr grekėve, serbėve dhe feudalėve.

Pėrgjigje: Ka dy interpretime pėr kėtė figurė. Vlerėsimi i Enver Hoxhės mė 1947, i pėrtėritur mė 1960, ku haxhiqamilizmi trajtohet me respekt si “lėvizje klasore e patriotike” kundėr feudalėve dhe grekėve e serbėve. Nė tė vėrtetė, ka qenė lėvizja mė e hapur antishqiptare, ceremoniali i pėrditshėm i sė cilės ishte valėvitja e flamurit turk dhe djegia e flamurit shqiptar. Adhurimi i komunistėve shqiptarė pėr tė, dėshmon njė thelb tė pėrbashkėt midis haxhiqamilizmit dhe stalinizmit shqiptar. Njė pėrcaktim i shkėlqyer i Mit’hat Frashėrit, i vitit 1928, zbulon arsyet e kėsaj dashurie tė shėmtuar. Pėr Haxhi Qamilin dhe ndjekėsit e vet, Frashėri shkruan se ishin “ata qė inauguruan bolshevizmėn nė Shqipėri me djegie, plaēkitje dhe rrėnime, tre vjet mė parė se sa tė buēasė bolshevizma nė Rusi”.
Riciklimi i haxhiqamilizmit nė kronikėn shqiptare, tregon se diēka nuk shkon nė kėtė kronikė. Ndonėse njeriu qė i ka dhėnė emrin kėsaj lėvizjeje ka qenė, sipas Mit’hat Frashėrit, njė katundar nga Sharra, i ikur nga ēmendina, haxhiqamilizmi vetė dėshmon njė dukuri nė historinė tonė. Gjithmonė sipas Frashėrit, kjo ka qenė njė lėvizje e errėt qė duke vepruar nėn maskėn e fesė myslimane, nxitej dhe financohej, pėr ēudi, nga rrethet shoviniste, aspak myslimane, tė Ballkanit.
Siē shihet, me njė shekull vonesė, dukuria pėrsėritet. Historia jonė, nė vend qė tė bėnte sikur nuk shihte, duhej tė kishte vėnė re se pėrse nė disa zona tė Shqipėrisė kėndohet ende sot kėnga pėr banditin nga Sharra (Mal mė mal kėndon bilbili, rroftė e qoftė Haxhi Qamili.). E kjo tė kujton faktin tjetėr se pėrse mbahet mend dhe vizitohet ende sot varri i Ballaban pashės, tradhtarit tė mundur e tė ndėshkuar prej Skėnderbeut?
Shtrohet pyetja nėse kjo tregon njė gjendje patologjike tė njė pjese tė popullsisė shqiptare, apo kėto janė zona nė tė cilat, sipas kronikave osmane, perandoria ka bėrė shpėrngulje etnike tė vendėsve, pėr t’i zėvendėsuar me kolonė tė ardhur nga kushedi ku. E kėta kolonė kanė kujtime e nostalgji tė tjera. Ato jo vetėm janė tė ndryshme nga ato tė kombit shqiptar, ēka do tė ishte e natyrshme, por ato janė nė kundėrshtim tė plotė me interesat e tij. E kėtė asnjė vend i sotėm nuk e lejon.

Pyetje: Nė sprovėn tuaj pėr Dante Aligierin, poetit tė adhuruar ju i keni bėrė njė kritikė lidhur me trajtimin e gabuar tė tij, tė profetit Muhamet. Kjo kritikė bie nė kundėrshtim me akuzat e Qoses pėr antimyslimanizėm. Por nga njė burim interneti, ėshtė thėnė se nė botimin frėngjisht dhe italisht, qė do tė dalin sė shpejti, paragrafet ku flitet pėr kėtė gjė janė hequr. Ē’mund tė na thoni?

Pėrgjigje: Ky ėshtė njė trillim i mirėfilltė. Nė botimet e huaja, qoftė nė ato frėngjisht e italisht, qoftė nė tė tjerat, nuk do tė ketė asnjė fjalė tė ndryshuar, nė asnjė paragraf, e aq mė pak nė paragrafet ku pėrmendet profeti Muhamet.
Ėshtė pėr t’u habitur zelli i atyre qė, nga njė anė hiqen si mbrojtės tė myslimanizmit, nga ana tjetėr, kanė padurim, qė ata vetė tė fabrikojnė e tė nxitin tė kundėrtėn.

Pyetje: Veprat tuaja janė botuar gjithashtu nė vendet myslimane dhe arabe. A ka pasur vėrejtje lidhur me fenė?

Pėrgjigje: Ka dhjetėra botime tė mia qė nga Maroku nė Turqi e gjer nė Iran. Nuk jam nė dijeni tė ndonjė kritike lidhur me ēėshtje fetare.

Pyetje: Edhe njė pyetje e fundit. Tė gjithė flasin sot nė Shqipėri pėr Evropėn dhe kanė padurim pėr pranimin nė Bashkimin Evropian. Ndėrkaq, populli ynė bashkė me klasėn politike, ka njė qėndrim shumė miqėsor ndaj SHBA-sė. Ē’mund tė thoni pėr kėtė mirėkuptim tė dyanshėm.

Pėrgjigje: Kjo ėshtė gjėja mė e mirė qė i ka ndodhur popullit shqiptar qysh nga pavarėsia. Vizioni i tij pėrfshirės Evropė-SHBA, mendoj se ėshtė njė model i mirė edhe pėr tė tjerėt. Nė thellėsi, nė ato qė mund tė pėrfytyrohen si pllaka tektonike tė gjeopolitikės nuk ka kundėrthėnie midis dy kontinenteve, mė saktė midis BE-sė dhe SHBA-sė.
Dėshira shqiptare pėr Evropėn, ėshtė pėrtej llogarive pėrfituese, siē kujtojnė disa. Duke pėrfshirė, natyrisht, zhvillimin ekonomik, ėshtė fryma evropiane qė i tėrheq shqiptarėt me po atė forcė.
Ju pėrmendėt pak mė parė Dante Aligierin. Ėshtė jo vetėm poeti i parė i kontinentit, por bėn pjesė nė vlerat themelore tė tij. Duke qenė poet i ndėshkimit, ai ėshtė, nė radhė tė parė, poet i pastrimit shpirtėror. Duke i bėrė njė kritikė lidhur me profetin e myslimanėve, mund tė merret sikur kam dashur t’i bėj njė test pikėrisht tolerancės evropiane dhe frymės pranuese tė saj. Dhe kjo ėshtė e natyrshme tė bėhet prej njė shkrimtari, populli i tė cilit, pas njė ndarjeje tė gjatė, i kthehet kontinentit tė vet, jo me njė, por me tė tri besimet e tij.

Evropa, bota perėndimore, as ka qenė e as ėshtė njė botė idilike. Por ajo ėshtė njė botė qė e pranon gabimin dhe kėrkon tė ndreqet. Ėshtė ajo qė e ka pjellė fashizmin, por ėshtė po ajo, qė e ka mbytur atė. E po kėshtu me komunizmin, ėshtė ajo qė e polli, e po ajo qė e mbyti me duart e saj. E kėshtu me radhė, ajo qė ka ndodhur e ende po ndodh me racizmin, antisemitizmin, kundėrmyslimanizmin.
Duke iu kthyer Evropės, populli shqiptar, lė pas gjendjen e tij tė panatyrshme, pėr t’u kthyer nė gjendjen normale, i plotė dhe i papėrēarė.
Nuk ka kundėrthėnie midis identitetit shqiptar dhe evropianizmit. Nė gjirin e asaj qė pėrcaktohet sot si Evropa e kombeve, jo vetėm nuk zbehet asnjė identitet, por, sado paradoksale tė duket, ka gjasė qė, raportet e vėshtira kohėt e fundit tė shqiptarėve me atdheun e vet, tė pėrmirėsohen. Shėndoshja e tyre, nėpėrmjet atij qė mund tė quhet partiotizėm institucional do tė sjellė njė drejtpeshim tė ri nė gjithė jetėn e kombit. Tek lėkundja e kėtij drejtpeshimi qėndrojnė rrėnjėt e disa tė kėqijave kryesore tė jetės sonė. Nė rivendosjen e tij, mbėshtetet, ndėr tė tjera, shansi ynė.
Njė nga parullat e Rilindjes Shqiptare ka qenė: Zhvish rrobet e robėrisė, mėmėdhe!
Nuk ėshtė e lehtė, natyrisht, tė ndahesh me tė keqen, qoftė ajo otomane, fashiste apo komuniste. Ne e dimė se kjo nuk ėshtė ēėshtje petkash, por shumė mė e thellė. Megjithatė, vrulli i pėrbashkėt shqiptar drejt frymės evropiane na e jep kėtė shpresė.


“Ndaloni masakrėn qė po projektohet ndaj shqiptarėve tė Kosovės”

Letėr VACSLAV HAVEL-it, President i Ēekosllovakisė

I dashur Vacslav Havel

Besoj se do tė mė kuptoni e pėr kėtė arsye do tė mė falni kėtė mėnyrė tė drejtuari jo protokollar. Duke qenė i sigurt se anėtarėt e sektit tonė, sektit tė madh tė shkrimtarėve, mbeten pėrherė besnikė tė kėsaj bashkėsie edhe kur qėllon qė marrin poste tė larta e bėhen presidentė shtetesh, unė po ju drejtohem thjesht si koleg (confrére), si njė murg qė i drejtohet vėllait tė tij murg tė tė njėjtit urdhėr.
Zgjedhja juaj si president i njė vendi qendror tė Evropės ka qenė jo vetėm njė nder e njė kėnaqėsi shpirtėrore pėr tė gjithė shkrimtarėt, por pėrtej kėsaj, ajo ka qenė njė shenjė, njė ogur i mirė pėr tė gjithė kontinentin tonė evropian. Edhe mė parė historia ka njohur zyrtarė tė lartė, madje edhe monarkė shkrimtarė, por ju u bėtė kryetar shteti nė njė kohė tė turbullt e dramatike, nė kushtet e njė konkurrimi e sensibiliteti tė lartė politik kur vendi juaj ndodhej nė mes tė ciklonit tė ndryshimeve qė bota mbarė e ndiqte me ankth. Nė kėtė sens, fakti qė zgjedhja juaj u prit me kėnaqėsi nga tė gjithė, dėshmon se nė botėn tonė, qė shpesh na duket mė e ashpėr e mė cinike se sa ėshtė, synimi drejt vlerave tė epėrme shpirtėrore, jo vetėm qė nuk bie por qėllon qė edhe ngrihet. Mendoj se pėrveē asaj ē’ka fitoi Ēekosllovakia nga zgjedhja juaj ky ėshtė njė mesazh i mirė dhe plot shpresa qė mori krejt njerėzimi. Gjithmonė nė kėtė sens, aksionet tuaja me pėrmasa mbarė evropiane, siē qe takimi i Pragės i qershorit tė kėtij viti, qė ju e organizuat bashkė me presidentin Mitterrand, janė tė natyrshme e ju shkojnė ju pėr shtat si rrallėkujt.
Pata nderin tė jem i ftuar nė Pragė, por ndonėse u takuam bashkė, nuk pata mundėsi, pėr arsye qė merren me mend, t’ju shtjelloja disa mendime tė mia, ēka po pėrpiqem ta bėj, sa mė shkurt, nė kėtė letėr.
Ndonėse unė jam njė shkrimtar i larguar nga vendi im, pėrpiqem gjithmonė si shkrimtar e jo si politikan, tė bėj diēka pėr Shqipėrinė e popullin shqiptar, njė nga popujt mė martirė tė Evropės. Nė Pragė u fol shumė pėr Evropėn e nesėrme. Gjetja e rrugėve drejt saj ėshtė njė nga aksionet mė fisnike e mė heroike tė kohės sonė. Nė kėtė kohė ka shumė arsye pėr t’u dėshpėruar, por ka edhe arsye tė tjera pėr t’u gėzuar. Fakti qė njerėz si ju marrin pjesė nė projektin e ardhshėm tė Evropės janė inkurajuese pėr tė gjithė, sepse pėrherė ka pasur njerėz qė kėtė Evropė e kanė ėndėrruar me cilėsi sa mė njerėzore.
Por, pėr fat tė keq, Evropa nuk ka qenė kėshtu dhe nė ndėrgjegjen e saj rėndojnė mjaft pesha tė vjetra, tė cilat duken sikur do tė harrohen, por nuk harrohen e s’mund tė harrohen kurrsesi. Ne shkrimtarėt diēka mė mirė se tė tjerėt e kuptojmė kėtė.
Probleme tė rėnda, nga ato qė ngjajnė tė pakapėrcyeshme kanė dalė pėrpara botės sė sotme. Ndėr to dramat etnike si ndėr mė tė rėndat iu prishin gjumin shumė kancelarive. Por problemet e vėrteta janė pikėrisht ato qė prishin gjumin. Qė ankthet e shumė popujve arritėn, mė nė fund, tė shqetėsojnė kancelaritė kjo megjithatė ėshtė njė gjė pozitive. Se nė ē’masė do tė qetėsohen kėta popuj, kjo do tė pėrcaktojė, nė fund tė fundit, vlerat e kėsaj kohe, pėr tė cilėn ne tė gjithė jemi pėrpjekur nė kėtė fund shekulli.
Ndėr popujt qė kanė vuajtur mė fort pasojat e gabimeve tė Evropės, kanė qenė edhe shqiptarėt. Ashtu si baltėt, si hungarezėt, si moldavėt e si kombe tė tjerė, ata provuan mbi trupin e tyre gėrshėrėt e Fuqive tė Mėdha, qė i prenė pa mėshirė nė fillim tė kėtij shekulli. Por ndėrsa tė tjerėve iu shkėputėn copa e gjymtyrė, ose pėrkohėsisht u vunė nėn protektoratin e fuqive tė huaja, kombi shqiptar ishte i vetmi qė pėsoi tragjedinė mė tė rėndė: u pre mė dysh. Ky gjymtim i rėndė ia ka prishur e vazhdon t’ia prishė atij gjithė drejtpeshimin, e bashkė me kėtė shkakton turbullira nė gjithė rajonin ballkanik.
Ndėrsa gjysma e kėtij kombi shpėtoi, mė nė fund, nga diktatura vendase komuniste, gjysma tjetėr vazhdon tė lėngojė nėn njė nga diktaturat mė tė egra qė ka njohur bota, dhunėn serbe. Pa e tepruar aspak mund tė thuhet se shqiptarėt e Jugosllavisė jetojnė sot nė njė ferr tė vėrtetė. Duke mos kėrkuar aspak prishjen e mirėkuptimit dhe paqes evropiane, shqiptarėt e Jugosllavisė (Kosovės), popullsia e tretė pas serbėve dhe kroatėve nė kėtė shtet, kėrkojnė vetėm tė respektohen njėlloj si tė tjerėt, as mė pak e as mė shumė, dhe kėrkojnė atė drejtėsi qė bota e sotme ua njeh tė gjithėve. Me kėtė rast dėshiroj t’ju njoftoj Ju, se nga tė dhėnat qė po mbėrrijnė prej burimeve tė ndryshme, njė masakėr e pėrgjakshme po projektohet kundėr shqiptarėve. Gjithė Evropa duhet tė alarmohet prej kėtij paralajmėrimi, pėrpara se e keqja tė ndodhė dhe njė krim i tmerrshėm tė depozitohet nė ndėrgjegjen e kontinentit tonė.
Ju kėrkoj ndjesė zoti President pėr gjatėsinė e kėsaj letre. Ju keni probleme jo tė pakta tė vendit tuaj pėr tė zgjidhur, por unė kam besuar pėrherė se shpesh, nė udhė misterioze, ēėshtjet e popujve, gėzimet e hidhėrimet e tyre komunikojnė me njėri-tjetrin dhe ashtu sė bashku qėllon qė lehtėsojnė njėra-tjetrėn. Kam besuar se ju do tė mė kuptoni drejt, i dashur Vacslav Havel dhe nuk do tė mungoni t’i kushtoni vėmendjen dhe fjalėn tuaj tė ndershme e tė veēantė ēėshtjes shqiptare. Populli shqiptar, qė di si rrallėkush tė jetė mirėnjohės, nuk do t’jua harrojė kurrė kėtė gjė.

I juaji
Ismail Kadare

Paris, 14 shtator 1991